LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Farsa e analizës së zgjedhjeve në PD-në e Korçës/ Sharlatanizmi nuk njeh kufij

26 Tetor 2015, 10:20, Aktualitet CNA

*Elvi FUNDO

PD doli e dërmuar nga zgjedhjet e 21 Qershorit, me një rezultat të frikshëm politik. Një minimum historik që PD nuk e kishte parë as në vitin 1997. Kreu demokrat Lulzim Basha, paralajmëroi analizë të thellë, dhe përgjegjësi konkrete por jo ?prerje kokash?.

Në fakt më shumë se analizë ajo që po ndodh në degët e PD-së është vlerësim dhe mbështetje për krerët e degëve, të cilët janë përgjegjësit kryesorë për humbjen dhe më pas kryesia dhe strukturat në bazë. Analiza cdo ditë dhe më shumë po bëhët qesharake. Humbës që marin trofe, fajin e ka baza, kryetarë që ruajnë karrigen, thua se PD fitoi në zgjedhje. Në fakt Basha e ka shumë të vështirë ti heqë shumicën e tyre për shkak të pazareve dhe mbështetjes që mori në garën e tij përballë deputetit të ndjerë Sokol Olldashi. Shembulli më kokfortë është Korça.

Sharlatanizmi nuk njeh kufij

Dega e PD-së në Korçë, zhvilloi analizën ditën e shtunë. Në fakt më shumë se një e tillë ishte një farsë, ku një kryesi e dalë nga zgjedhje të manipuluara mbante ison e kryetarit pasi ju rrezikohej karriera në parti, tek-tuk dikush fliste, por dikush tjetër shijonte në heshje situatën.

Me Arben Ristanin në krye, të shoqëruar në Ennoja me 2 N dhe Genc Ruli e Gjergji Papa filloi analiza. Një palo analizë ku nuk u tha asnjë shifër dhe nuk u fol për asnjë qendër votimi. Disa shifra që Ristani i mbante përballë, por nga ato shifra që as vetë ai si kupton. Cicëroi lexuesi, fajin e kishte qeveria. PD, dega asnjë përgjegjësi. Ruli disa kritika, Gjergji Papa goditi me pambuk dhe dashuri si gjithmonë kreun e degës Andrea Mano dhe në fund i vuri vulën Arben Ristani.

Dega ishte shumë mire, dashuria për partinë ishte në nivelin më të lartë, kryesia ishte njësh me kryetarin, bravo dhe suksese të reja. Ky ishte konkluzioni i Arben Ristanit i cili në fakt ndryshe shkoi dhe ndryshe iku nga analiza. Pasi nuk e mbylli tek dega e PD por në një natë të gjatë krah për krah me kryetarin e PD-së në Dardhë. Rakia derdhet lumë partia ka fituar. Kështu fitofshim gjithmonë, thoshin ahengxhinjtë.

Në fakt më shumë sesa një mbledhje dhe analizë ishte sharlatanizëm pa kufi e gjithë ajo që u zhvillua në degën e PD-së në Korçë. Për më tepër po sjellim disa fakte.

Farsa e analizës së zgjedhjeve në PD-në e Korçës

Arben Ristani i mbajti shifrat përpara syve por bëri sikur nuk dëgjoi, nuk kishte as sy të shikonte. Së pari në Bashkiinë e Korçës shumic e qendrave të votimit kanë rezultat më të ulët se në vitin 2013. Janë disa qendra që ka më pak vota se dhe në vitin 1997, ka qendra votimi ku PD-ja ka 7 vota, ndërkohë ka pas 5 komisionerë dhe vëzhgues. PD-ja në zgjedhje funksioni pak ose shumë pak. Analiza e rezultatit tregon gjithçcka. Një organizim për të çorganizuar në mënyrë perfekte gjithçka.

Ka mbi 30 seksione që nuk funksionojnë fare, për më tepër nuk kishte as komisionrë, të cilët u cuan nga zona të tjera. Por në fakt këto seksione rezultojnë të kenë votuar në zgjedhjet për kreun e degës. Kryesia që doli nga ai kuvend u numërua nga miu i qilareve të PD-së, Florian Xhuti, dhe në rast se do rikontrrolloheshin menjëherë votat do ishte tjetër kryesi, jo kjo formalja e sotme që nuk flet kur kanë rënë sirenat e alarmit. Rezultati është më i ulët se në vitin 2013 në total votash politike apo si kandidatë, në çdo mënyrë që ti referohesh. Dhe këto janë fakte, jo dashuria për një natë në Dardhë që të nxin sytë dhe të le pa anlizë.

Një fakt tjetër është se PD-ja e Koçës bëri vetëm 6 javë fushatë. Dhe një nga shkaqet pse ishte situata e tillë, erdhi edhe nga fakti që kreu i degës Andrea (Aldo) Mano, (se ka dy emra, një për Greqi një për Shqipëri) kërkonte të rikandidonte. Atij i ishte refuzuar kandidimi nga Basha muaj më parë por ai vazhdonte lobonte dhe luftonte. Luftoi dhe kur nuk doli kandidat u zhgrye më Niko Peleshin në Piaca, aty ku dhe firmosi humbjen e prof. Gjergji Meros.

Në më shumë se një vit në krye të degës, Andrea Mano, ortak në biznese me Niko Peleshin dhe kryebashkiakun socialist Sotiraq Filo, nuk i ka bërë asnjë oponencë bashkisë Korçë. Heshtje dhe vetëm heshtje kur në atë qytet investohen miliona dollarë, ndërtohen kulla pa vlerë dhe ka abuzime me investimet.

Asnjë fjalë, asnjë fjalë e vetme thua se opozita nuk ekziston. Selia qëndron e mbyllyr, nuk ka asnjë aksion dhe veprim, asnjë denoncim thjesht ndonjë konferencë për të kaluar rradhën. Edhe këto janë një fakt tjetër që tregojnë arsyet e vërteta të humbjes, që Ennoja më apo pa 2 N dhe Beni, jo ai që ecën vetë pork y që shkoi në Dardhë,  i di mire. I pari është përgjegjësi kryesor për zgjedhjet në atë degë dhe dështimin e atyre strukturave. Ortak më të tashmë u bë edhe Beni që ka frikë të lexojë rezultate dhe të shohë të vërtetën në sy, ai thjesht po vazhdon me sharlatanizëm të zhvillojë disa analiza që janë thjesht një farsë.

Farsë e cila në zgjedhjet e vitit 2017 mund ti sjellë një tjetër gropë PD-së dhe opozitës, që në atë rast përgjegjësia shkon direkt tek ata që nuk bëjnë analizën e vërtetë dhe mbrojnë disa dështakë dhe humbës klasikë. Gjithçka mund të ndodhë në rast se  Lulzim Basha nuk ulet dhe të shohë të vërtetën në sy e jo ti flasin nga sarajet e Dardhës më gënjeshtra e mashtrime, qoftë dhe Beni që në këtë rast vështirë se ka ecur vetë./*citynews

Lajmet e fundit nga