Connect with Us

Cudira te azilanteve nga Ballkani, porosisin veshje ne internet e nuk i paguajne

Bota

Cudira te azilanteve nga Ballkani, porosisin veshje ne internet e nuk i paguajne

Publikuar

-

Nga qershori 2014 deri në qershorin e vitit 2015 kompania e njohur e shitjes online “Zalando” ka dërguar nga Berlini 962 paketa me këpucë, veshje dhe valixhe në një adresë të vetme.

Bëhet fjalë për adresën e qendrës së pranimit të azilkërkuesve në nivel të landit, në Lebach.

Shuma e plotë e porosive të dërguara në atë qendër (dhe të papaguara), ka qenë 181.188.75 euro.

Vetëm pak javë më parë, kjo kompani e cila në vitin 2014 ka pasur një qarkullim prej 2.2 miliard eurosh ka ushtruar kallëzim penal me bazë dyshimin për mashtrim, shkruan “Handelsblatt”.

Porositë janë bërë para fillimit të fluksit të refugjatëve të luftës nga Siria, Eritrea dhe Iraku. Sipas hetimeve të bëra, fjala është për porosi që në të shumtën e rasteve i kanë bërë azilkërkuesit me status të refuzuar nga Shqipëria, Kosova dhe Bosnjë e Hercegovina.

LEXO EDHE:  Një kërkesë në rritje për “klipet” e nxehta/ Punonjëset e seksit offline të detyruara të nisin punën në internet

Policia ka konstatuar se 365 porosi me vlerën prej 68.554.85 euro janë bërë nga 41 të persona të fajësuar, të cilët vazhdojnë të banojnë në Lebach.

Ndërsa mallra me çmimin e përbashkët prej 50 mijë euro kanë porositur dhe i kanë marrë pa i paguar 59 azilkërkues të tjerë të cilët tashmë janë kthyer në vendet e prejardhjes.

Po ashtu besohet se shumë nga porositë janë bërë nën adresa të rrejshme.

Kështu, për 136 pranues të artikujve të përmendur ose për 335 paketa nuk janë gjetur shënime në regjistrin e paraqitjes.

Mbetet e hapur pyetja për arsyen e ushtrimit të kallëzimit penal pas rreth një viti.

Por një zëdhënës i Zalando-s ka deklaruar se kompania po punon në vazhdimësi në përmirësimin e sistemit të sigurisë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Rreth 200 afganë që kanë ndihmuar forcat amerikane evakuohen në Shtetet e Bashkuara

Publikuar

-

Nga

Rreth 200 afganë që kanë ndihmuar forcat amerikane evakuohen në Shtetet e Bashkuara

Rreth 200 afganë që kualifikohen për statusin e imigrantit special (SIV) mbërritën me një avion special në Shtetet e Bashkuara të premten si pjesë e një operacioni për të evakuuar ata që i dhanë ndihmë qeverisë amerikane.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë e njoftuan Operacionin Refugjatët e Aleatëve më 14 korrik, duke thënë se do të evakuonin përkthyesit afganë dhe të tjerë që ndihmuan qeverinë amerikane gjatë luftës, së bashku me familjet e tyre, të cilët tani kanë frikë nga hakmarrja e talebanëve.

Zëvendës Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Russ Travers u tha gazetarëve se sjellja e tyre në SHBA “përmbush angazhimin e Shteteve të Bashkuara dhe nderon shërbimin e guximshëm të këtyre afganëve në ndihmën për të mbështetur misionin tonë”.

Fluturimi drejt sigurisë

Zyrtarët amerikanë thanë se me udhëtimin e parë erdhën rreth 200 persona me statusin special SIV dhe anëtarët e familjes së tyre. Rreth 700 të tjerë që kanë përfunduar procesin do të evakuohen në javët e ardhshme.

Ata do të dërgohen në Fort Lee, një bazë ushtarake në Virxhinia, ku do të kalojnë rreth një javë duke iu nënshtruar kontrolleve mjekësore dhe duke përfunduar dokumentet para se të zhvendosen. Ata që kanë lidhje familjare do të vendosen pranë tyre, të tjerët do të sistemohen përmes Programit të Pranimeve të Refugjatëve të Departamentit të Shtetit.

Sipas Departamentit të Shtetit, grupi i parë i refugjatëve i është nënshtruar testimit për COVID-19. Nëse dikush teston pozitiv, ata do të karantinohen para udhëtimit.

