Connect with Us

Tifozët italianë në policinë e Tiranës, biletat e tyre u gjetën në mjetin e Morinajt

Kronika

Tifozët italianë në policinë e Tiranës, biletat e tyre u gjetën në mjetin e Morinajt

Publikuar

-

Disa italiane dhe tifozë shqiptarë që jetojnë në Itali, janë ndaluar nga policia e Tiranës, pasi emrat e tyre kanë rezultuar në biletat e gjetura në makinën e Ismail Morinës i cili u arrestuar mëngjesin e sotëm. Këta persona ndodhen përpara ambienteve të Policisë së Tiranës dhe kërkojnë të marrin biletat e tyre për të pasur mundësi të shohin ndeshjen Shqipëri-Serbi  pasi kanë paguar për atë biletë. Ndërkohë, policia e shtetit është vënë në kërkim të personave të tjerë që rezultonin në biletat që posedonte Ismail Morina për të verifikuar çdo dyshim që është ngritur se pse këto bileta duhej të ishin në duart e ballist Morinës.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Përgjaken rrugët/ Autovetura përplaset me komionin, një i vdekur

Publikuar

-

Nga

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Tiranë-Elbasan.

Mësohet se dy automjete, një autoveturë me targa të huaja dhe një kamion  janë përplasur me njëri-tjetrin e për pasojë ka humbur jetën një person.

Identiteti i viktimës nuk bëhet ende me dije, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zjarr në Elbasan/ Rrezikohet Uzina e Lëndëve Plasëse të Mjekësit

Publikuar

-

Nga

Një zonë me shkurre është përfshirë nga flakët në fshatin Mjekës.

Si pasojë e erës dhe barishteve të thata, zjarri rrezikon që të prekë Uzinën e Lëndëve Plasëse të Mjekësit e cila ndodhet vetëm 100 metra larg.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar dy automjete zjarrfikësish, ku po punojnë për shuarjen e flakëve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Nuk dhanë lekët e qirasë”/ Policia sqaron motivet e atentatit me armë në Berat

Publikuar

-

Nga

Policia e Beratit ka sqaruar rrethanat e atentatit me armë në Berat pasditen e sotme.

Policia sqaron se tre persona kanë qëlluar drejt lavazhit, ku ndodheshin  qiramarrësit, pasi këta të fundit nuk i kishin dhënë lekët e qirasë.

Ndërkohë që policia bën me dije sa ka vënë në pranga dhe tre agresorët.

Njoftimi i policisë

Berat

Qëlluan me armë zjarri në drejtim të një lavazhi dhe tentuan të largohen, por u vunë në pranga nga Policia.

Falë reagimit në kohë dhe profesional të Policisë u kapën dhe arrestuan në flagrancë tre shtetasit që qëlluan me armë zjarri.

Sekuestrohet arma e zjarrit tip pistoletë dhe 1 automjet Benz.

Rreth orës 16:00, është marrë njoftim se disa shtetas kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lavazhi dhe janë larguar nga vendgjarja.

Menjëherë janë organizuar shërbimet dhe falë një reagimi të shpejtë dhe një pune të mirëorganizuar nga Komisariati i Policisë Berat në bashkëpunim me Njësinë Operacionale të Rendit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

LEXO EDHE:  Një oficer policie i përfshirë në atentatin me dy viktima në Sukth

LEXO EDHE:  FOTO/Njihuni me Mazzanti Evantra 711/Supermakinën më të re Italiane

V.S, 42 vjeç, Xh.S, 25 vjeç dhe P.Q, 66 vjeç, të tre banues në Berat.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasi V.S, pronari i lavazhos, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të lavazhos të cilën e ka dhënë me qera, pasi qeramarrësi nuk i kishte dhënë lekët e qerasë.

Më pas shtetasi V.S, së bashku me shtetasit XH.S dhe P.Q, janë larguar me automjet duke hedhur në rrugë edhe armën e zjarrit, por falë reagimit në kohë të Policisë është bërë kapja e tyre si dhe gjetja e sekuestrimi i armës së zjarrit.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Vrasje e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim”, “Armbajtje pa leje”./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE