LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Letra e Tupac Shakur në shitje për 225.000 dollarë

6 Tetor 2015, 09:03, Lifestyle CNA

Një letër e Tupac Shakur, të cilën ai e ka shkruar nga burgu, do të dalë në shitje me një vlerë prej 225.000 dollarësh.

Reperi i ?Dear Mama? i ka shkruar një letër Nina Bhadresher, me të cilën ka punuar në ?Death Row Records?, ndërkohë që gjykohej për përdhunim në 1995, në të cilën ka treguar se qëllimi i tij ishte të niste një kapitull të ri në jetën e tij.

Në letrën drejtuar Nina-s, reperi shkruan: ?Nuk po ja jap këtë informacion asnjë gazete, madje as ?Time & Rolling Stone?, kështu që të lutem pasqyroje atë kështu siç është shkruar. Të besoj vetëm ty?.

Reperi, i cili u qëllua për vdekje një vit pasi shkroi letrën, kishte shpjeguar se me lënien e drogës dhe alkoolit, kuptoi mënyrën për të kaluar në një tjetër nivel.

?Shumë njerëz nuk i mbijetojnë nivelit tjetër të një rrugaçi? Ata bëhen të dhënë pas vdekjes. Një lojtar i vërtetë di se si të ecë një hap para. Ti duhet të luash me lojën, mos lejo që loja të luaj me ty. Një lojtar i mirë luan me femrat? një lojtar i rëndësishëm luan me jetën. Një lojtar i rëndësishëm është një mendimtar, një udhëheqës, një ndërtues, një biznesmen, një mësues dhe më e rëndësishmja, një burrë. Dua që të gjithë ta dinë se ka një nivel tjetër?.

Lajmet e fundit nga