LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rikthehet makthi i Hillary Clinton, ish e dashura e Bill: Kam një sekret që do ta zbuloj shumë shpejt

14 Tetor 2015, 18:28, Kosova & Bota CNA

Në vitin 1992 rrezikoi që të shkatërronte fushatën elektorale të Bill Clinton, duke zbuluar se ishte dashnorja e tij, ndërsa tani ka vënë në shënjestër të shoqen Hillary, kandidate po ashtu për presidente.

Makthi i Hillary Clinton quhet Gennifer Flowers, ish-modele dhe aktore 65 vjeç.

Ajo ka dhënë një intervistë ku ka thënë se është një shaka pa kripë fakti që Hillary po e përqendron fushatën në problemet e femrave në Amerikë.

Gennifer thotë se ishte pikërisht Hillary që i lejoi Bill Clintonit të sillej ashtu me femrat.

Por nuk mbaron me kaq.

Ish e dashura e Clinton ka zbuluar se ruan një sekret që mund të kompromentojë fushatën e Hillary Clinton dhe do të vinte në siklet të madh Bill.

?Bill e di që unë kam prova të tjera, ndoshta ky është motivi që unë jam ende gjallë?, tha 65-vjeçarja.

Ajo thotë se ka patur një marrëdhënie për 12 vjet me Bill Clinton.

?Çifti i tyre nuk ka qenë asnjëherë vetëm. Ka pasur gjithmonë 3 ose 4 të tjerë rrotull?, thotë Gennifer.

Atyre që e kritikojën ajo u përgjigjet se ka marrë përgjegjësitë e saj, në të kundërt nga Hillary Clinton.

?Hillary nuk e ka pranuar kurrë se është ajo shkaku i asaj sjellje të Bill?, thotë Flowers.

Në 1992 Flowers tha gjatë fushatës se ka qenë për 12 vjet dashnorja e bill Clinton, por ai doli me të shoqen duke e mohuar tradhtinë.

Por, në 1998 kur shpërtheu skandali i Monica Levinskit, Bill Clinton i detyruar të thoshte në betim të vërtetë, pranoi se e kishte pasur dashnore Gennifer Flowersin.

09:26 Kosova & Bota

Lirojeni Ylli Hoxhën

Shpend Ahmeti, Kryetari i Komunës së Prishtinës, ka kërkuar ...

08:07 Kosova & Bota

Siria predha Izraelit

Disa predha të lëshuara që nga Siria  ranë në pjesën e pusht...

Lajmet e fundit nga