“Ne kemi ofruar vaksina në Kabul për ata që janë të interesuar, dhe gjithashtu do t’i ofrojmë ato vaksina edhe në Fort Lee,” tha Ambasadorja Tracey Jacobson me grupin koordinues të Departamentit të Shtetit për Afganistanin.

LEXO EDHE:  Pranvera erdhi!/ Njihuni me këpucët e stinës

Vlerësohet se rreth 2,500 shtetas afganë të kualifikuar dhe ende të mbetur në Afganistan do të evakuohen përfundimisht në SHBA.

LEXO EDHE:  Kujdes!/ Në internet nuk ka më hapësira të mbrojtura

Përshpejtimi i evakuimit të afganëve është një përparësi, tha Karine Jean-Pierre, zëvendës sekretare e shtypit, gjatë një konferencë të enjten në Shtëpinë e Bardhë.

“Presidenti vendosi një objektiv të qartë. Ne do të fillojmë zhvendosjen e aplikantëve të kualifikuar dhe familjeve të tyre para fundit të këtij muaji,” tha ajo.

“Kjo është një përpjekje e pandalur e qeverisë në mbarë botën, siç mund ta imagjinoni të gjithë, dhe ne synojmë të përmbushim synimin e presidentit”.

Më shumë se 70,000 afganë janë zhvendosur deri tani

Autorizimi origjinal për statusin e imigrantit special SIV u nënshkrua në ligj në vitin 2008 nga Presidenti i atëhershëm George W. Bush dhe kishte për qëllim t’u jepte qytetarëve irakianë siguri në Shtetet e Bashkuara. Që atëherë, qeveria ka vendosur më shumë se 70,000 afganë me statusin SIV në Shtetet e Bashkuara.

Departamenti i Shtetit thotë se të tjerët në rrezik të ndëshkimit talebanë – përfshirë udhëheqëset e të drejtave të grave, aktiviste, gazetarë, mbështetës të të drejtave të njeriut dhe të tjerë – mund të apelojnë në ambasadën amerikane në Kabul, e cila mund të bëjë rekomandime për Programin e Pranimit të Refugjatëve.

Programi i zhvendosjes SIV pritet të vazhdojë pasi trupat amerikane të përfundojnë tërheqjen e tyre nga lufta më e gjatë në historinë e vendit. Deri më 1 shtator, tha ushtria, trupat e mbetura amerikane në Afganistan pritet të përqendrohen në ruajtjen e Ambasadës Amerikane dhe aeroportit të Kabulit./voa

LEXO TE PLOTE

Bota

Presidenti Biden shpall masat e reja për frenimin e COVID-19

Publikuar

-

Nga

Presidenti Biden shpall masat e reja për frenimin e COVID-19

Ndërsa varianti Delta i virusit që shkakton COVID-19 përhapet me shpejtësi në të gjithë vendin, Presidenti amerikan Joe Biden ka njoftuar se punonjësit civilë të qeverisë federale duhet të vaksinohen ose t’i nënshtrohen testimeve të rregullta dhe të mbajnë maska. Po ashtu mbajtja e maskës do të kërkohet për të gjithë punonjësit dhe vizitorët në shumë ndërtesa federale.

Presidenti Biden foli të enjten nga Dhoma Lindore e Shtëpisë së Bardhë.

“Me vendimin tim, nën drejtimin tim, i gjithë personeli federal dhe vizitorët në ndërtesat federale do të duhet të bëjnë të njëjtën gjë. Siç e kam thënë që në fillim, mbajtja e maskës nuk është deklaratë politike, ka të bëjë me mbrojtjen e vetes dhe mbrojtjen e të tjerëve. Maska është mbrojtje kundër përhapjes së COVID-19. Por nuk ka dyshim që vaksinat janë mbrojtja më e mirë kundër sëmundjes së rëndë nga COVID-19 “, tha Presidenti Biden.

Qeveria federale punëson më shumë se 4 milionë amerikanë, përfshirë mbi 2 milionë punonjës civilë federalë, thuhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë.

LEXO EDHE:  Foto/ Yjet që shkelën në tapetin e MTV Movie & Tv Awards

LEXO EDHE:  Pranvera erdhi!/ Njihuni me këpucët e stinës

Të njëjtat standarde do të zbatohen për kontraktorët federalë, shtoi zoti Biden.

