LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Prokuroria kërkon 3 vite burg për Vladimir Gjutën, per vendosje tritoli ne farmacinë e babait të Tahirit

16 Shtator 2015, 15:07, Kronika CNA

Prokuroria e Tiranës kërkon 3 vite burg për për Vladimir Gjutën, i cili njihet si sor i dyshuar për sulmin me tritol në farmacinë e babait të Saimir Tahirit. Ndaj 35-vjecarit rëndon akuza e kundërshtimit të forcave të policisë.

Pretenca është dhënë sot, ndërsa seanca u shty pasi mungonte avokati mbrojtës i tij. Pasi ishte shpallur në kërkim si organizator i eksplozivit të vendosur në farmacinë e babait të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri në shkurt të vitit 2015, Gjuta u arrestua më 18 qershor në Tunelin e Kalimashit. 35-vjecari nga Kukësi akuzohet për ?Vepra me qëllime terroriste?, ?Krijimit të grupit të strukturuar kriminal? dhe ?Kryerjen e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal?.

Nipi i tij Baftjar Bruka, 24 vjeç, konsiderohej si krahu i djathtë i Gjutës. Lidhur me sulmin me tritol në farmacinë e babait të ministrit Tahiri janë gjithashtu në qeli shtetasit Lumjan Matmuja, Kamber Bruka, Erjon Dule dhe Emirjon Gjuta.

Lajmet e fundit nga