Connect with Us

Berisha uron fitoren e Kombetares: Deshmojme epersine ne vlera

Politikë

Berisha uron fitoren e Kombetares: Deshmojme epersine ne vlera

Publikuar

-

“Sot ne “Elbasan Arena” ndeshen ekipet kombetare te Shqiperise dhe Serbise!

Mbare shqiptaret dhe miqte e tyre presin sot epersine tone ne loje, epersine tone ne vlera. Kam shume besim dhe uroj qe ti deshmojme ato!
Suksese nga zemra ekipti kuqezi. Fitoreeeee!!! sb”, ky eshte mesazhi i postuar ne prag te ndeshjes Shqiperi-Serbi nga ish-kryeministri Berisha.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Balla justifikon “hilen” e PS-së për Kodin Zgjedhor/ Më 25 prill do të votohen edhe kandidatët

Publikuar

-

Nga

Video-Taulant Balla i jep të drejtë Topallit/ “Luli gënjen edhe kur e pyet sa është ora”

Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla ka folur për mediat, pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar.

Balla ka tentuar të justifikojë draftin e propozuar nga PS për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ndërsa theksoi se më 25 prill do të votohen edhe kandidatët.

Gjithashtu ai theksoi se sipas tij listat janë 100% të hapura.



“Qytetarët shqiptar duhet të kenë mundësinë të japin votën e tyre…PS ka propozuar një draft që është bërë publik nga zoti Gjiknuri dhe kjo është diskutuar sot.

LEXO EDHE:  Taulant Balla me armë në komisariat?/ Reagon kryeministri

LEXO EDHE:  Video-Thirrja e fortë e Berishës/ Bashkohuni kundër gjobave të turpshme të narkoqeverisë bandite

Inkurajojmë Këshillin Politik me qëllim që të gjejmë gjuhen ë përbashkët për ndryshimet e miratuar në Kushtetutë. Listat janë 100% të hapura sepse çdo kandidat do të marrë vlerësim me votë nga qytetarët”, u shpreh Balla.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gjiknuri i përgjigjet kërkesës së Hajdarit/ T’i japim kohë edhe opozitës jashtëparlamentare

Publikuar

-

Nga

Gjiknuri i përgjigjet Hajdarit/ T’i japim kohë edhe opozitës jashtëparlamentare

Bashkëkryetari i Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore i ka kthyer përgjigje deputetes së opozitës Rudina Hajdari për propozimin e saj lidhur me hapjen e listave.

Duke konfirmuar gatishmërinë për të diskutuar me qëllim arritjen e një konsensusi, Gjiknuri shkruan se, në cilësinë e përfaqësuesit të mazhorancës kërkoi nga përfaqësuesit e tjerë të Këshillit Politik që të sjellin opinionin në raport me draftin e PS ose propozime alternative.



Gjiknuri thotë se duhet t’i japin kohën e nevojshme edhe përfaqësuesve të opozitës jashtëparlamentare që të paraqesin dhe ata propozimet e tyre konkrete për amendamentet e Kodit Zgjedhor.

