LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tahiri premton reciprocitet rreth tabelave me Serbinë

10 Tetor 2015, 15:13, Kosova & Bota CNA

Ky takim ishte vazhdim i bisedimeve të filluara me 28 dhe 29 shtator, në të cilat, sipas komunikatës së dërguar, kishte pasur disa përparime, por që ishte vlerësuar nevoja për të precizuar më tej hapat drejt përshpejtimit të procesit të zbatimit.

Temat që u diskutuan ishin Lëvizja e Lirë, diplomat, funksionimi i Zyrave Ndërlidhëse dhe kthimi i dokumenteve kadastrale nga Serbia. Bisedimet u ndërmjetësuan nga BE përkatësisht Shërbimi për Punë të Jashtme i Bashkimit Evropian.

Tema kryesore ishte Lëvizja e Lirë, përkatësisht zbatimi i reciprocitetit në çështjet e tabelave të regjistrimit të automjeteve.
Ministrja Tahiri, sipas komunikatës, rikonfirmoi qëndrimin e Qeverisë së Kosovës për ta zbatuar reciprocitetin në çështjen e tabelave të automjeteve ku njoftoi se afati i fundit do të jetë fundi i tetorit.

?Tahiri mes tjerash theksoi se pala e Kosovës ka vendosur ta shfrytëzojë të drejtën për reciprocitet që sigurohet nga Marrëveshja e Lëvizjes së Lirë e vitit 2011, duke potencuar se në qoftë se Serbia nuk i heq tabelat ?prova? për automjetet e Kosovës me tabelat ?RKS? atëherë Kosova do aplikojë masa reciproke ndaj automjeteve që vijnë nga Serbia.?

Po ashtu, ajo tha ky reciprocitet do të përfshijë edhe pagesat administrative për këto tabela si dhe dokumentin hyrje ? dalje për qytetarët e Serbisë.

Lajmet e fundit nga