LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Letër publike kreut demokrat Basha/Na bej te besojme, se ky vend ka Opozite...!

16 Tetor 2015, 17:52, Aktualitet CNA

enkelejda veliuNga Enkelejda Veliu 

I nderuar zoti Basha, kryetari im dhe i gjithe anetareve dhe simpatizanteve te PD! Une mund te zgjidhja nje forme tjeter tju drejtohesha, por zgjodha keshtu, sepse jam e bindur ne reflektimin tuaj.. Z. Basha!

Jeni zgjedhur me rreth 80%te votave tona, me vullnetin tone te lire, dhe me besimin, se ju do te ishit zeri yne.. Ju kemi zgjedhur, me deshiren, se pas nje humbjeje aq te thelle, ju do te dinit te na ringrinit.. Ju kemi zgjedhur, sepse besuam ne diplomen tuaj… Ju kemi zgjedhur, duke mos dashur te zevendesojme nje lider, por duke besuar, se ju jeni lideri… Ju kemi zgjedhur, duke besuar se kontributi dhe meritokracia e gjithesecilit nga ne, do te respektohej dhe vleresohej..

Koha e proves kaloi dhe pas kesaj, ju nuk jeni me ne prove, por ne veprim.. Tashme eshte momenti, te mendoni seriozisht per fatin tone, te PD dhe te nje kombi te tere.. Mjafton, te menaxhoni situatat e krijuara..

Ju lutem z. Kryetar! Behuni zeri i atyre qe u burgosen dhe vdiqen per 30 mije leke te vjetra.. Behuni zeri i atyre, qe padrejesisht iu prishen dhe pushtuan pronat, qe padrejtesisht jane ne mes te kater rrugeve, dhe atyre qe po kaq padrejtesisht, duhet te paguajne shume me teper, per nje sherbim.. Behuni zeri, kunder ministrave te korruptuar.. Behuni zeri i atyre, qe jane kunder kesaj qeverie… Behuni zeri i atyre, qe jane kunder shitjes dhe blerjes se Kombetares… Behuni zeri i atyre, qe duan te dine ku shkuan milionat e Bankes… Behuni zeri i atyre, qe duan te dine ku shkuan miliardat e CEZ… Behuni zeri i atyre, qe jane kunder , shitjes te ketij pak atdheu qe kemi.. Behuni zeri, i te gjitheve ne, qe besojme ne nje te neserme me te mire.. Behuni zeri , i te gjitheve ne, qe e duam kete vend, ne te mire e ne te keq.. Behuni zeri, kunder heshtjes…!

Z. Kryetar! Na bej te besojme, se ky vend do te behet..! Ne fakt, na bej te besojme, se ky vend ka Opozite..! Nuk mund te fleme, gjer me 2017

Lajmet e fundit nga