Presidenti tha gjithashtu se po i kërkon Departamentit të Mbrojtjes të shqyrtojë se si dhe kur ta shtojë vaksinën e Covidit në listën e vaksinave të detyrueshme për personelin e ushtarak.

Sindikatat që përfaqësojnë punëtorët federalë po tregohen të përmbajtur anë reagimet e tyre.

“Ne presim që hollësitë e çdo ndryshimi në kushtet te punës, përfshirë ato që lidhen me vaksinat COVID-19 dhe protokollet e lidhura me to, të negociohen siç duhet me njësitë tona para se të zbatohen,” tha Everett Kelley, kreu i Federatës Amerikane të Punonjësve të Qeverisë, sindikata më e madhe e punonjësve federalë, që përfaqëson një fuqi punëtore prej 700,000 vetësh.

“Detyrimi i njerëzve për një procedurë mjekësore nuk është mënyra amerikane e të vepruarit dhe është një shkelje e qartë e të drejtave civile, pavarësisht se si e justifikon atë,” tha Larry Cosme, president i Shoqatës Federale të Zyrtarëve të Zbatimit të Ligjit, e cila përfaqëson 30,000 vetë në 65 agjenci./voa

LEXO TE PLOTE

Bota

Masat anti-Covid/ Testi i detyrueshëm për ata që kthehen në Gjermani

Publikuar

-

Nga

Numri i infektimeve të sjella në Gjermani nga udhëtimet jashtë vendit po rritet, njofton Instituti Robert Koch. Qeveria gjermane po shtrëngon frenat nga frika e valës së katërt të pandemisë së Coronës.

Rregullat e reja për hyrje në Gjermani kanë për qëllim frenimin e përhapjes së virusit Corona prej pushuesve jashtë vendit. Sipas një projekt-urdhërese nga Ministria federale e Shëndetësisë, personat e pavaksinuar në veçanti duhet të jenë të përgatitur për detyrime të reja për testim. “Vala tjetër e numrit të lartë të infektimeve që pritet, sipas parashikimeve aktuale, duhet të shtyhet sa më shumë që të jetë e mundur.” Kabineti i qeverisë federale do të vendosë mbi draftin të premten (30.07), e vendimi duhet të hyjë në fuqi të dielën.

Dëshmia për teste, vaksinim dhe shërim

Në parim, sipas draftit të fundit, në të ardhmen të gjithë personat mbi 12 vjeç që vijnë në Gjermani duhet të kenë një test negativ, apo një certifikatë se janë shëruar nga Covid-19 apo janë vaksinuar. Ndërsa për personat që vijnë nga një zonë me variante shqetësuese të virusit, vlen rregulli që të gjithë duhet të kenë një test negativ, pavarësisht vaksinimit apo shërimit. Në listën e vendeve me mutacione të virusësve janë aktualisht Brazili dhe Afrika e Jugut.

LEXO EDHE:  Foto/ Yjet që shkelën në tapetin e MTV Movie & Tv Awards

Infektimet jashtë vendit

LEXO EDHE:  Dy mënyra si të kombinoni veshjen më sensuale, që iu tregon vetëm shpatullat

Infektimet me virusin Corona, të cilat ndoshta kanë ndodhur gjatë udhëtimit, kanë ndikuar edhe në rritjen e numrit të infektimeve në Gjermani, njofton Instituti Robert Koch (RKI). Sipas raportit të fundit për situatën, Spanja, Turqia dhe Holanda janë ndër vendet prej nga kthehen më së shumti persona të infektuar. Pasojnë Kroacia dhe Greqia. Por numri më i madh i infektimeve vazhdon të ndodhë brenda Gjermanisë, thonë autoritetet e RKI. Fjala është për të paktën 81 përqind e personave të infektuar. Në periudhën prej 28 qershorit deri më 25 korrik janë raportuar 3.662 raste të infektimeve jashtë vendit.

Në raport thuhet se variantet e virusit të klasifikuar si shqetësuese mbizotërojnë ndërkohë në Gjermani dhe në vendet e tjera të Evropës. Në Gjermani numri më i madh i të infektuarve është nga virusi Delta. Sipas RKI, incidenca shtatë-ditore në Gjermani aktualisht po rritet, veçanërisht tek fëmijët, adoleshentët dhe të rriturt, në grupet e moshave nga 10 deri 34 vjeç./DW

LEXO TE PLOTE