Connect with Us

Franceska e “Big Brother” dënohet me burg

Showbizz

Franceska e “Big Brother” dënohet me burg

Publikuar

-

Ish-lojtarja e “Big Brother” është deklaruar fajtore nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor, duke u dënuar me një muaj burg, për veprën penale “shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, të parashikuar nga neni 290/1 i Kodit Penal.

“Panorama Plus” shkruan sot se gjyqtari i çështjes, Artan Gjermeni, mori në shqyrtim gjatë seancës së datës 21 tetor gjykimin e shqyrtuar ndaj të pandehurës Françeska Jaçe. Nga shqyrtimi i çështjes rezultoi e provuar se më datë 18.04.2015, në vendin e quajtur rruga “Fushë Prezë”,

Françeska Jaçe duke drejtuar automjetin e saj të markës “Volkswagen”, me targë AA838 LC, sipas drejtimit Fushë Krujë–Vorë, ka tentuar të bëjë kthim majtas për të hyrë te karburant “Agipi”.
Nga kjo lëvizje e gabuar është përplasur me automjetin fuoristradë të markës “Range Rover” me targa AA 656 Gl, që drejtohej nga shtetasi A.K.
Si pasojë e kësaj, automjeti me targa AA 656Gl është përplasur me automjetin tip veturë të markës “Audi A4” me targa MHO 2411, që drejtohej nga shtetasi I.LL, i cili ka qenë në korsinë e tij të djathtë sipas drejtimit Fushë- Krujë- Vorë dhe pas mjetit AA838LC, që drejtohej nga Françeska Jaçe.
Nga ky aksident automobilistik kishte ardhur dhe plagosja e katër shtetasve, të cilët u dërguan menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.
Nga akti i ekspertimit autoteknik, datë 18 prill, 2015, i Sektorit të Policisë Shkencore, shkaku kryesor i ndodhjes së aksidentit ishte shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor nga ana e Françeskës.
Në këto rrethana, e ndodhur përpara këtyre parashtrimeve, përcaktimit të faktit dhe provave në gjykim, Gjykata ka çmuar se veprimet e të pandehurës, Françeska Jaçe, plotësojnë të gjitha elementet që kërkon legjislacioni penal shqiptar për t’i cilësuar këto veprime si elemente të figurës së veprës penale “shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Në zbatim të nenit 406 të Kodit Penal, të pandehurës 21-vjeçare i ulet 1/ 3 e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 20 ditë burgim, si dhe më pas pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim dhe zëvendësimin e tij me detyrimin që Jaçe të përmbushë një punë me interes publik.
Gjatë periudhës që Françeska ka qenë në gjykim, ajo është shfaqur në ekran si moderatore e spektaklit të bukurisë “Miss Universe Albania” në Tiranë.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbizz

“Bomba” amerikane lë pa fjalë 229 milionë ndjekësit e saj/ Fotot më “hot” të Kim Kardashian

Publikuar

-

Nga

Ajo është një nga femrat më seksi në botë. Bëhet fjalë për bombën amerikane, Kim Kardashian.

Kim ka çmendur të gjithë ndjekësit e saj teksa ka pozuar me bikini minimaliste.

41 vjeçarja ka treguar linjat e saj bombastike duke mahnitur me fizikun e saj 229 milionë ndjekësit e saj.

Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme me fotot më “hot” të “bombës” amerikane./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

“Si dy pika ujë”/ Sindi prezanton motrën e saj

Publikuar

-

Nga

Sindi Loci është një nga ish konkurrentet e Përputhen, e cila ka tërhequr shumë vëmendjen kur ishte pjesë e emisionit.

Ajo është përfshirë në shumë debate me konkurrentë të tjerë dhe në fund vendosi të dilte vetëm nga emisioni .

Pas daljes, Sindi është shumë aktive në rrjetet sociale ku publikon shpesh momente nga përditshëmria e saj.

Por së fundi ka vendosur të prezantojë me ndjekëist një person shumë të rëndësishëm për të, motrën e saj Flavia Loci.

LEXO EDHE:  “Mos qaj, jeni heronj”/ Gjykata lë në burg 5 rojet bregdetare, familjarët në lot e britma

LEXO EDHE:  EMRI - I burgosuri në Fushë-Krujë kërcënon se do të kryejë akte terroriste

Gjëja e parë që vihet re është ngjashmëria e madhe me Sindin, madje shumë prej ndjekësve e kanë ngatërruar me të.

“Për të gjithë ju që menduat se isha unë. E di, ngjajmë shumë po ajo është një ndër yjet e mi të bukur, Flavia Loci”, shkruan Sindi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Pas pritjes së “çmendur” në Shkodër/ Pogradecarët dynden për të takuar ish konkurrentët e Përputhen

Publikuar

-

Nga

Pas pritjes në Shkodër, destinacioni i radhës së Përputhen është Pogradeci.  Ish konkurrentët e Përputhen kanë ndaluar në Pogradec ku janë pritur nga dhjetëra njerëz.

Pranë fugonit ku ndodhen ish konkurrentët shihen shumë njerëz të cilët kërkojnë të takojnë dhe të fotografohen me ta.

Disa nga ish konkurrentët që i janë bashkuar tureve të realizuar deri më tani janë, Mevlan Shaba, Rinian Leka, Atdhe Xharavina, Jasmin Kadriu, Sara Malaj, Antonela Berisha.

LEXO EDHE:  Mat/ “Arrest me burg” për 5 personat e ndaluar me tritol

LEXO EDHE:  Zihen keq vajzat në Big Brother/Më ke frikë, përballemi kur të duash

Grupit i janë bashkangjitur dhe moderatorja Bora Zemanit, autorja e programit Olsa Muhameti dhe opinionisti Arjan Konomi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE