LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama: Te zemeruarit me Kombetaren, nuk jane te ftuar te ndjekin ndeshjen me Armenine

9 Tetor 2015, 16:01, Politikë CNA

Dy ditë para ndeshjes me Armeninë kryeministri Rama fton qytetarët ta ndjekin këtë sfidë në Parkun e Kryeministrisë. Përmes një shënimi në faqen e tij në Facebook, Rama thotë se nuk janë të ftuar në këtë park ata që shfrynë fjalë të tepërta pas humbjes së mbrëmshme të Kombëtares përballë Serbisë.

?Eshtë e (para)fundit sepse është e fundit në grup, për të shkuar direkt në Francë me një fitore dhe, në rast barazimi ose humbjeje, është e parafundit sepse Shqipërinë e pret sprova finale në playoff me të tretën e një grupi tjetër. Dhe pas dy humbjeve të minutave të fundit, të dielën në 18.00, është koha për të qenë përsëri së bashku me Kuqezinjtë në Parkun e Kryeministrisë në përpjekjen e vështirë po aspak të pamundur, të kualifikimit direkt në Finalet e Europianit. Kush ka shfryrë fjalë të tepërta zemërimi ndaj Kombëtares pas ndeshjes së mbrëmshme nuk është i ftuar?, shkruan Rama.

Më tej kryeministri thotëë se se kush është kuqezi i vërtetë e do Komnbëtaren njësoj kur fiton dhe kur humbet. Ai vlerëson se edhe nëse nuk shkojmë në Francë, kjo Kombëtare është ngjitur në majën e historisë së futbollit shqiptar.

Lajmet e fundit nga