LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjykata e Lartë lë në burg deputetin Armando Prenga

8 Tetor 2015, 13:47, Kronika CNA

Deputetit  Armando Prenga do të vazhdojë të qëndrojë në burg. Gjykata e Lartë  rrëzoi këtë të enjte kërkesën e tij  për ndryshimin e masës së sigurisë. Ndaj deputetit rëndojnë tre akuza, ?prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake? në ambientet publike, ?plagosje e rëndë me dashje në bashkëpunim dhe ?kanosje?. Vetë Armando Prenga  nuk ishte i pranishëm në seancë ndërsa avokatet e tij kanë pretenduar se  po mbahet padrejtësisht i arrestuar. Deputeti i qarkut të Lezhës, Armando Prenga, u arrestua pas ngjarjes së 4 shtatorit  në Laç, ku ai pati një përplasje me familjen Cali, për shkak të pretendimeve mbi shfrytëzimin e Lagunës së Patokut.

Lajmet e fundit nga