Connect with Us

Diskutohet pershkallezimi i dhunes ne Afganistan

Bota

Diskutohet pershkallezimi i dhunes ne Afganistan

Publikuar

-

Në një konferencë ndërkombëtare të sigurisë në kryeqytetin taxhik, Dushnabe, përfaqësuesit e Azisë Qendrore kanë diskutuar për çështjet e sigurisë, me të cilat po ballafaqohet rajoni.

Sulmi i fundit në Kunduz të Afganistanit, tregon për rritjet e dhunës në rajon.

Udhëheqësi i Qendrës për Hulumtime Strategjike të Taxhikistanit, ka thënë se ekstremistët e grupit Shteti Islamik, kanë shpenzuar 70 milionë dollarë për operacionet brenda Afganistanit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Video/ Liderët botërorë tallen me Trump, presidenti “braktis” samitin dhe ofendon kryeministrin kanadez

Publikuar

-

Nga

Një video virale e shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale tregonte momentin kur liderët botërorë talleshin me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, në hapjen e samitit në Londër gjatë ditës së djeshme.

Bëhet fjalë për kryeministrin britanik Boris Johnson, kryeministrin kanadez Justin Trudeau dhe presidentin francez Emanuel Macron.

Johnson pyet Macronin se përse ishte vonuar në samit, ndërsa kryeministri kanadez iu përgjigj: “Ishte vonë se iu desh 40 minuta konferencë që në fillim”, duke iu referuar takimit të Trump me Macron.

Më pas të gjithë shpërthyen në të qeshura dhe biseda vazhdoi me thumbime për presidentin amerikan, ndërsa reagimi i këtij të fundit ka qenë i ashpër.

Teksa u pyet nga gazetarët për videon, presidenti i SHBA-ve e quajti Trudeaun njeri “me dy fytyra” dhe anulloi një konferencë për shtyp të paralajmëruar më parë, duke shkurtuar kështu kohën e pjesëmarrjes në samitin e NATO-s.

LEXO EDHE:  U ankuan për çmimet e larta në jug/ E pësojnë keq emigrantët shqiptarë

LEXO EDHE:  Sazan Guri: Kandidatët të ballafaqojnë programin për kryeqytetin

“Epo, ai është me dy fytyra,” tha Trump duke iu referuar kryeministrit kanadez dhe shprehu zhgënjimin nga komentet aspak etike të krerëve të shteteve, ndërsa u largua nga Londra së bashku me bashkëshorten e tij Melaninë.

Nga ana tjetër kryeministri britanik tha në një konferencë për shtyp, se ai dhe liderët e tjerë nuk ishin duke u tallur me Trump, ndërsa i quajti këto lajme si “marrëzi të plotë”./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Gjermania dëbon diplomatët rusë pas vrasjes në Berlin

Publikuar

-

Nga

Gjermania ka dëbuar dy diplomatë rusë, punonjës të ambasadës ruse në Berlin, pasi prokurorët gjermanë thanë se kanë dëshmi për përfshirjen e tyre në vrasjen e një shtetasi të Gjeorgjisë.

Prokurorët federal gjerman kanë njoftuar të mërkurën që po marrin përsipër hetimet për vrasjen e shtetasit gjeorgjian i cili ishte azil kërkues në Berlin.

Provat tregojnë se shteti rus është i përfshirë dhe ky presion bie mbi kancelaren gjermane Angela Merkel, e cila duhet t’i çojë një sinjal shumë të fortë Moskës.-raporton DW.

Çfarë është zbuluar deri më tani rreth kësaj ngjarjeje

Prokurorët thonë se ka prova të mjaftueshme që tregojnë se vrasja e shtetasit gjeorgjian u bë në emër të shtetit rus ose çeçen.

Ministria e Jashtme gjermane njoftoi gjithashtu se dy punonjës në ambasadën e Rusisë në Berlin ishin shpallur si persona “non grata” dhe ishin dëbuar.

Emrat dhe pozicionet e diplomatëve nuk janë zbuluar, megjthatë ministri tha se u desh të bënin këtë lëvizje pasi autoritetet ruse nuk bashkëpunuan mjaftueshëm në hetimin e vrasjes.

Ministri i jashtëm rus e quajti këtë masë, dëbimin e diplomatëve si një hap jo miqësor dhe të pabazuar dhe u zotua të përgjigjet.

Kush ishte viktima?

Zelimkhan Khangoshvili ishte qëlluar për vdekje në një park të Berlinit në gusht të këtij viti. Kremlini e ka mohuar kategorikisht përfshirjen e tij, por mungesa e vullnetit të qeverisë ruse për ta zbardhur rastin ka ngjallur dyshime.

LEXO EDHE:  Protesta e banorëve të Astirit/ Meta apel institucioneve shtetërore

LEXO EDHE:  Fier/ Godet me sende të forta kunatën, në pranga 47 vjeçari

Khangoshvili ishte një azilkërkues me prejardhje çeçene nga Gjeorgjia. Ai ishte pjesë e forcave separatiste që kanë luftuar kundër ushtrisë ruse në Çeçeni.

Ai u njoh gjithashtu me një identitet të dytë “Tornike K.” e cila ishte ajo e përdorur nga prokurorët gjermanë. Pas luftës, ai raportohet se ka punuar në Ukrainë dhe Gjeorgji kundër interesave ruse.

