LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kuvend/ Eduard Ndocaj kryen betimin e deputetit

29 Tetor 2015, 11:12, Aktualitet CNA

Eduart Ndocaj u betua të enjten në Kuvend si deputeti më i ri i parlamentit shqiptar. Ai zëvendësoi në këtë detyrë deputetin e qarkut të Lezhës, Arben Ndoka, që dorëzoi mandatin e parlamentarit dy muaj më parë.
Në fillim të kësaj procedure, në emër të Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve, deputeti Ulsi Manja paraqiti raportin përkatës, sipas të cilit mandati i dhënë nga KQZ për deputetin Ndocaj është plotësisht i ligjshëm dhe në përputhje me dispozitat e Kodit Zgjedhor. Më pas, deputeti Ndocaj u ftua të bëjë betimin sipas rregullores parlamentare.
Para nisjes së seancës së Kuvendit u mblodh Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve për verifikimin e mandatit të deputetit Ndocaj, duke i hapur rrugën hyrjes së tij në parlamentin.

Rendi i ditës i Kuvendit

Seanca e sotme e Kuvendit, e cila nisi me gati dy orë vonesë për shkak të një difekti në sistemin e fonisë së sallës së Kuvendit , parashikon diskutimin e një ndryshimi në marrëveshjen e koncesionit për financimin, ngritjen dhe operimin e shërbimit të skanimit të kontejnerëve e automjeteve të tjera në Republikën e Shqipërisë.
Rendi i ditës parashikon gjithashtu dhe ratifikimin e marrëveshjes së konsulencës, ndërmjet qeverisë shqiptare dhe Korporatës Financiare Ndërkombëtare.

Lajmet e fundit nga