LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mitrovice, policia ne gatishmeri per trazira te mundshme nga ndeshja ne Elbasan

8 Tetor 2015, 14:38, Kosova & Bota CNA

Rreth 120 policë të stacionit të Mitrovicës së Veriut do të jenë të gatshëm për parandalimin e ndonjë tensioni të mundshëm, para, gjatë dhe pas ndeshjes Shqipëri-Serbi e cila do të zhvillohet sonte në Elbasan.

Zëvendësdrejtori i Policisë në Mitrovicën e Veriut, Besim Hoti, për KALLXO.com tregoi detajet e planit policor.

?Stacioni i Veriut sot është me plan operativ i cili do fokusohet më shumë përgjatë lumit Ibër, të ura kryesore e këtij lumi, Lagjja e Boshnjakëve, te tre rrokaqiejt dhe në Suhodoll, gjithashtu edhe në qytet,? shpjegoi Hoti.

Plan operativ kanë edhe kolegët e Hotit në jug të Mitrovicës. Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë për Mitrovicën e Jugut thotë se ura e Ibrit do të jetë njëra nga zonat që policia do ta ketë nën vëzhgim.

?Lidhur më ngjarjen e sotme e kemi një plan operativ ku varësisht nga reflektimi i rrjedhës së lojës atje, ne në fokus kemi zonat e ndjeshme si ura e Ibrit e të ngjashme?, tha Zahiti.

Shqipëria e Serbia do ta zhvillojnë sonte ndeshjen e dytë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian ?Francë 2016?.

Lajmet e fundit nga