LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Protesta e fermereve te Korces dhe Devollit/ Po na kalben prodhimet

15 Tetor 2015, 09:15, Aktualitet CNA

Fermerët e Korçës dhe të Devollit zhvilluan ditën e sotme një protestë para Kuvendit të Shqipërisë. Ata janë ankuar se qeveria nuk u krijon mundësi për një treg shitje për prodhimet e tyre. Protestuesit janë vendosur para Kuvendit me një makinë, duke shpërndarë mollë për deputetët në shenjë proteste.   Ndërkohë, në mbështetje të tyre janë edhe deputetët e Partisë Demokratike. Ndërsa, kanë ndërhyrë forcat e policisë për të normalizuar situatën, duke larguar mjetin me mollë të vendosur në hyrje të Kuvendit. Fermeret ankohen se produktet e tyre nuk po shiten dhe qeveria eshte pergjegjese per kete situate, prodhimet po kalben ndersa qeveria shton taksat dhe lufton fermeret cdo dite. 

05:50 Aktualitet

Berisha 71 vjeç!

Ish-kryeministri Sali Berisha feston ditën e sotme 71-vjetor...

Lajmet e fundit nga