LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha takon kreun e Fondit shqiptaro-amerikan, Granoff

9 Tetor 2015, 15:27, Politikë CNA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti të premten në një takim përfaqësues të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve, mes të cilëve kryetarin e tij, Michael Granoff.

Sipas një njoftimi për shtyp nga selia blu, gjatë takimit zoti Basha ka shprehur mirënjohjen e tij dhe të PD për ndihmën që ka dhënë Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve në nxitjen e sektorit privat, në financimin e projekteve të rëndësishme të cilat kanë kontribuar në zhvillimin e ekonomisë shqiptare, në punësimin, rritjen dhe zhvillimin e tregut të punës, etj.

?Në mënyrë të veçantë, zoti Basha falenderoi Fondacioin Shqiptaro-Amerikan për mbështetjen që i dha iniciativave të tij si kryebashkiak i Tiranës për ngritjen e fondit prej 5 milionë dollarësh që do të mbështesë të gjithë ata që duan të hapin një biznes të vogël apo të mesëm me prioritet të rinjtë dhe gratë, si dhe për projektin e Pazarit të Ri, i cili do të shndërrohet në model për rajonin?, thuhet në njoftim.

Situata ekonomike në vend ka qenë një tjetër temë në fokus të këtij takimi, me kreun e opozitës që ka shprehur shqetësimin për krizën ekonomike që ka mbërthyer vendin.

?Rritja e papunësisë dhe mungesa e shpresës tek të rinjtë është një shqetësim i madh sot, çka ka sjellë dhe një numër të madh azilkërkuesish nga Shqipëria drejt Gjermanisë dhe vende të tjera europiane?, tha zoti Basha.

Ai gjithashtu theksoi se klima e biznesit është përkeqësuar, borxhi publik është rritur dhe asnjë investim i ri nuk është bërë në dy vjet.

?Rritja e nivelit të taksave dhe pasiguria ka bërë që investitorët e huaj të kërkojnë tregje të tjera dhe të zhvendosen nga Shqipëria. Ndërkohë që lufta kundër informalitetit, si aksion dhe jo si një iniciativë e mirëstudiuar, ka sjellë mbylljen e mijëra bizneseve të vogla duke rritur ndjeshëm papunësinë dhe pamundësinë e qytetarëve për të përmbushur nevojat më elementare?, tha më tej Basha.

Lajmet e fundit nga