Connect with Us

Sulmi në Ankara, Mustafa ngushëllon Davutoglun

Kosova & Rajoni

Sulmi në Ankara, Mustafa ngushëllon Davutoglun

Publikuar

-

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i ka dërguar një telegram kryeministrit të Turqisë, Ahmet Davutoglu, duke i shprehur ngushëllime pas sulmit terrorist në Ankara, i cili ka lënë të vdekur dhjetëra njerëz.

Në telegram, Mustafa ka shprehur pikëllimin e popullit dhe të Qeverisë së Kosovës, “duke bashkëndjerë dhembjen me familjarët e viktimave, me popullin dhe me Qeverinë turke, në këto momente të vështira”.

Dy shpërthime pranë stacionit kryesor të trenave sot në kryeqytetin turk kanë lënë së paku 86 njerëz të vrarë dhe 186 të plagosur.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Marrëveshja në SHBA/ Albin Kurti mesazh Avdullah Hotit, paralajmëron arrestime

Publikuar

-

Nga

Marrëveshja në SHBA/ Albin Kurti mesazh Avdullah Hotit, paralajmëron arrestime

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është treguar shumë i ashpër me kryeministrin e vendit, Avdullah Hoti, për marrëveshjen e nënshkruar në Uashington.

Kurti në një intervistë dhënë televizionit të partisë së tij, TVV, ka dhënë madje mesazhe mjaft serioze, duke paralajmëruar se nëse ai vjen në pushtet, mund të ketë edhe arrestime në lidhje me veprimtarinë e Qeverisë Hoti.

“Kjo qeveri përmes temës së Ujmanit që vendosi në negociata, ia hapi temën Serbisë për të diskutuar pronën e Kosovës”, tha Kurti.



Duke akuzuar prokurorët kosovarë, Kurti ka thënë se në një shtet të së drejtës, që sipas tij synon të bëjë VV’ja, persona të këtillë nuk do të kishin vend as në liri.

LEXO EDHE:  Dështimi i planit për krijimin e qeverisë së re/ Mblidhet sot parlamenti i Kosovës

LEXO EDHE:  Mustafa në një linjë me Thaçin: Po kujdesem të sigurohen 80 vota për demarkacionin

“Po të kishte Kosova prokurorë të vërtetë, ata do të vepronin menjëherë. Shteti i së drejtës nuk do t’i durojë as në pushtet e as në liri, njerëzit e këtillë. Pikërisht rikthimi ynë në qeveri do ta mundësojë shtetin e së drejtës”, ka thënë Kurti, shkruangazeta ekspres.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Analistët: E ardhmja e bisedimeve Kosovë- Serbi është e paqartë

Publikuar

-

Nga

Analistët: E ardhmja e bisedimeve Kosovë- Serbi është e paqartë

Një raport i hartuar nga Grupi për studime juridike dhe politike tërheq vërejtjen se e ardhmja e bisedimeve Kosovë-Serbi mbetet e paqartë, posaçërisht për shkak të përfshirjes së shumë palëve në këtë proces.

Në raportin me titull “Konkurrenca Ndërkombëtare dhe përfshirja gjeopolitike në strukturën e rifillimit të bisedimeve Kosovë-Serbi”, theksohet se përfshirja e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropiane në bisedime është thelbësore, ndonëse sipas raportit është përcjellë me kundërthënie të ndryshme.

Një nga hartuesit e raportit, Arbër Fetahu, flet për ndërhyrjet e Kinës dhe Rusisë në procesin e bisedimeve Kosovë-Serbi.

“Roli i Kinës në dialog është më shumë ka pjesa ekonomike dhe përfshirja dhe mbështetja e naratives ruse mbi dialogun Kosovë-Serbi, duke parë që Kina ka probleme edhe në territorin e saj me rajone separatiste, në anën tjetër narativi i Rusisë është ajo e njejta, ka një mbështetje të Serbisë sidomos për mos njohje ndaj Kosovës duke e ruajtur karakterin unitar të Serbisë, siç ajo pretendon. Po ashtu në këtë drejtim mund të themi se politika ruse në dialogun Kosovë-Serbi është ajo që të mbetet një lloj status-quo dhe të mbesin gjërat kështu siç janë duke i shkuar në interes edhe te çështjet e saj të brendshme siç është çështja me Krimenë dhe duke e mbajtuar apo duke larguar ndikimin e perëndimit mbi Serbinë”, tha ai.

Zoti Fetahu thotë se bisedimet ndërmjet Kosovës e Serbisë duhet të kenë një strategji të mirë formuluar dhe parime bazë për rrugën e Kosovës si dhe një përfshirje më të madhe të Bashkimit Evropian në këtë proces.

