Connect with Us

Tensione në gjyqin ndaj dy mjekëve të “Koço Gliozhenit”

Kronika

Tensione në gjyqin ndaj dy mjekëve të “Koço Gliozhenit”

Publikuar

-

Eshtë tensionuar situata në gjykatën penale të Tiranës në seancën e parë gjyqësore kundër dy mjekëve të maternitetit “Koço Glozheni”, nën akuzë për mjekim të pakujdesshëm të Dorjana Hakës, gruas së portierit të Partizanit, Alban Hoxha, e cila ka ndërruar jetë gati një vit më parë.

Të afërmit e të ndjerës, që u nda nga jeta në moshën 25 vjeç kanë reaguar me fyerje ndaj mjekëve në sallën kryesore të gjykatës, për shkak se gjatë seancës avokatët e tyre kërkuan riekspertim.

Prindërit e Dorjana Hakes e konsiderojnë këtë lëvizje të avokatëve, si taktikë që dy të pandehurit t’i shpëtojnë drejtësisë, raporton TCH.

LEXO EDHE:  Tensione tek Kryeministria/ Reagon Meta

Mjekët që janë marrë të pandehur nga Prokuroria, janë gjinekologu Petrit Rexhepi dhe anestezistja Elona Burba.

Sipas Prokurorisë, dy mjekët kanë futur pacienten për lindur në operacion, pa ndjekur protokollin mjekësor dhe pa kryer analizat e nevojshme.

Pas operacionit gruaja, e cila solli në jetë një djalë, ka gjetur vdekjen. Për Prokurorinë mjekët që e operuan atë nuk e ndoqën gjendjen e saj shëndetësore edhe pas lindjes.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Të armatosur dhe me makina të blinduara/ Kriminelët i bëjnë karshillëk policisë

Publikuar

-

Nga

Gazetari investigative Artan Hoxha ka publikuar dy video në emisonin “Opinion” të Blendi Fevziut ku tregon hapur që personat e shpallur në kërkim për krime të rëndë i bjënë karshillëk policisë me makina të blinduara duke shëtitur ditën në mës të qytetit.

Sipas pamjeve të publikuara makinat tip “Foristradë” të cilat kushtojnë qindra-mijëra euro, shëtisin lirshmë në mes të Elbasanit, të drejtuara nga kriminelë të rrezikshëm.

LEXO EDHE:  Debate e tensione para mbajtjes së tryezës për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi

LEXO EDHE:  Zgjedhjet vendore shtojnë tensionet/ Zhbëhet aleanca Basha-Kryemadhi

Si ka mundësi që policia nuk i arreston?

Gazetari Hoxha, përmes këtyre videove ngre alarmin se policia e shteti ngre duart lart dhe tregohet inegzistente përballë kriminelëve të rrezikshëm, të shpallur në kërkim të cilet duhet të ishin prapa hekurave.

Rasti lidhet dhe me rastin e Kavajës ku viktima, Dritan Haxholli ishte i shpallur në kërkim dhe lëvizte gjithashtu lirshëm në qytet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Kavaja”/ Policia asnjë fjalë për vrasjen

Publikuar

-

Nga

Ngjarja e rëndë që tronditi Kavajën ende nuk ka marrë një përgjigje zyrtare nga ana e Policisë së Shtetit.
Kështu u shpreh drejtuesi i emisionit “Opinion”, gazetari Blendi Fevziu, i cili apeloi publikisht Policinë që të reagojë.

“Nuk kemi asnjë përgjigje nga Policia. Ne nuk kërkuam asgjë për hetimin e çështjes… A është e vërtetë që një person që duhet të ishte në burg lëvizte lirshëm i armatosur në Kavajë?”, tha drejtuesi i emisionit.

Nga ana tjetër, gazetari investigativ i kronikës së zezë, Artan Hoxha, u shpreh se konflikti nuk është vetëm për një femër.

LEXO EDHE:  Tensione në Kuvend/ Opozita bllokon Tahirin

LEXO EDHE:  Zgjedhjet vendore shtojnë tensionet/ Zhbëhet aleanca Basha-Kryemadhi

“Bashkëshorti i asaj vajzës, i cili është në burg në Gjermani, në Shqipëri ka qenë i dënuar për vrasje. Cili është ai budalla që do shkojë atje, kur e di cili është. Ky grup personash, nuk janë zënë aty për një femër. Janë të përfshirë në një aferë kriminale, për se janë prishur pazaret atë le ta gjejnë.”, tha Hoxha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrasja në Kavajë/ Artan Hoxha zbardh pazaret e drogës

Publikuar

-

Nga

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje të reja nga ngjarja e Kavajës.

Hoxha tha se ngjarja është devijuar qëllimisht dhe se gjithë çështja vertitet rreth pazareve të drogës. Ndërsa tregoi dhe se viktima dhe autori kanë qënë në të njejtin burg.

“Në momentin e parë jemi marrë me çështjen e moralit, po ngjarja u devijua qëllimisht. Kemi ikur nga thelbi i vërtet. Pista është ajo që Prokuroria po merret tani, droga.

Ai ka qenë i dënuari, ky ka qenë gradiani.

LEXO EDHE:  Foto/ Berisha tallet keq me Ramën

LEXO EDHE:  Tensione tek Kryeministria/ Reagon Meta

Ajo që ka ndodhur aty dhe unë shpresoj që hetimet ta nxjerrin është që ky grup personash nuk ishin aty për një femër, por e njihnin njëri-tjetrin. Për çfarë u është prishur pazari!

Marsida e di shumë mirë se pse ka ndodhur konflikti i vërtetë. Kemi të bëjmë me njerëz që kanë luajtur me njëri- tjerirn. Këtë çështje nuk mund ta hetoj Prokuria e Kavajës.” u shpreh Hoxha në “Opinion”./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE