LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Merkel me ferexhe, shperthejne debatet ne Gjermani

6 Tetor 2015, 14:53, Kosova & Bota CNA

Në momentin që në Dresden mijëra njerëz protestuan kundër rritjes së fluksit të refugjatëve, në lajmet e stacionit televiziv publik gjerman ARD, është shfaqur kancelarja Angela Merkel me mbulesë islame në kokë, transmeton Telegrafi, ndërsa në pjesën e pasme të fotografive të publikuara duken disa minare.

Një paraqitje e tillë e kancelares gjermane ka ngritur në këmbë një pjesë të publikut atje, si dhe disa media tjera të cilat kanë kritikuar ashpër televizionin ARD.

?Merkel në ferexhe? A është çmendur ARD?, ?Ku janë vlerat që mungojnë në lirinë e medias, të drejtat e grave dhe barazia?, kanë qenë disa nga pyetjet e shtruara nga përdorues në Twitter, transmeton Telegrafi.

?I kuptojmë kritikat dhe na vjen keq që pikëpamja jonë rreth kancelares gjermane është keqkuptuar. Fotografia ishte pjesë e programeve me temë mbi vlerat e shoqërisë sonë. Moderatori i emisionit foli për sukseset e shoqërisë perëndimore, lirisë së mendimit dhe të barazisë. Në këtë fotografi, kemi kërkuar për të marrë vëmendjen e shikuesit dhe për të nxjerr në pah lirinë e Perëndimit?, ka sqaruar një zëdhënës për transmetuesin publik, ARD, pas ?ortekut? të komenteve rreth fotografisë së publikuar.

Zyrtarë të këtij televizioni kanë theksuar se këtë formë e shohin plotësisht legjitime, dhe kanë shprehur vendosmërinë të mohojnë të gjitha kritikat rreth asaj se e kanë bërë për të nxitur urrejtjen racore dhe propagandë kundër Islamit.

Lajmet e fundit nga