LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kosovë-Itali, bashkëpunim në fushën e kulturës

29 Tetor 2015, 15:47, Aktualitet CNA

Ministri i Kulturës, Kujtim Shala ka pritur sot në një takim një delegacion të Ambasadës së Italisë, të kryesuar nga zëvendësambasadori, Salvatore Marinó.

Në takim u bisedua për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin në fushën e kulturës mes Kosovës e Italisë, konkretisht në mundësinë e zhvillimit të projekteve kulturore.

Shala e njoftoi diplomatin italian se Qeveria e Kosovës i ka dhënë mbështetjen ministrisë që të lidhë marrëveshje kulturore dhe fuqizojë ato me vendet e ndryshme. Lidhjet e ngushta kulturore mes dy popujve, u shpreh ministri, bëjnë që ky bashkëpunim të thellohet edhe më shumë, duke u bërë shkëmbimi artistik ndërinstitucional nga të dy anët.

Zëvendësi i ambasadës italiane, Marinó, e falënderoi ministrin Shala për pritjen dhe shprehu kënaqësinë për marrëdhëniet kulturore, ndërsa u shpreh se ka hapësirë që këto marrëdhënie të zhvillohen edhe më tej.

Delegacioni italian i prezantoi ministrit projektin për shkëmbimin e të rinjve muzikantë, italianë e shqiptarë, projekt i cili do të zgjerohet edhe me të rinj nga hapësirat e tjera të rajonit dhe që do të rezultojë me një ngjarje të madhe kulturore, e cila do të organizohet në Prizren, në qershor të vitit të ardhshëm, ku do të marrin pjesë muzikantë të rinj nga Italia dhe nga të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit.

Ministri shprehu gatishmërinë e tij dhe të Ministrisë që konkretisht të përkrahë këtë projekt.

Lajmet e fundit nga