Connect with Us

Detaje nga hetimet, ja ku janë shpenzuar 650 milionë lekë që Kastriot Ismailaj i mori ČEZ

Aktualitet

Detaje nga hetimet, ja ku janë shpenzuar 650 milionë lekë që Kastriot Ismailaj i mori ČEZ

Publikuar

-

650 milion lekë të reja është shuma totale që Kastriot Ismailaj ka përfituar nga kompania çeke CEZ Shpërndarje, në formë pagesash për punën që kompania e tij DIA ka kryer për llogaritë e çekëve.

Në këtë konkluzion kanë dalë ekspertët kontabël, pas verifikimit dhe studimit të materialeve e shkresave që disponon prokuroria në lidhje me hyrje daljet e kompanisë DIA, tashmë llogarit e së cilës janë sekuestruar.

Sipas ekspertëve, në zbatim të dy kontratave mes DIA-së dhe CEZ-it, kjo e fundit brenda pak muajve i ka kaluar në llogarinë bankare Ismailajt rreth 650 milion lekë të reja, raporton ABC News.

Po ku kanë shkuar këto para, që prokuroria nuk i ka gjetur në llogaritë bankare të cilat janë të bllokuara!?

Në raport, ekspertët thonë se rreth 110 milion lekë të reja Ismailaj i ka tërhequr në “cash” nga bankat e ndryshme dhe një pjesë nga kjo shumë është përdorur për udhëtime dhe pushime në resorte të ndryshme.

Rreth 750 mijë euro nga parat e CEZ-it, ekspertët thonë se Ismailaj në fillim të vitit 2013 ka paguar studion ligjore gjermane që përfaqëson atë në arbitrazh.

Për të vënë në lëvizje këtë të fundit, Ismailaj ka paguar rreth 300 mijë euro si pagesë për nisjen e procedurave të procesit gjyqësor në Gjykatën e Arbitrazhit.

Në raport thuhet se rreth 335 milion lekë nga paratë e CEZ-it janë tërhequr nga bashkëortaku i tij tek kompania DIA, shtetasi Arjan Laçi.

Një shumë prej rreth 300 milion lekësh, kompania DIA ka paguar në llogarit të kompanisë nga Durrësi me emrin “Nereida” në formë detyrimesh për punët që kompania durrsake kishte kryer.

LEXO EDHE:  Skandali i CEZ/ Avokatët kërkojnë pushimin e çështjes

Gjithashtu, sipas raportit, kompania me ku ishte bashkëpronar Agron Çela, ka përfituar rreth 165 milion lekë.

Kompania DIA kishte bërë blerjen e disa motorëve në kompaninë e Çelës, që në kohën e pagesave nuk ishte deputet.

Më pas, një shumë prej 65 milion lekësh, ekspertët thonë se nga DIA e kanë përfituar kompania e vëllezërve Petrit e Vilson Ahmeti, ky i fundit ish-kryeministër i Shqipërisë në vitin 1991-‘92.

Këto pagesa janë arsyetuara si detyrime që kompania DIA i kishte kompanisë së vëllezërve Ahmetaj, të cilët kishin përgatitur material e projekte për kompaninë DIA.

Ndërkohë, një kompani e vogël në kryeqytet, sipas ekspertëve ka përfituar një shumë prej 60 milion lekësh, shumë për të cilën nuk ka ndonjë arsyetim apo argumentim nga kompania DIA. Ekspertët thonë se Ismailaj, pavarësisht prishjes së kontratës me kompaninë CEZ-shpërndarja ka vazhduar të paguaj detyrimet tatimore dhe taksat ndaj shtetit deri në dhjetor të 2012.

Gjithashtu, ekspertët kanë konstatuar e nga 2010 deri në 2012 Ismailaj ka paguar detyrime në shtet për rreth 120 punëtor, që realisht në asnjë rast nuk i ka pasur deri në këtë shifër.

Këto pagesa, sipas ekspertëve, Ismailaj i ka bërë për të rritur faturat e pagesave dhe harxhimeve në Arbitrazh, ku ka dorëzuar padinë në fund të muajt janar të 2013 kundër CEZ- shpërndarjes.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Video-Papagallët e Lulit/ I njëjti tekst në çdo deklaratë

Publikuar

-

Nga

Lulzim Basha po mundohet me çdo formë dhe mënyrë për të justifikuar humbjen e radhës që mori në 25 prill dhe dënimin e PD me katër vite të tjera në opozitë. Pas disfatës në zgjedhje, zërat për largimin e tij u shtuan nga dita në ditë, ku përveç ish përfaqësuesve të PD edhe qytetarët e thjeshtë demokratë po kërkojnë riformatim të partisë.