Implikimet politike

Prokurorët në gjermani kanë marrë përsipër hetimet ku kishte një dyshim të fortë për përfshirjen e shteteve të huaja.

Rasti kërcënon të përkeqësojë tensionet tashmë të ngritura midis Berlinit dhe Moskës. Rasti kërcënon të përkeqësojë tensionet tashmë të ngritura midis Berlinit dhe Moskës. Ajo pason gjithashtu helmimin e ish-spiunit rus Sergei Skripal , dhe vajzës së tij që u helmuan me një agjent nervor në tokën britanike vitin e kaluar.

Për këtë sulm u fajësua sërish Moska, ku dhjetëra diplomatë rusë u dëbuan dhe kjo shkaktoi një krizë diplomatike midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Rusisë./ DW-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Rrjeti i përbashkët energjetik Kosovë-Shqipëri/ Tërbohet Serbia, ja si reagon zyrtari i lartë

Publikuar

-

Nga

Sikurse dhe pritej, nënshkrimi i marrëveshjes midis shqipërisë dhe Kosovës për një rrjet të përbashkët energjetik, që e shkëput këtë të fundit nga vartësia e Serbisë, ka sjellë reagimin e menjëhershëm dhe të ashpër të Beogradit zyrtar.

Nëpërmet një deklarate publike drejtori serb i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, e cilësoi nënshkrimin një “marrëveshje energjetike të Shqipërisë së Madhe”, ndërsa kërcënoi se “Serbia nuk do ta lejojë zbatimin e marrëveshjes energjetike Kosovë-Shqipëri”.

“Shqipëria e madhe energjetike” ekziston vetëm në ëndrrat shoviniste të disa politikanëve në Prishtinë. Serbia është pronare dhe ndërtuese e elektrorrjetit në Kosovë dhe për këtë kemi dëshmi të panumërta”, ka artikuluar Gjuriq në komunikatën e shpërndarë për mediat serbe nga zyra e tij.

Më tej po në të njejtën komunikatë zyrtare thuhet:

“Në sajë të angazhimit të Rrjetit Energjetik të Serbisë (EMS), dhe Elektroekonomisë së Serbisë si dhe të institucioneve përkatëse gjatë viteve të shkuara është penguar dhe ndaluar anëtarësimi i operatorit të Prishtinës, i cili ilegalisht shfrytëzon një pjesë të rrjetit tonë në Kosovë në (ENTSOE), ndërsa paralajmërimi për krijimin e Shqipërisë së madhe energjetike zbulon fytyrën e vërtetë shoviniste të politikës së Prishtinës”.

Sipas Marko Gjuriqit: “Blloku energjetik Kosovë-Shqipëri, që po synohet të krijohet, është i pazbatueshëm në terren ndaj dhe duhet të ndalet nga ana e bashkësisë ndërkombëtare para se ai të prodhojë pasoja për energjetikën rajonale, madje edhe për stabilitetin politik. Vijimësia e tij vulos perspektivën e dialogut”.

Marrëveshja energjetike Kosovë-Serbi që hyn në fuqi pranverën e ardhëshme, është pjesë e dialogut disa vjeçar ndërmjet dy vendeve, por, ajo asnjëherë nuk arriti të zbatohej. Kjo për faktin që Serbia pretendon pronësi mbi sistemin e transmisionit energjetik të Kosovës.

LEXO EDHE:  Deputeti Deda ka një propozim për të shmangur dhunën

LEXO EDHE:  Dhunë ndaj bashkëshortes dhe babait/ Dy të arrestuar në Berat

Në deklarimet e tyre zyrtarë të qeverisë së Kosovës, kanë konfirmuar se që nga shpallja e pavarësisë Kosova ka humbur mbi 170 milionë euro nga bllokada që Serbia i ka bërë rrjetit të transmisionit të Kosovës.

“Janë nga 10 deri në 15 milionë euro në vit, pa përfshirë edhe transmisionin me Shqipërinë, që nuk është venë në funksion pikërisht për këtë arsye. Pra, në përgjithësi janë mbi 170 milionë euro, që Serbia i arkëton në emër të Kosovës që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008”, ka deklaruar Valdrin Lluka, drejtuesi në funksion i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, sipas të cilit: Kosova do të kërkojë kompensimin e këtyre humbjeve gjatë negociatave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë dialogut Kosovë-Serbi, në vitin 2013 është nënshkruar dhe marrëveshja energjetike midis dy vëndeve. Në të është rënë dakord të krijohet një kompani e re, sipas kornizës ligjore të Kosovës, që do të furnizojë me energji elektrike konsumatorët në katër komunat veriore të Kosovës me shumicë serbe. Por, kjo kompani nuk u regjistrua kurrë, sikundër që dhe jo pak marrëveshje të tjera.

Po ashtu, pjesa dërmuese e qytetarëve serb të Veriut të Kosovës, për vite të tëra nuk e paguajnë energjinë elektrike duke sjellë si pasojë humbjen që shkon deri në 8 milionë euro, shumë kjo që deri vitin e shkuar u është faturuar banorëve të pjesëve tjera të Kosovës…

LEXO TE PLOTE