LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Banka Botërore: Ulet varfëria ekstreme në më pak se 10%

10 Tetor 2015, 19:20, Ekonomi CNA

Deri në fund të vitit 2015, më pak se 10% e popullsisë së botës do të jetojnë në varfëri ekstreme për herë të parë, sipas një raporti të lançuar nga Banka Botërore. “Kjo është historia më e mirë në botë sot. Këto projeksione na tregojnë se ne jemi gjenerata e parë në historinë njerëzore që mund t?i japim fund varfërisë ekstreme, ” tha presidenti i Bankës Botërore, Jim Yong Kim në një deklaratë.

Banka Botërore rishikoi indeksin ndërkombëtar të varfërisë nga publikimi i mëparshëm që ishte 1.25 $ në ditë, duke arritur në 1,90 $ në ditë. Ky ndryshim është bërë për të reflektuar të dhënat  e reja mbi ndryshimet në koston e jetesës midis vendeve, ndërsa ende ruhet fuqia reale blerëse e indeksit të mëparshëm.

Me këtë përditësim, projektet e Bankës Botërore parashikojnë që varfëria globale do të ketë rënë nga 902 milionë njerëz ose 12.8% e popullsisë botërore në vitin 2012, në 702 milionë njerëz, ose 9.6% e popullsisë globale, këtë vit.

Lajmet e fundit nga