Connect with Us

“Shqipëria është larg hapjes së negociatave me BE-në”

Aktualitet

“Shqipëria është larg hapjes së negociatave me BE-në”

Publikuar

-

Gunther Krichbaum, kryetar i komisionit të çështjeve europiane në Bundestag e shikon të pamundur hapjen e negociatave për anëtarësim në BE për vendin tonë. Në një intervistë për Abc News, ai thotë se qeverisë shqiptare i kërkohet të bëjë progres në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe në reformimin e sistemit të drejtësië. Gjithashtu ai përmend edhe dekriminalizimin e Parlamentit si kusht. Lexoni më poshtë intervistën dhënë Erisa Zykës.

Pyetje: Sa e vështirë ëhstë të bindni kolegët tuaj në Bundestag për hapjen e negociatave të Shqipërisë, kur thuhet se në Parlamentin shqiptar ka 19 raste deputetësh me të dhëna kriminale ?

Ne jemi në favor të  zgjerimit, sepse kjo ofron më shumë stabilitet në rajon. Së shpejti, do të shqyrtojmë hapjen e kapitujve 35 së bashku me 32 në kuadrin e negociatave të anëtarësimit me Serbinë dhe jam optimist që kjo do të realizohet në fund të vitit. Pika tjetër e axhendës është Shqipëria. Shqipëria është një vend kandidat, por vendi duhet të realizojë reformat, pasi hapja e negociatave nuk është automatike. Qeverisë i kërkohet  të bëjë progres të dukshëm në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe reformimin e sistemit të drejtësisë. Ne duam të shohim një sistem drejtësie të pavarur, krijimin e strukturave të besueshme  dhe forcimin e shtetit ligjor. Në të gjitha këto, ne jemi shumë larg hapjes së negociatave. Qeveria shqiptare duhet të tregohet ambicioze në realizimin e reformave, që ne të konsiderojmë hapin e ardhshëm të integrimit. Ajo që përmendët në pyetjen tuaj përbën një pikë shumë të ndjeshme për ne. Në duam të shohim dekriminalizimin e Parlamentit të Shqipërisë. Prezenca e deputetëve me të dhëna kriminale në Kuvend është e papranueshme. Këto raste duhet të trajtohen nga drejtësia. Pëndryshe hapja e negociatave nuk mund dhe nuk do të ndodhë.

Deputetë të Parlamenti Europian janë shprehur se lajmet që vijnë shpeshherë nga Shqipëria janë shokuese dhe se situata në Shqipëri ngjan me filmat me kauboj:  Një deputet shqiptar që shtin mbi qytetarët, një tjetër që ka qenë i burgosur për drogë dhe i akuzuar për vrasje, një tjetër që godet deputetët e opozitës në Kuvend, për mos t’u ndalur te akuzat e korrupsionit. Si janë parë këto ngjarje në gjirin e Bundestagut ?

Sigurisht që duket shumë e çuditshme. Kjo është e qartë. Por nga ana tjetër, është e rëndësishme të zhvillohen hetime neutrale, objektive dhe të besueshme. Në rastet kur autoritetet nuk janë në gjendje që të kryejnë hetime të tilla, atëherë  lind nevoja për hetime ndërkombëtare. Ne duhet të dijmë ekzaktësisht se ç’ka ndodhur për çështje të ndryshme dhe c’është  më e rëndësishmja që fajtorët të çohen para drejtësisë.

Në një intervistë të mëparëshme për DW, ju keni shprehur qëndrimin tuaj edhe përsa i përket raportit të OSBE/ODHIR? A ishte shqetësues për ju ?

Të gjitha rrethanat në raport justifikojnë një hetim ndërkombëtar. Edhe vetë autoritetet shtetërore duhet të trajtojnë çështje të tilla. Por nëse ato nuk kanë vullnet apo forcën për t’a kryer këtë, atëherë i bëhet apel hetimit ndërkombëtar, pasi ne duhet të kemi besim te rezultatet e hetimit.

Ju përmendët hetim ndërkombëtar edhe në rastin e dekriminalizimit dhe të zgjedhjeve në Shqipëri ? E keni fjalën për një mbështetje ndërkombëtare për të hedhur dritë mbi ngjarjet apo flisni vërtet për hetim ?

Kam dyshimet e mia për rezultatet që paraqiten aktualisht nga qeveria. Nëse tregohem i drejtpërdrejtë, ato kanë ngjyrime jo bindëse. Ne  nuk duam të shohim një mjegullnajë, por një tablo të qartë të rrethanave . Madje, besoj, që edhe qytetarët e Shqipërisë duhet të jenë të interesuar për të pasur një rezultat të besueshëm dhe si rrjedhim ndoshta është në interesin e vetë qeverisë për të kërkuar hetime ndërkombëtare nga institucione apo organizata ndërkombëtare që merren me verfikimin dhe vëzhgimin e proçesit.