” E nderuar zonja Hajdari,
Në mbledhjen e fundit të Këshillit Politik, Partia Socialiste depozitoi amendamentet e saja për ndryshimet në Kodin Zgjedhor si reflektim i ndryshimeve Kushtetuese të hyra tashmë në fuqi. Amendamente që në gjykimin tonë garantojnë plotësisht parimet kushtetuese për hapjen 100% të listave ashtu sikurse sigurojnë të drejtën e çdo qytetari për të vlerësuar nominalisht me votë preferenciale secilin kandidat e më tej duke ri rënditur listën përpara ndarjes përfundimtare të mandateve. Gjithësesi, duke konfirmuar se jemi plotësisht të gatshëm të diskutojmë rreth propozimeve tona me synim arritjen e një produkti me konsensus sa më të gjërë, në cilësinë e përfaqësuesit të mazhorancës kërkova nga përfaqësuesit e tjerë të Këshillit Politik që të sjellin opinionin në raport me draftin tonë ose propozime alternative.
Gjej rastin të ju falenderoj që Ju zonja Hajdari ju përgjigjet pozitivisht thirrjes për të kontribuar në mënyrë aktive, me propozime konkrete. Duke qenë se Këshilli Politik u krijua si strukturë ekstra-parlamentare, me synim primar përfshirjen e kontributit të opozitës jashtëparlamentare në procesin e reformës zgjedhore, do kërkoja mirëkuptimin tuaj për ti dhënë kohën e nevojshme edhe përfaqësuesve të opozitës jashtëparlamentare që të paraqesin dhe ata propozimet e tyre konkrete për amendamentet e Kodit Zgjedhor. Duke patur kontributin konkret me drafte nga të gjitha palët në Këshill, mund të kryejmë më pas procesin e negocimit në këtë strukturë ekstra-parlamentare, për një produkt me konsensus sa më të gjërë të mundshëm.
Në rast se opozita jashtëparlamentare, brenda afateve që na ka caktuar Kuvendi, do të vazhdojë të refuzojë ftesën për të dhënë kontributin e saj me amendamente konkrete të Kodit Zgjedhor, Ju si opozitë parlamentare keni gjithësesi të drejtat dhe hapësirat e plota ligjore për ti bërë amendamentet tuaja pjesë të diskutimit që do duhet të zhvillohet padiskutim në Komisionin Parlamentar për Çështjet Ligjore dhe grupin përkatës të punës ku përfaqësohet si mazhoranca ashtu edhe minoranca në Kuvend.
Duke ju ftuar të depozitoni një kopjo të propozimeve tuaja zyrtarisht edhe pranë Komisionit Parlamentar për Çështjet Ligjore, mbetemi në pritje që opozita jashtëparlamentare të depozitojë në Këshillin Politik ose në Kuvendin e Shqipërisë propozimet konkrete për amendamentet e Kodit Zgjedhor në zbatim të ndryshimeve Kushtetuese të 30 Korrikut”, shkruan në letër Gjiknuri./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Koha nuk pret më”/ Meta bën thirrjen e fortë: Të mos harrojmë porositë e mençuara të Papa Françeskut

Publikuar

-

Nga

Shqiptarët në kampin “Al Hol”?! Meta/ Kjo punë nuk shpjegohet në publik

Presidenti Ilir Meta vijon të bëjë thirrje për lista 100% rtë hapura, dhe të mos preket marrëveshja e 5 qershorit.

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm, kreu i shtetit, ka kujtuar 6 vjetorin e vizitës së Papa Franceskut në Shqipëri ndërsa thekson se “Duhet bërë gjithçka për të shtuar shpresën për rininë tonë, sepse ‘Ku ka rini, ka shpresë!”

“Në 6-vjetorin e vizitës së Tij në Shqipëri, të mos harrojmë porositë e mençuara të Papa Françeskut: “Shqiponjat nuk e harrojnë folenë, por fluturojnë lart. Kam parë kaq shumë të rinj, ndaj ju lutem mbajini ata në Atdheun e tyre dhe Shqipëria të shpëtojë nga dimri demografik”.

LEXO EDHE:  Marshimi opozitës/ Berisha i bashkohet protestuesve

LEXO EDHE:  Video-Thirrja e fortë e Berishës/ Bashkohuni kundër gjobave të turpshme të narkoqeverisë bandite

Të bëjmë gjithçka që shqiponjat të qëndrojnë e të kthehen në folenë e tyre, dhe Shqipëria të ngrihet lart, atje ku e meritojnë ëndrrat dhe sakrificat e shqiptarëve, si një vend plotësisht demokratik, i respektuar dhe me dinjitet në Europë.



“Duhet bërë gjithçka për të shtuar shpresën për rininë tonë, sepse ‘Ku ka rini, ka shpresë”, – tha Papa Françesku në Tiranë.

KOHA NUK PRET MË!
TË KTHEJMË SHPRESËN PËR RININË DHE PËR TË GJITHË SHQIPTARËT!”-shkruan Meta.

LEXO TE PLOTE