Connect with Us

Platformë për një fillim të ri të FRPD

Opinione

Platformë për një fillim të ri të FRPD

Publikuar

-

*Nga Andi MUSTAFAJ

Mbas një disfate si ajo që pësoi Partia Demokratike duhet të vij detyrimisht një periudhë, jo doemos e gjatë, reflektimi mbi arsyet reale të saj si dhe të hidhen idetë për rregullimin e tyre ose më mirë për ripërkufizimin e plotë, gjithëpërfshirës, të veprimtarisë politike të subjektit politik, Partisë Demokratike.

Fatkeqësisht, në vend të këtij reflektimi, nga drejtuesit tanë na serviret një betejë për të ditur se kush është më i miri për të na drejtuar në vitet e ardhshme duke krijuar përshtypjen (e rreme) tek militantët se problemi i Partise Demokratike, i vetmi, paska qënë Kryetari dhe se formula magjike është zëvendësimi i tij.

Në mungesë të këtij reflektimi dhe në mungesë të bërjes së tij në emrin tonë nga drejtuesit e partisë, unë besoj se secili prej nesh duhet të kthehet në realitet dhe aq sa të mundet, në nivelin e vet të flas dhe të shkruar lirshëm në mënyrë që të lejmë mbrapa në mënyrë konstruktive disfatën dhe të shohim me besim dhe optimizëm përpara.

Në këtë drejtim, do doja të ndalesha tek FRPD për shkak se besoj se kjo strukturë është kthyer nga një forcë e madhe, motor i fitoreve tona, në një strukturë boshe, fantazëm, e cila mban një përgjegjësi të veçantë në disfatën e Partisë Demokratike. Këtë e them sepse kjo strukturë nuk ka luajtur rolin e saj të nxjerrjes së elitave të reja, të krijimit të dinamikave pozitive dhe sidomos, të thithjes së votës së të rinjve e cila ka qënë gjithmonë e djathtë (kjo edhe pse arritjet për të rinjtë kanë qënë të shumta).

Arsyet e një dështimi të tillë janë të shumta, por shumica dhe kryesoret lidhen me humbjen e “shpirtit” të FRPD, me humbjen e arsyeve të ekzistencës së saj si forum brenda PD. Gjatë këtyre viteve kam pyetur shpesh antarë të FRPD se çfarë bënin konkretisht, çfarë kontributi jepnin për PD si subjekt politik dhe si mazhorancë parlamentare. Personat që kisha përballë gjendeshin menjëherë në siklet dhe herë të turpshëm dhe herë tallës më thonin në rastin më të mirë “asnjë gjë” ose në rastin më të keq “shkojmë nëpër mitingje dhe aktivitete”. Unë e kuptoj se ky realitet që po tregojë nuk është i pëlqyeshëm për tu dëgjuar dhe shumë njerëz, pseudo-militant të PD, mbyllur në një mentalitet të vjetër dhe jo produktiv do të më thonë që bëj gabim që flas kështu, por hapi i parë drejt shërimit për një alkolik është që të pranoj që është alkolik dhe ne duhet të pranojmë që diku rrugës, kemi humbur.

Si mund të tërheq votën e të rinjve një forum rinor thellësisht antidemokratik? Si mund të rritet dëshira e të rinjve për tu angazhuar politikisht kur ky angazhim përmblidhet në disa brohoritje që për më tepër nuk vlerësohen dhe shpesh përçmohen nga politikanë të shkëputur nga realiteti? Si mundet një i ri të ketë dëshirë të bëhet pjesë e një projekti inekzistues me struktura inekzistente? Dhe sidomos, si mundet një i ri shqiptar të mendoj të investohet në një institucion i cili nuk ka ditur të përshtatet me zhvillimin e teknologjisë së informacionit dhe të mos ndryshoj mbas disfatave të mëdha?

1. Zgjedhja Kryetarit dhe Nënkryetarit nga militantët

Sigurisht, problemi vjen nga maja, një drejtues i emëruar ndihet përgjegjës vetëm përpara personit të cilit i ndihet borxhli. Fakt ky i dyfishuar kur edhe nënkryetari është në të njëjtën situatë. Vlen kështu të theksohen konfliktet e njohura botërisht midi Kryetarit dhe Nënkryetarit të FRPD të cilit nuk dukeshin për asnjë moment të shqetësoheshin për pasojat e sumta që sjelljet e tyre mnd të sillnin.