LEXO EDHE:  Negociatat me BE/ Zbulohet arsyeja pse Holanda dhe Franca dhanë “JO-në”

Për të marrë vendimin tuaj në Bundestag për hapjen e negociatave të anëtraësimit, ju bazoheni në raportin e Komisionit Europian. A është ky raport që përcakton vendimin tuaj, pasi shpeshherë krijohet përshtypja që shtete anëtare janë shumë më të ashpra sesa Komisioni Europian në qëndrimin e tyre ?

Ne mbledhim informacionet tona, gjatë vizitave në Shqipëri, përmes kontakteve me institucionet apo organizatat joqeveritare. Raporti i Komisionit Europian është një prej raporteve të shumta mbi të cilat ne bazohemi. Ne marrim në konsideratë raportin e Bankës Botërore për klimën e biznesit në Shqipëri apo Transparency International për luftën kundër korrupsionit si dhe  raportet tona. Pra, duke u bazuar në të gjitha këto, ne krijojmë një tablo të plotë për vendin, në bazë të të cilës vendosim nëse duhen hapur ose jo negociatat. Pra, raporti i Komisionit Europian nuk është i vetmi, ndonëse i rëndësishëm por sërish jo i vetmi raport i rëndësishëm. Janë parlamentet e  shteteve anëtare që vendosin, nëse duhet dhënë drita jeshile apo jo për hapjen e negociatave,. Qeveria gjermane duhet të kërkojë aprovimin e Bundestagut për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Unë aktualisht nuk mund t’i rekomandoj kolegëve të mi në komisionin e çështjeve europiane, që jep edhe orientimin e qëndrimit të Bundestagut dhe as kolegëve të mi të tjerë në Bundestag hapjen e negociatave me Shqipërinë për arsyet që përmenda. Dhe pa aprovimin e komisionit tonë nuk mund të ketë hapje negociatash. Qeveria gjermane është e detyruar të kërkojë aprovimin e Bundestagut gjerman për hapjen e negociatave.

Ka patur një komunikim nga autoritetet shqiptare që Gjermania ofron mundësi për punëtorët e kualifikuar shqiptarë në Gjermani? Kryeministri shqiptar para pak javësh deklaroi se ka një ofertë për 200 shqiptarë të kualifikuar që të punojnë në Gjermani. A  do të thotë kjo që ne mund të shkojmë drejt një përcaktimi të kuotave për qytetarët e kualifikuar shqiptarë, apo është një ofertë e vlefshme vetëm për një herë ?

Së pari, azikërkuesit shqiptarë nuk kanë asnjë lloj perspektive që të pranohen në Gjermani. Ata refuzohen në 99,9 % të rasteve. Kjo pasi ne na duhet të krijojmë kapacitetet nevojshme për personat që vijnë nga luftrat dhe konfliktet dhe kanë të drejtë për mbrojtje ndërkombëtare siç është rasti i refugjatëve në Siri. Bombat ruse po prekin dhe civilët në Siri. Lidhur me kuotat, duhet të bëjmë të qartë, që nëse ka vende pune të lira në Gjermani për qytetarë jogjermanë, këto vende i rezervohen qytetarëve të kualifikuar të shteteve anëtare. Shqipëria nuk është shtet anëtar. Do të duhen vite derisa Shqipëria të bëhet anëtare. Gjatë kësaj kohe është shumë e rëndësishme përgatitja e Shqipërisë për anëtraësimin, pasi kur bëhesh anëtar ka një konkurrence shumë të madhe brenda. Shqipëria dughet të forcojë stukturat shtetëore dhe të krijojë klimën e nevojshme të biznesit dhe sigurinë ligjore  për të thithur investime e huaja. Mua më dukset, se ajo që i shërben interesit të Shqipërisë nuk është që të dërgojë punëtorët e saj të kualifikuar në Gjermani, por të mos lejojë rrjedhjen e trurit, duke tërhequr bizneset e huaja të vijnë në Shqipëri për të krijuar vende të reja pune.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Lufta me pandeminë/ Norvegjia i dhuron Kosovës 180 mijë vaksina AstraZeneca

Publikuar

-

Nga

Lufta me pandeminë/ Norvegjia i dhuron Kosovës 180 mijë vaksina AstraZeneca

Norvegjia i ka dhuruar 180 mijë doza të vaksinës AstraZeneca Kosovës, si rezultat i bashkëpunimit me institucionet e Bashkimit Evropian.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë nëpërmjet një komunikate të publikuar në llogarinë e tyre në ‘Facebook’. Ata kanë falënderuar edhe ndërmjetësuesin special të BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, për bashkëpunimin.

