LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Jemen / Sulm në dasmën e liderit të rebelëve

8 Tetor 2015, 09:17, Kosova & Bota CNA

13 persona raportohet të jenë vrarë në një seri sulmesh ajrore që goditën një dasmë në një qytet të kontrolluar nga rebelët në Jemen.

Sulmi ndodhi në Sanban, rreth 100 kilometra në jug-lindje të kryeqytetit Sana.

Ende nuk është e qartë se kush është pas sulmit, por një koalicion i udhëhequr nga sauditët kryen prej ditësh operacione ajrore kundër rebelëve të etnisë houthi.

Në incidentin e fundit thuhet se është goditur sërish një dasmë, ajo e organizuar nga një liter tribal, i njohur si mbështetës i rebelëve houthi. Të paktën 25 persona të tjerë raportohet të kenë mbëtur të plagosur.

Lajmet e fundit nga