E vetmja mbështetje që duhet të vlej në zhvillimin e një subjekti politik është mbështetja e popullit ose e militantëve dhe ky është ndryshimi i parë që duhet të njoh FRPD në fillimin e ri të Partisë Demokratike.

Vetëm vota të bën të ndihesh i përgjegjshëm dhe përgjegjësia individuale qëndron në thelbin e vlerave të djathta. Ajo na bën më të ndërgjegjshëm, më koshientë për problemet që na rrethojnë dhe për nevojën për tu përmirësuar në mënyrë të vazhdueshme.

Gjithashtu, dhe ndryshe nga herët e tjera (të rrallat nëse ka pasur të zgjedhjes nga anëtarët), kandidati për Kryetar duhet të paraqitet me një kandidat për Nënkryetar në mënyrë që të mësojmë nga gabimet ë bëra dhe të mos krijohen më situata ngërci apo konflikti.

2. Ripërkufizimi i qëllimeve dhe ideologjië së FRPD

Ndryshimi i dytë që duhet të lidhet me fillimin e ri është ripërkufizimi i qëllimeve dhe ideologjisë së FRPD. Aktualisht këta elementë janë të paqartë, për të mos thënë inekzistent. FRPD duhet të ngrihet mbi 3 shtylla kryesore që të bëhen leitmotivi dhe forca e programit dhe veprimtarisë së tij. Këto tre shtylla janë: lidhja midis brezave, impulsi ideologjik dhe krijimi i dinamikave pozitive.

2.1 Lidhja midis brezave

Lidhja midis brezave së pari për shkak të rëndësisë thelbësore por fatkeqësisht të harruar të vlerave të familjes për të djathtët dhe shqiptarët. Një parti politike duhet të shihet si një familje e madhe ku pjesët përbërëse duhet të shihen si anëtarët e familjes. Në vlerat e familjes, sic del edhe nga folklori ynë, lidhja midis brezave është thelbësore.

I madhi duhet të mësoj dhe ndihmoj të voglin i cili duhet të respektoj dhe sipas rastit të punoj për më të madhin. Këtë parim (prezantuar në mënyrë të thjeshtëzuar) duhet ta përkthejmë në mënyrë ideologjike dhe organizative në FRPD. Duhen lidhur brezat demokrat për të përmirësuar cilësinë dhe për të forcuar unitetin e tyre.

Duhet të lidhen brezat demokratë për të rritur nivelin e tyre politik dhe përmirësuar si pasojë cilësisht angazhimin e tyre politik, formimin e tyre personal. Për këto arsye, duhet të hartohen programe kombëtare nga Kryetari i FRPD të cilët duhet më pas të zbatohen dhe përshtaten në nivel lokal. Duhet siguruar pjesëmarrje e vazhdueshme e përfaqësuesve politik të PD duke organizuar takime, trajnime dhe leksione të ndryshme. Duhet të krijohet Këshilli Kombëtar i të Urtëve të PD i cili të mbledh figura intelektuale të tashme ose të kaluara që të plotësoj kontributin e përfaqësuesve lokalë. Kjo shtyllë kaq thelbësore kërkon më shumë vullnet dhe dëshirë sesa impenjime financiare.

LEXO EDHE:  Ermal Mamaqi, shqiptarët ty të dhanë famë e lekë/Po ti çfarë u dhe atyre?

2.2 Impulsi ideologjik

Shtylla e dytë mbi të cilën duhet të ngrihet FRPD është impulsi ideologjik. Deri më sot është bërë shumë pak, për të mos thënë asgjë për të thithur idetë e të rinjve në nivel kombëtar dhe lokal apo për të rritur aftësitë e tyre komunikuese dhe debatuese. Kjo është një fatkeqësi se edhe po mos të merren parasysh idetë e tyre, një gjë e tillë mundëson angazhimin më të madh të të rinjve në problemet kombëtare dhe lokale duke përbërë padyshim një vlerë të shtuar dhe të çmuar për PD.

