LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Elvis Gaçaj përdorte vajza të reja për shpërndarjen e drogës, flet 18-vjeçarja që u gjet e mbyllur në apartament

6 Tetor 2015, 14:00, Kronika CNA

Elvis Gaçaj përdorte vajza të reja për shpërndarjen e lëndëve narkotike nëpër lokalet e natës në kryeqytet. Kështu e nis dëshminë e saj 18- vjeçarja, emri i të cilës nuk bëhet i ditur për arsye sigurie, rrëfimin e të cilës policia e ka administruar në dosjen hetimore kundër 40-vjeçarit Gaçaj, që mbeti i plagosur nga atentati i mbrëmjes së datës 1 tetor.

Sipas policisë, dëshmia e vajzës ka bërë që policia të ngre akuzën e prodhimit, mbajtjes dhe shitjes së lëndëve narkotike për 40- vjeçarin Gaçaj. Burimet thonë për Abc News se vetëm pak minuta pas atentatit, ku mbeti i vrarë Aurora Oskayn dhe Kevin Rugova, agjentët e krimeve kanë ushtruar kontroll në një nga apartamentet që përdorej nga Elvis Gaçaj, shumë pranë vendit të ngjarjes. Nga kontrolli, policia ka gjetur brenda apartamentit të kyçur nga jashtë, një vajzë të moshës 18-vjeçare.

Ajo ka treguar se ishte mbyllur në apartament nga Kevin Rugova me të cilën bashkëjetonte. Gjithashtu, ajo ka rrëfyer se qeranë e apartamentit e paguante Elvis Gaçaj, i cili sillte herë pas here lëndë narkotike të llojit kokainë. Vajza i ka thënë hetuesve se droga e llojit kokainë peshohej në sasi të barabartë nga ajo dhe persona të tjerë dhe më pas paketohej në qese të vogla.

Me paketimin e këtyre qeskave, 18-vjeçarja ka rrëfyer se ajo së bashku me Rugovën dhe vajza të tjera, shpërndanin lëndën nëpër lokale natë në zonën e ish-Bllokut. Rrëfimin e 18-vjeçares, hetuesit thonë se e ka konfirmuar edhe vajza me inicialet E.Gjuzi e cila i ka shpëtuar plumbave natën e atentatit të organizuar nga dy të arrestuarit tashmë Sael Sulaj dhe Vasiel Çavo.

Për hetuesit, ka qenë edhe konflikti për çmimin dhe shpërndarjen e lëndës narkotike, ajo që i ka shtyrë dy të rinjët Sulaj dhe Çavo të shkrepin armën ndaj 40-vjeçarit Gaçaj mbrëmjen e 1 tetorit pranë lulishtes ?1 maj?. Ndërkohë vetë të rinjtë e arrestuar nuk kanë pranuar se ky ka qenë shkaku i konfliktit. Ata kanë thënë se Gaçaj i dhunonte dhe poshtronte herë pas here në lagje pa ndonjë motiv.

Lajmet e fundit nga