LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Europianë me brekë nëpër këmbë

9 Tetor 2015, 16:26, Opinione CNA

Nga Andi BUSHATI

Prej dhjetë ditësh, që kur atmosfera e ndeshjes Shqipëri -Serbi filloi të ndizet na është imponuar vetëm një shprehje: sjellja është më e rëndësishme se rezultati. Para së gjithash, përpara se të jemi tifozë të zjarrtë të skuadrës sonë, duhet të tregojmë se jemi europianë të mirë. Përpara se të jemi ultras të kuqezijve, duhet të jemi qytetarë shembullorë. E gjithë kjo trysni pozitivizmi, i gjithë ky kompleks prej shqiptatësh të edukuar, solli atë që pamë në Elbasan Arena: një stadium me skuadra, por pa tifozë, një ekip profesionist, por pa shpirt, një skuadër pa lojtarin e saj të 12-të.

Dhe kështu e fituam sfidën politike për të qenë kandidatë për europianë të mirë, por humbëm atë më kryesoren, të bënim gjithçka që ndeshja të fitohej….
Këtë të enjte në Elbasan trysnia e dhjete ditëve të fundit prodhoi një spektakël funeral. Cana, Hysaj, Berisha, Lenjani, Balaj me shokë luajtën, por ata nuk pati kush t?i mbështeste, mundimi i tyre ishte si një përpjekje që adresohej në asgjëkund, tek një publik i trembur deri në palcë dhe i fjetur deri në vetëmohim.
Asnjëherë, po asnjëherë, edhe në ditët e saj më të këqia, madje edhe gjatë kohës së komunizmit, kur në stadium shkohej vetëm për të duartrokitur, kombëtarja shqiptare nuk është lënë kaq pa përkrahje, nuk është ndjerë kaq jetime. Dhe ironia e fatit është se ajo që u pa pa në fushë nuk përputhet aspak me interesin, ndjenjën, pasionin e qindramijërav tifozëve të vërtetë të kombëtares që ishin gati t?i vinin flakën stadiumit këtë të enjte.

Kjo nuk ndodhi dhe pikërisht për këtë, ne sot jemi larguar nga Elbasani me një peng. Me atë që nuk i dhamë një shans të fundit këtyre lojtarëve që janë në fakt vitrina më e mirë europiane e Shqipërisë.

Natyrisht, si unë dhe ata mijra të tjerë që ishin në stadium e dimë se kjo mund të mos mjaftonte. Se dikush mund të fajësojë sot Giani De Biasin, që u tregua aventurier duke luajtur deri në fund për fitore dhe prandaj e pësoi. Dikush tjetër mund të fajësojë fatin e keq që na ndjek prej vitesh si mallkimi i kohës shtesë. Disa mund të pretendojnë se nëse Cikalleshi i sapofutur do të kish pasur më shumë fat, rezultati nuk do të qe ky dhe ne tani do të flisnim për gjëra krejt të tjera.

Por, pavarësisht nga të gjitha këto, ne të gjithë së bashku e dimë, se këtë të enjte në Elbasan, ne nuk bëmë aq sa duhet për skuadrën tonë. Të trembur dhe të friksuar, me ankthin se mund të na tregonin me gisht si delja e zezë e Ballkanit edhe sikur të ndodhte incidenti më i vogël, në vumë kompleksin përpara zemrës. Zgjodhëm të ishim jo ata që jemi, por ata që duam të dukemi në sytë e të tjerëve. Dhe kjo hipokrizi, ky oksidentalizëm i shtirë na ndëshkoi.

Ne nuk i ndihmuam aq sa duhet kombëtares sonë.

Ne dëshëm të shitemi si « europianë » dhe ja arritëm. Por mbetëm ?europianë? me brekë nëpër këmbë. Europianë të mundur. Sepse, nëse kjo humbje, që erdhi ndoshta edhe ngaqë ne nuk e mbështetëm aq sa duhet kombëtaren, do të na kushtojë vajtjen në Paris, askush nuk do të kujtohet më, se sa mirë u sollëm këtë mbrëmje tetori. Askush s?do të dojë t?ia dijë për Shqipërinë, që mungon si përherë në arenat e mëdha të Europës. Askush s?do të na jetë mirënjohës që u sollëm ndryshe nga c?ishim.

Të gjitha do të harrohen dhe paradoksalisht ne mund të humbasim një vitrinë të madhe europiane vetëm prej dëshirës për tu dukur më europianë sesa duhet./Lapsi

Lajmet e fundit nga