Për këto arsye duhen ngritur grupe debati të cilët të funksionojnë mbi rregulla të përcaktuara mbi modelin e grupeve të debatit në universitete. Këto grupe, mund të mblidhen më vonë edhe rreth turnesh të ndryshëm për të stimuluar të rinjt që marrin pjesë në to.

Duhet të caktohen koordinator vendorë (pranë Këshillave komunalë) dhe kombëtar (Kryetari i FRPD) që të përthithin dhe përpunojnë idetë e ndryshme të ardhur nga të rinjtë dhe përdorimin e tyre të drejtpërdrejtë në programet apo veprimtarit e ndryshme të PD. Edhe këtu kërkohet angazhim dhe vullnet më shumë sesa kosto financiare.

2.3 Krijimi i dinamikave pozitive

Shtylla e tretë kryesore është ajo që jemi mësuar të shohim, dhe ndoshta të presim nga një subjekt politik është krijimi i dinamikave pozitive. Krijimi i dinamikave pozitive lidhet me aftësinë e militantëve për të federuar njerëz rreth një ideje. Është aftësia e tyre që nëpërmjet organizimit të aktiviteteve apo nëpërmjet mobilizimit të njerëzve të krijojnë një frymë simpatie rreth subjektit politik duke nisur, mirëmbajtur dhe rritur një dinamik pozitive në opinion e cila të shërbej si shtysë për një program ose person.

Përbën një prej tre shtyllave për shkak se është ndoshta pjesa më e dukshme për qytetarët në përgjithësi, pra edhe të pavendosurit dhe kundërshtarët politik. Sigurisht, e vetme apo përpara të tjerave kjo shtyllë nuk do të kishte kuptim, sic nuk ka pasur deri tani se pikërisht, sic dëshiroj të tregoj këtu, një projekt politik duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe kjo është akoma më e rëndësishme përball nevojës që ka FRPD për tu ringritur mbi baza të shëndosha, logjike dhe koherente.

3. Riorganizimi i strukturave

Që FRPD të ringrihet rreth këtyre tre shtyllave, orientimi i përgjithshëm i të cilave do të vendoset nga Kryetari i zgjedhur i FRPD duhen struktura të mirëorganizuara dhe eficiente. Dhe kjo është pika e tretë e kësaj platforme për ndryshimin e FRPD. Këto struktura duhet të jenë në gjendje të zbatojnë, të përshtasin por edhe të prodhojnë sipas rastit. Kjo për një arsye të thjeshtë, ringritja e PD, si e gjithë Shqipërisë duhet të filloj nga rrethet për të ardhur drejt qendrës. Tirana nuk është dhe nuk mund të jetë Shqipëria, duhet të pushojmë së menduari kështu dhe të besojmë, të mundësojmë, zhvillimin e qyteteve të tjera dhe ngritjen e personaliteteve të lidhura me to si mënyra më e mirë, jo vetëm për të respektuar në rang kombëtar koherencën e kërkuar por edhe për të mbrojtur një model të ri zhvillimi të Shqipërisë.

Që një gjë e tillë të jetë e mundur, duhet që përgjegjësitë vendore të jenë vet fruti i zgjedhjeve demokratike nga anëtarët, në një kohë të dytë, mbas zgjedhjes së Kryetarit të FRPD. Vetëm në këtë mënyrë mund të ushqehet ndjenja e përgjegjësisë personale dhe të rritet cilësia e punës së këtyre strukturave.

Gjithashtu duhet të rritet shkalla e përfaqësimit duke njohur Rrethin si nëndarjen kryesore të FRPD. Kryetari i Rrethit duhet të emëroj 3 Nënkryetar secili përgjegjës për 1 nga 3 shtyllat mbi të cilat duhet të ringrihet FRPD me qëllim zbatimin sa më të mirë të tyre. Emërimi i këtyre personave duhet të vij detyrimisht nga Kryetari i Rrethit në mënyrë që të identifikohet qartë përgjegjësia përpara Kryetarit të FRPD dhe militantët.

