LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Korçë / Rreh vjehrrën: Fuste hundët në punët e mia

18 Tetor 2015, 07:18, Kronika CNA

Një ngjarje e pazkontë ka ndodhur në fshatin Dërsnik të Korçës.

Nusja ka rrahur vjehrën e saj me mjete të forta, pasi kjo e fundit komentonte çdo gjë që bënte nusja e saj.

Kjo është arsyeja që jep 28-vjeçarja me iniciale N.S., pas konflikteve që kishte me vjehrrën e saj, 56-vjeçaren F.M.

Sipas policisë lokale, denoncimi në polici është bërë nga vetë e 56-vjeçarja, teksa ka thënë se nusja e saj nuk e do dhe e rreh pa pasur asnjë arsye.

Por, me sa duket kjo gjë është hedhur poshtë nga 28-vjeçarja, e cila tashmë është duke u ndjekur në gjendje të lirë. Nusja e shtëpisë është shprehur në polici se ka disa vite që vjehrra ?fuste hundët? në punët e saj.

?Ajo ka kohë që më komenton për çdo gjë që unë bëj. Duke filluar që nga punët e shtëpisë, e veshura e deri tek dalja ime me shoqërinë. Shpesh herë kam marrë vesh që për këto gjëra më ka komentuar e sharë edhe tek disa familje në fshat dhe unë nuk po e duroja dot më këtë situatë?, mësohet të ketë thënë 28 vjeçarja në polici.

Lajmet e fundit nga