Frika e Bashës është e madhe, dhe për të mbuluart dështimin, ka nxjerrë papagallët e tij, të cilët në çdo dalje për media përsërisin të njëjtën deklaratë. Gazment Bardhi, Belind Këlliçi, Enkelejd Alibeaj apo Jorida Tabaku të cilët arritën të merrnin mandatin e deputetit dhe me “madhështë” përsërisin se vjedhjet janë të vjedhura nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi dhe se PD po nxjerr çdo ditë fakte të reja.

LEXO EDHE:  Çekia mund të bllokojë statusin

LEXO EDHE:  Berisha: Rama dhe Gjiknuri duhet të dënohen me 35 vjet burg/ Balla, në konflikt interesi

Çdo ditë Partia Demokratike po bën publik gjithnjë e më shumë fakte, prova dhe të dhëna rreth vjedhjes më të madhe të zgjedhjeve në histori kryer nga regjimji Doshi-Rama-Rakipi”, thuhet në deklaratën e përsëritur të tyre.

Por mesa duket papagallët e Lulit ende nuk e kanë kuptuar se PD i ka shanset shumë të vogla, për të mos thënë zero që të vijë në pushtet nën drejtimin e Bashës.

Ky është një fakt, pasi ky i fundit në çdo proces zgjedhor ka dështuar dhe madje thellë, duke lënë pa asnjë përfaqësim demokratët dhe njerëzit që vërtet e duan partinë dhe kanë dhënë shumë për të pa asnjë lloj interesi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Si do të organizohet falja e Fiter Bajramit?/ KMSH thirrje besimtarëve: Respektoni rigorozisht masat anti-Covid

Publikuar

-

Nga

Besimtarët myslimanë mbyllin këtë të mërkurë muajin e Shenjtë të Ramazanit që kulmon me faljen e Fiter Bajramit mëngjesin e të enjtes.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka dhënë edhe udhëzimet për faljen e Bajramit i cili do të falet në orën 06:10 në Sheshin “Skënderbej”, Tiranë.

Në njoftimin e KMSH thuhet si më poshtë:

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se Fitër Bajrami do të falet ditën e enjte në orën 06:10 në Sheshin “Skënderbej”, Tiranë.

Programi fillon në orën 05:40 dhe mbaron në orën 06:20.

LEXO EDHE:  Basha: Hetim ndërkombëtar dhe rrëzim të alibisë Rama-Meta

LEXO EDHE:  Skandali i CEZ/ Avokatët kërkojnë pushimin e çështjes

PROGRAMI I FITËR BAJRAMIT

Data: 13.05.2021

Dita: E enjte

Ora: 05:40-06:20

Vendi: Sheshi “Skënderbej”, Tiranë

Fillimi: 05:40, Moderatori Ejup Lila

Lexim Kur’ani: 05:45, Imami i Xhamisë së Et’hem Beut, Elton Karaj

Fjala përshëndetëse: 05:55, Kryetari i KMSh-së, H. Bujar Spahiu

Ligjëratë: 06:00, Nënkryetari i KMSh-së, Taulant Bica

Falja e Namazit: 06:10, Kryetari i KMSh-së prin në namaz

Hytbeja: 06:15 Myftiu i Tiranës, Lauren Luli

– Jeni të lutur të respektoni rigorozisht të gjitha masat anti COVID-19 sipas protokolleve në fuqi!

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gramoz Ruçi dhe Armando Subashi, grup armiqësor me rojen e shkollës

Publikuar

-

Nga

Gramoz Ruçi dhe Armando Subashi grup armiqësor me rojen e shkollës

Partia Demokratike ka depozituar një kallëzim penal ndaj kryebashkiakut të Fierit Armando Subashi, Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi  dhe shtetasit Pëllumb Nanaj.

Ky i fundit rezulton të jetë roje shkolle në Fier, por demokratët duket se e kanë futur në ‘listën e zezë’, pas humbjes së tyre.

Në shkresën që mban datën 31 mars, PD e akuzon këtë të fundit se ka bashkëpunuar me Subashin e Ruçin për të zhvilluar takimet elektorale në aborrin e shkollës.

Madje demokratët akuzojnë se ky i fundit është punësuar nga socialistët me qëllim për ti marrë votën me 25 prill.

Ndoshta Nanaj mund të jetë vërtetë një mbështetës i socialistëve, por të paktën demokratët t’i gjenin një bashkëpunëtorë më serioz Gramozit, jo rojen e shkollës, pasi mirë që humbin por nuk dijnë as të justifikohen duke rënë në nivel qesharak.

Më poshtë gjeni dhe denoncimimin e çuar në KAZ që CNA.al e ka siguruar nga juristët e PD./CNA.al


LEXO TE PLOTE