Gjithashtu në rang Bashkie/Komune duhet të parashikohet një organ i cili të kryej lidhjen dhe të mos quhet kryetar por koordinator me kompetenca organizative dhe raportuese.

4. Përodimi i mjeteve të teknologjisë së informacionit

Mbas ndryshimit të strukturave qendrore dhe lokale, ripërkufizimit të qëllimeve dhe ideologjisë së FRPD, mbetet edhe një pikë, e cila në këndvështrimin tim, është lënë në harresë dhe që lidhet me të gjitha pikat e sipërpërmendura. Vet PD ka bërë shumë për zhvillimin e mjeteve të teknologjisë së informacionit në Shqipëri nëpërmjet zgjerimit të përdorimit të internetit dhe zhvillimin të telefonisë celulare por në mënyrë krejt paradoksale këto nuk gjenden fare të përkthyera në veprimtarinë e FRPD, kemi vetëm dy faqe të rrjetit social facebook (ose të paktën kryesisht) të cilat shërbejnë për më tepër më shumë si reklama për Kryetarin dhe Nënkryetarin aktual (pjesë e dukshme edhe kjo e konflikteve të tyre) sesa vende në të cilat të pasqyrohet veprimtaria politike e FRPD.

Si pasojë duhet në mënyrë urgjente që të krijohet një njësi IT, lidhur me Kryetarin e FRPD e cila të mendoj mënyrat më të mira për të maksimalizuar përdorimin e internetit në zhvillimin e veprimtarisë politike si dhe krijimin dhe mirëmbajtjen e një database kombëtar të të gjithë anëtarëve të FRPD me të dhëna të tyre si adresa emaili. Në këtë mënyrë do të lehtësohet ndjeshëm komunikimi midis anëtarëve, antërave dhe kryesisë etj. Për shembull mund të përdoren për news letter, forume diskutimi etj.

Sigurisht, këto ide nuk janë absolute dhe duhen për shembull të plotësohen me ide të një eksperti financash mbi ringritjen dhe menaxhimin më të mirë të financave të FRPD por besoj se janë thelbësore për ti dhënë një kuptim të vërtetë dhe dobishëm një institucioni të përgjumur, joefektiv dhe deri diku ofendues për të gjithë dashamirësit e PD.

Fillimi i ri, ringritja, duhet të fillojë nga vet ne dhe për veten tonë së pari. Vetëm pastaj do të jemi në gjendje të mendojmë për beteja dhe sfida elektorale, vetëm atëherë do të jemi në gjendje, të denjë për të kërkuar dhe merituar votëbesimin e popullit dhe jo e kundërta sic po na serviret aktualisht. Nuk duhet të bazojmë një betejë mbi dobësitë e kundërshtarit por mbi forcat tona të rigjetura.

*Shkrim i publikuar më 22 Korrik 2013

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Opinione

Nga Piro Ahmetaj/ Rikthim i frikshëm i tankeve Ruse dhe i skenarëve destabilizues në rajon!

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Nga Piro Ahmetaj

Së pari, duke ndjekur me indinjatë shtesë, “kërcitjen e zinxirëve të tankeve dhe avionëve Ruse në kufijtë shtetërorë të Kosovës”, sjell qëllimisht në vëmendje «thirrjen ulëritëse» të gazetarit të mirënjohur Çek Julius Fucik: “NJERËZ jini VIGJILENT” !

Ky «mesazh-epitaf», mbetet kambanë aktuale për të zgjuar dhe mbrojtur popujt nga projektet vrastare, si fashizmi apo regjimet barbare të çdo forme tjetër!

Profesionilisht, këtë zhvillim e gjej si «përgjigje të vonuar» për disa nga pikëpyetjet strategjike që u kam adresuar publikisht udhëheqesve të Beogradit dhe Rajonit në në 15 vitet e fundit.

“Rikthimi te Armët”, sigurisht kënaq ektremistët, krimin e organizuar, oligarkët e pushtetit dhe gardën e sekserëve të korruptuar por nuk u shërben aspak qytetarëve, as masave të mirëbesimit reciprok dhe as axhendës së integrimit Euroatlantik të vendeve të rajonit.

Si e tillë, shërben vetëm si mekanizëm i axhendës së politikanëve zullumqarë, për të mbajtur me çdo mjet/çmim (edhe me gjak) pushtetin, për të vjedhur pasuritë publike si dhe për të vrarë shpresat e bashkëjetesës paqësore mes qytetarëve të ballkanit.

Duke e parë kështu, rikthimi i frikshëm te: “tanket, avionët Mig-29, raketat dhe bashkë me to, endrrat Ruse, fryma e urrejtjes ndëretnike, rrënjët e destabilitetit si dhe te konfliktet e përgjakshme”, përçmon kujtimin për 300 mijë të vrarët si dhe vuajtjet dhe sakrificat e papërshkruara të qytetarëve të vendeve te Ballkanit nga makineria kriminale e Millosheviçit!

Falni por mos harroni (forget but not forgive) mbetet edhe SOT si “mesazh-EPITAF” jo vetëm për Kosovën e martirizuar, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Bosnjën, Kroacinē, Slloveninë dhe Shqipërinë që e paguan aq shtrenjtë marrëzinë e Millosheviçit por edhe për USA, NATO-n, BE, UN etj. që kontribuan  aq shumë për paqen e rajonit të mbërthyer nga urrejtja dhe luftrat e përgjakshme !

Së dyti, ripërsëris edhe më qartë se përtej statuseve dhe protagonizmit populisto – nacinalist të udhëheqësve pa fuqi/këllqe në Fb: “Mbetet domosdoshmëri kritike dhe përgjegjësi e lartë shtetërore, përgatitja dhe jetësimi i njē Patforme Partneriteti Strategjik midis Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Kosovēs”.

LEXO EDHE:  Diktatura nuk është çështje uni Rikard

LEXO EDHE:  Nga Arjan Galdini/Parimi, Shpetimi dhe Klementi!

Për më qartë, jetësimi i konceptit “Dy Shtete një Komb” dhe atij “mënçur” mbi sovranitetin, sigurinë dhe mbrojtjen mbarëKombëtare, si dhe zhvillimi i 12 projekteve të përbashkëta, do të duhet  të konfirmohet si përqasja afatmesme e Tiranës dhe Prishtinës zyrtare”!

Thënë këtë, duhet nënvizuar edhe më fortē se kjo “përqasje e vonuar” nuk përben asnjë “kërcënim ndaj Serbisë apo vendeve të tjera të rajonit”!

Për më tepër, të gjitha vendet e rajonit, përfshi Serbinë mbeten shumë të mirëpritura të bëhen pjesë e projekteve mbi emergjencat civile (përfshi zjarret, përmbytjet, aksidentet industriale, ambjentaliste)  epidemitë shëndetsore, sigurinë kibernetike, reciprocitetin në dogana, etj !



Po ashtu, jam i bindur që kjo qasje e mënçur, do të inkurajohej dhe mbështetet nga  USA dhe NATO, pasi ka dekada që zbatohet me sukses mes vendeve Balltike (Lituani, Estoni, Letoni); vendeve Skandinave (Norvegji, Finland  Suedi), vendeve të ulëta (Belgjikë, Hollandë, Luxembourg), etj!

Së fundmi, përtej heshtjes së gjatë dhe dështimit të frikshëm të politikanëve zullumqarë për rikthimin te forca e armëve, shpresoj qē fuqia e arsyes së mendjeve të hapura të zgjohet, Paqja dhe Integrimi Euroatlantik të triumfojnë si “opsion dhe axhenda të vetme” për rajonin e mbushur me histori dhe udhëheqës gjakatarë!

Por, “Paqja, Stabiliteti dhe demokracia funksionale si USA dhe gjithë Europa, nuk janë dhurata të përjetshme” !

Në të kunďërt, ato mbeten kambana alarmi dhe mision i vetëm për të ndenjur “zgjuar”, punuar dhe luftuar fort kundër rikthimit te errësira e urrejtjes dhe gjakderdhjes shekullore!