LEXO EDHE:  Ish-ministri i Ramës tregon përse do të ishte lajm i keq hapja e negociatave

LEXO EDHE:  Qeveria gjermane AfD-së vlerëson Shqipërinë/ Rol pozitiv në rajon

“Kosova mund të mbështetet në Ekipën e Evropës. Norvegjia dhuron më shumë se 180 mijë doza të vaksinës AstraZeneca ndaj Kosovës. Bashkëpunim i mirë me Miroslav Lajçak dhe institucioneve të BE’së”, thuhet në postim./rel

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vendimi negativ për negociatat/ Vjen reagimi nga Komisioneri për Zgjerim

Publikuar

-

Nga

Vendimi negativ për negociatat/ Vjen reagimi nga komisioneri për Zgjerim

Komisioneri për zgjerimi, Oliver Varhelyi ka dalë me një reagim në rrjetet sociale, pasi ministrat e jashtëm të vendeve të BE nuk vendosën një datë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Me një postim në Tëitter, Varhelyi thotë se të dy vendet, si Shqipëria edhe Maqedonia  e Veriut, kanë bërë përparim të dukshëm.

Ai thekson se do të punohet për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, për të dy vendet, brenda vitit 2021.

LEXO EDHE:  Ish-ministri i Ramës tregon përse do të ishte lajm i keq hapja e negociatave

LEXO EDHE:  Merkel: Asnjë trajtim special për Britaninë e Madhe

“Kur bëhet fjalë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, është bërë shumë gjatë muajve të kaluar, ku është arritur një përparim i dukshëm. Ne do të vazhdojmë të punojmë që në vitin 2021 të mbajmë Konferencën e parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si një çështje me përparësi”, shkruan Varhelyi.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Vera nuk do jetë e qetë”/ Fuga: Nën dhe luhen tensione dhe negociata të mëdha

Publikuar

-

Nga

Bangladeshi kërkonte puntorë shqiptarë/ Fuga ironizin Ramën: Njerëz babaxhanë thoshin për ne, s’duan të drejta!

Akademiku Artan Fuga ka bërë një parlajmërim të fortë, teksa ka komentuar situatën politike në vendin tonë.

Fuga tha se vera nuk do të jetë e qetë, pasi pretendon se do të kemi shumë “ankthe” derisa opozita të vedosë së çfarë do të bëjë me mandatet e deputetëve.

“Është e pamundur ta parashikosh, e pamundur ta parashikosh për arsye sepse ka disa gjëra që janë në proces. Është organizimi i Kongresit të PD a Kuvendi Kombëtar, është në proces si të thuash shqyrtimi nga Gjykata Kushtetuese lidhur me votimin për shkarkim të Presidentit të Republikës nga Kuvendi, janë në proces tensionet për procedurat lidhur me të, hapja ose jo e bisedimeve për çeljet e negociatave për integrimin e Shqipërisë.

Një sërë çështjesh të tjera që më duket se në ndryshim nga vitet e tjera, kjo verë besoj se nuk do jetë aq e qetë, aq më shumë kemi dhe ankthe në thonjëza, sociale, kolektive, politike lidhur me atë nëse opozita, pra PD dhe aleatët e saj do të marrin këtë apo atë vendim lidhur me pjesëmarrjen apo jo të tyre në kuvendin e ardhshëm që hapet në shtator, dhe po kështu mund të numërohet si formimi i qeverisë së ardhshme, ministrave, riorganizimi, marrëdhëniet brenda forcës drejtuese qeveritare, jemi në një proces shumë të rëndësishëm sa i përket vendimmarrjes në GJK për zgjedhjet e pushtetit lokal të kërkuara për tu shqyrtuar nga shoqata e Bashkive, tensionet brenda kësaj Shoqate, suspense të tjera, si ato që kanë të bëjnë me faktin që nëse presidenti i republikës do të vazhdojë të kryejë funksionet e tjera, cili është raporti i tij me mandatin, Kushtetuta që i cakton atij, paracakton për t’ia dhënë zotit Rama si kryetar i kësaj force”, u shpreh ai në News 24.

LEXO EDHE:  Rizgjedhja e Bashës në krye të PD/ Hoxha: Ishte një rezultat i ditur, do intensifikojmë aksionet me të rinjtë

LEXO EDHE:  Ish-ministri i Ramës tregon përse do të ishte lajm i keq hapja e negociatave

Sipas tij, nën dhe luhen tensione të mëdha, negociata të mëdha, luhen aleanca dhe konflikte të mëdha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE