LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Debate ne grupin parlamentar te PD-se, Ruli perplaset me Bashen, braktis mbledhjen

7 Tetor 2015, 15:13, Aktualitet CNA

Disa deputetë kërkuan penalitete për kryetarët e degëvë humbëse, por kryetari Lulizm Basha mësohet të ketë kërkuar më parë një analizë te hollësishme në çdo degë.

Deputeti Genc Ruli ka mbajtur peshën kryesore të debatit për këtë çështje, pas të cilit ai është nervozuar duke braktisur mbledhjen, për shkak të termave të butë të kryedemokratit Basha lidhur me shkarkimin e kryetarëve të degëve.

Debate për këtë çështje ka pasur dhe mes nënkryetarit demokrat Edi Paloka dhe deputes Majlinda Bregu, lidhur me faktin se kë ndihmon debati në PD demokratët apo kundërshtarët, raporton Ora News.

Ndërkohë, më herët në pjesën e hapur të mbledhjes për mediat shefi i selisë blu akuzoi qeverinë se po mbyll skandalin e CEZ.

Kreu i demokratëve Basha tha se opozita mbështet dhe frymëzon qytetarët në betejën kundër së keqes:

?Ne mbështesim dhe frymëzojmë reagimin e qytetarëve kundër së keqes. ?Qytetarët në këmbë? është zgjidhja më e mirë, për të mos thenë e vetmja, kundër një qeverie të kalbur me tipare oligarkike.

Për ne si opozitë  ?stabiliteti? i ngritur  mbi  pazaret dhe allishverishet e  krerëve të shumicës  për të  penguar drejtësinë  dhe për të vijuar avazin e  shpërdorimit të pushtetit,  vjedhjeve  dhe abuzimeve  me pasuritë publike, është  stabiliteti i së keqes. ?Stabiliteti? i bazuar në ndarjen e zonave të korrupsionit nga Rama dhe Meta është një turp dhe një provokacion  i rëndë i tyre kundër qytetarëve?

 

09:02 Aktualitet

Rama takim me Metën

Kryeministri, Edi Rama  do të zhvillojë ditën e sotme një ta...

Lajmet e fundit nga