Ndërsa në vend të mesazhit përmbullës, ritheksoj edhe mē fortë: “STOP rikthimit te tanket, avionët, raketat Ruse, skenarët e destabilitetit, mendjet e ndryshkura si dhe heshtjes së frikshme të politikanëve zullumqarë në Rajon”!

Gjeneral ® Piro AHMETAJ,

Ekpert i Sigurisë Kombëtare & NATO,

Zv/President i Këshillit të Atlantikut, Ish:

Këshilltar Ushtarak i Presidentit të RSh,

Zëvendës ShShPFA,

Përfaqësues i RSh në SHAPE/NATO

LEXO TE PLOTE

Opinione

Pse nuk i dalin llogaritë peng-ish kryetarit?

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Nga Kleves Bitro

Një sondazh i brendshëm, i shpejtë i selisë së PD-së zhvilluar nga mekanizmat e ish- kryetarit Basha, nxjerr zbuluar Bashën pasi rreth 80% e atyte që kanë qenë mbështetës së tij, tashmë janë kundër.

Pyetjet kanë qenë shumë të thjeshta dhe të përmbledhura në 6-7 të tilla ku kryesorja mbetet: Kë do mbështesnit në një votim mes Bashës dhe Berishës?

Pastaj ishin pyetjet që kanë të bëjnë me kë kishin mbështetur në zgjedhjet e përgjithshne dhe nëse sot do të votonin PD nëse Basha vazhdonte kryetar i PDsë.

Ky sondazh i brendshëm i zhvilluar me shpejtësi për shkak se databaza e të dhënave ishte gati nga zgjedhjet e 25 prillit ka alarmuar onturazhin e ish kryetarit dhe atë vetë ndaj me urgjencë, vetë Basha ka kërkuar ndihmë nga besnikët e tij për të dalë në bazë e për të sqaruar ato që në fakt i takojnë atij të sqarojë.



LEXO EDHE:  Nga Mero Baze/Marrëveshja dhe një projeksion afatgjatë i saj mbi të djathtën shqiptare!

LEXO EDHE:  Saimir Tahiri kryqëzon Grida Dumën/ I përmend punën dhe një ngjarje

Vendimi për Berishën zinte vend të rëndësishëm në pyetësorin e sondazhit të brendshëm të PD dhe shumica e të pyeturve kanë shprehur haptazi preferencën e tyre se ishte një vendim i gabuar.

Pyetjes se nëse do duhet të pyeteshin strukturat për rastin e Berishës kuptohet se ka marrë përgjogje dërrmuese në favor të Doktorit.

I gjendur në këto kushte, peng-kryetari ka thirrur në ndihmë si mbështetjen mediatike të njerëzve të Ramës, ashtu dhe ndihmën e vonesave proceduriale, madje deri në shqyrtim të ndihmës së Ramës me anë të Gjykatës ku ka ndërmend të ankimojë shkarkimin e tij nga Kongresi i Jashtëzakonshëm i PDsë.

Ajo që nuk mund të fshihet më është se peng-sharlatani do tentojë të rrijë si nyje me vendim të Gjykatës së Ramës, ndërsa baza dhe votuesit e PD-së e kanë marrë tàshmë vendimin e tyre të shprehur haptazi ke sondazhi që Basha e ka përpara në zyrën e tij…

LEXO TE PLOTE

Opinione

“Dashuria e ndaluar me vendim qeverie”/ Beteja për Partinë Demokratike

Publikuar

-

Nga

Nga Sabah Jemishta

Unë i njoh personalisht të dy, edhe Berishën, edhe Bashën. Kam punuar me të dy.

Kur amerikanët ushtronin presion ndaj Berishës President dhe Kryeministër i kam mirëkuptuar me mendimin se po ndihmojnë në konsolidimin e demokracisë shqiptare, duke mos lejuar një njeri të vetëm të përdorë të gjitha pushtetet.