“Pasi që pozicioni i saj në dialogun Kosovë-Serbi ka shënuar rënie në vitet e fundit dhe sidomos imazhi i saj në shtetet e Ballkanit ka shënuar rënie për shkak se nuk ka pasur një lloj distribuimi të mirë të të arriturave. Në përgjithësi raporti konkludon se Kosova dhe Serbia problemin duhet ta trajtojnë me një njohje të ndërsjellë dhe ndikimet gjeopolitike Kosova duhet t’i atribuoj ose t’i merr asisoj që kompozon një pozicion që është në të mirën e saj dhe të largoj elementet destruktive”, tha ai.

LEXO EDHE:  Kosovë, shënohet 16-vjetori i policisë. Mustafa pritet me protesta nga Vetevendosje



Ai thotë se Kosova duhet të ketë kujdes në elemente siç janë çështja e shkëmbimit të territoreve ose shtimin e ndikimit rus në procesin e bisedime.

LEXO EDHE:  Mustafa në një linjë me Thaçin: Po kujdesem të sigurohen 80 vota për demarkacionin

Zoti Fetahu thotë se Kosova duhet të përqendorhet në bisedimet e lehtësuara nga Bashkimi Evropian dhe me një mbështetje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Ajo që ne mendojmë është se Kosova duhet të aspiroj çdo gjë ose asgjë. Çdo gjë në kuptimin se nuk themi që duhet të negociohet për çdo gjë teknike por ndonjë autostradë, për ndonjë marrëveshje bilaterale pasi që ato mund të trajtohen kur të arrihet njohja e ndërsjelltë në mes të dy shteteve. Çdo gjë ne mendojmë se duhet të jeta njohja pikë së pari, duhet të jenë krimet e luftës, personat e zhdukur, integrimi i serbëve në institucione të Kosovës dhe integrimi i veriut si tërësi. Pa këto pesë pika dialogu mund të shkoj në pafundësi dhe e ardhmja e tij mund të jetë shumë dyshuese deri sa nuk kemi njohje të ndërsjelltë”, thotë zoti Fetahu.

Javën e kaluar, Kosova dhe Serbia u dakorduan në Shtëpinë e Bardhë për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet tyre. Të dyja vendet tash janë përfshirë në bisedimet e lehtësuara nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Procesi aktual i bisedimeve është kritikuar ndërkaq nga organizatat e shoqërisë civile në Kosovë përmes një platforme të përbahskët për bisedimet. Nëpërmjet një komunikate, shoqëria civile ka kritikuar qeverinë për mungesë transparence ndaj parlamentit dhe me raportime sipërfaqësore dhe sipas tyre mungesa e informacionit në lidhje me procesin ka shkaktuar paqartësi dhe pasiguri tek qytetarët për rezultatet e pritura të këtij procesi.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Hoti 100 ditë si kryeministër/ E kthyem Kosovën në rrugën e integrimit euro-atlantik

Publikuar

-

Nga

Hoti 100 ditë si kryeministër/ E kthyem Kosovën në rrugën e integrimit euro-atlantik

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ku shkruan se në 100 ditët e para të qeverisë që udhëheqë ai, Kosova ka dalë nga izolimi.

Sipas Hotit,  Kosova tashmë është rikthyer në Shtëpinë e Bardhë, në Bruksel dhe në selinë e NATO-s.

“Nuk ka me izolim te Kosoves. Per 100 dite, e kemi kthyer Kosoven aty ku e ka vendin: ne Shtepine e Bardhe, ne kryeqytetin e BE-se ne Bruksel, ne seline e NATO-s, ne Paris dhe se shpejti edhe ne qendrat e tjera.



Pas nje devijimi disa vjeçar, e kemi kthyer Kosoven prape ne rrugen e integrimit euro-atlantik.

LEXO EDHE:  Foto/ Rama i dërgon dhuratë për ditëlindje Isa Mustafës

LEXO EDHE:  Kryeministri Mustafa pergatitet kete jave per amendamentin kushtetues

E gjithe kjo eshte arritur pa shpenzuar miliona per lobim, por me perkrahjen e miqve, duke i bindur se kjo Qeveri eshte serioze karshi zotimeve te veta, me vendimmarrje bazuar ne ligje dhe kushtetute, e jo interesa parapolitike. Zoti i bekofte miqte tane. Zoti e bekofte Kosoven”, ka shkruar Hoti./CNA.al

LEXO TE PLOTE