LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Partia Demokratike kërkesë në kuvend për mbarimin e mandatit të Leskajt

27 Tetor 2015, 16:33, Aktualitet CNA

Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend kërkesën për mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, për të konstatuar mbarimin e mandatit të deputetes Valentina Leskaj.

Kjo kërkesë vjen pas koncesionit që përfitoi nga Edi Rama djali i nënkryetares së Parlamentit, me marrjen për 25 vjet të hekurudhës Ballsh-Fier-Vlorë, çka sjell papajtueshmërinë e mandatit të zonjës Leskaj.

Partia Demokratike thotë se ?ligji ndalon deputetët dhe familjarët e tyre, ku përfshihen fëmijët në moshë madhore, që të lidhin kontratë ose nënkontratë me institucionet publike?.

Lajmet e fundit nga