Kur shoh amerikanët e pas 2013- tës që hoqën çdo maskë diplomatike për t’i dhënë Edi Ramës pushtetin e një mbreti absolut të kohës së mesjetës dhe mbyllën sytë dhe veshët edhe përballë krimeve të tilla si mbjellja e gjithë Shqipërisë me drogë, manipulimi dhe blerja e zgjedhjeve, megakorrupsioni i PPP- ve, kapja e gjithë institucioneve të shtetit nga një person i vetëm, shkelja e përditshme e të drejtave dhe lirive të njeriut, bashkëpunimi hapur me krimin e organizuar etj, atëherë mu krijua bindja se gjëja që më pak ju interesonte amerikanëve në Shqipëri, është demokracia dhe funksionimi i saj.

E vetmja shpresë që të rikthehet demokracia në vend, mbetet Partia Demokratike, sidomos, pas rezultatit zhgënjyes të partive dhe nismave të reja në zgjedhjet e fundit.

Çorbën paszgjedhore në PD, duke shpallur non grata Berishën, e gatuan me qëllimin e vetëm, që PD të mos reagonte për masakrën zgjedhore të prillit dhe të bëhej qingji i qeverisë, siç dhe u bë, me vendimet allasoj të Bashës.

Demokratët dhe gjithë njerëzia, edhe socialistët, prisnin që PD të reagonte për farsën zgjedhore, por ndodhi e kundërta.

Pse Basha nuk reagoi fare për zgjedhjet, por shkoi si qingj në kuvend duke stërdëgjuar me përkushtim të plotë pordhët e Edi Ramës?

Ai nuk dha asnjëherë përgjigje për këtë. Ky quhet bashkëpunim në krim dhe demokratët nuk mund dhe nuk duhet ta kapërdijnë këtë.

Rruga që po ndjek Berisha me Foltoren e tij, është një mundësi statutore për të çliruar PD nga Kryetari që ka vepruar në kundërshtim me interesat bazike të anëtarësisë së saj.

LEXO EDHE:  Saimir Tahiri kryqëzon Grida Dumën/ I përmend punën dhe një ngjarje

LEXO EDHE:  Nga Lorenc VANGJELI/ Dembelë Stambolli në Tiranë e gjetkë ku ka të marrë



Që nga tradhëtia që i bëri Çadrës në 2017, Basha ka humbur mundësinë për të qenë Lider i PD. Me sjelljen e tij politike pas zgjedhjeve të grabitura të prillit, ka humbur dhe të drejtën de facto dhe de jure për të qenë Kryetar i PD-së.

PD duhet të mbetet një forcë politike shqiptare me orientim euroatlantik, siç është krijuar, me qëllim të mbrojë demokracinë dhe interesat kombëtare të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Gjithë lufta që bëhet kundër saj, qoftë nga komunistët me Edin në krye, qoftë nga misionarët e tjerë, është të zhbëjnë dashurinë për vendin dhe qendresën ndaj kujtdo për interesat imediate të shqiptarëve në rajon.

Edi Rama me vendim qeverie e ka ndaluar dashurinë për atdheun duke e cilësuar atë si primitive dhe të kaluar. Edhe shoqja Kim e quan të shkuar. Lufta bëhet që Jugosllavia e Re të jetë atdheu i shqiptarëve.

Zoti Basha, të lutem jep dorëheqje, pasi askush nuk beson më që ti mbron dhe lufton për interesat shqiptare, gjë për të cilën të kemi zgjedhur!

Nëse nuk jep dorëheqje, demokratët do të heqin, jo se janë antiamerikan, por ngaqë janë proshqiptarë. Sikur është për amerikanët Amerika e para, për ne është Shqipëria e Para.

Mos u fshih pas gishtit! Nuk do të bëhet Berisha Kryetar i PD-së. Berisha ka rolin dhe kontributin e vet , siç e ke dhe ti. PD është e demokratëve, ata e vendosin kush do t’i drejtojë. As nuk e vendos ti , as Berisha. Ti mund t’i ndihmosh duke u larguar. Misioni yt, jo ai që shkrove libër, por misioni yt i vërtetë ka mbaruar.

Mos dëgjo ata lëpirësit që ke mbledhur dhe presin çdo ditë të bashkëqeverisësh me Edi Ramën; as që të thonë se po u largove ti, nuk ka kush e drejton partinë.

PD, pothuajse në çdo pallat e ka nga një si ti.

Suksese në jetë!

LEXO TE PLOTE