LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Studimi/ Anoreksia mund të jetë ves, jo mungesë vullneti

13 Tetor 2015, 21:31, Lifestyle CNA

 

Femrat që vuajnë nga anoreksia mendohet shpesh se kanë një shkallë të jashtëzakonshme vetë-kontrolli, edhe në qoftë se disiplina është përdorur për të qenë vetë-shkatërrimtare.

Por një studim i ri sugjeron se karakteristikat e një diete ekstreme anoreksike mund të jetë një zakon (ves) i ngulitur  – sjellje e drejtuar nga proceset e trurit që kur vihen në lëvizje, janë jofleksibël dhe të ngadalshëm për të ndryshuar.

Gjetjet e studimit mund të ndihmojnë në shpjegimin pse çrregullimi në të ngrënë, e cila e ka shkallën më të lartë të vdekshmërisë nga sëmundjet mendore, has kaq shumë vështirësi për t?u trajtuar.

Por ata gjithashtu shtojnë rritjen e evidencës së qarqeve të trurit të përfshirë në sjellje të përhershëm që luajnë një rol në çrregullimet ku njerëzit vazhdojnë në bërjen e zgjedhjeve vetë-shkatërruese, pa marrë parasysh pasojat, siç është varësia e kokainës ose nga lojrat e fatit .

Në rastin e anoreksisë, terapistët shpesh ndjehen të pafuqishëm për të ndërprerë dietën e ?pamëshirshme? që pacientët anoreksik ndjekin. Edhe kur pacientët thonë se duan të shërohen, ata shpesh vazhdojnë duke ngrënë ushqime me pak yndyrë dhe me pak kalori.

 

 

Lajmet e fundit nga