LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha: Ne PS ka nisur gara per kryeministrin e ri

6 Tetor 2015, 13:15, Aktualitet CNA

“Paralize dhe kalbesim ne “aleancen e qelbesirave”!”, e nis postimin ne Facebook ish kryeministri Sali Berisha, ku ai pwrcakton se motoja e ministrave tw qeverise rama eshte: te vjedhim diten dhe naten.

 

“Te dashur miq, “aleanca e qelbesirave”, qeverisja e saj eshte ne paralize dhe kalbezim te plote. Zerat per nje ringjallje iluzive te aleances dhe qeverisjes se saj, nepermjet ndryshimeve te kabinetit deshtak dhe te diskretituar aktual Rama – Meta, u shuan. Edi Rama, pas kthimit nga New York-u vrapoi me antiplumb ne zyren e Ilir Metes per te mbyllur me te pazarin e radhes. Ndaj dhe dje, pas mbledhjes se grupit parlamentar, Rama deklaroi se nuk do kete ndryshime ne qeveri dhe se per fjalet e perhapura fajin e kishin mediat.

Ne te vertete Edi Rama nuk ben dot operacion ne nje trup te vdekur.
Se pari, vet Rama eshte skllav i ministrave te tij, torbave me euro te Tahirit, Beqes, Ahmetajt, Nikolles, Canit, Kodhelit, te cilet i paguajne atij rreth 30% te aferave korruptive qe behen vetem me aprovimin e Rames.
Se dyti, Rama nuk ndryshon dot kabinetin e tij qe kundermon ne mbare vendin sepse mendon se edhe vet ai do mund te jete viktima kryesore e ketij ndryshimi.

Ne Partine Socialiste veçanerisht dy javet e mungese se Rames ne Tirane por dhe para nisjes, ka shperthyer nje gare e pa shpallur por intensive per kryeministrin e ri. Kjo gare zhvillohej ne takime intensive ne korridoret e PS, Parlamentit dhe labirintet diplomatike. Ne te, pothuaj haptas jane perfshire dy ish ish kryeministrat Majko dhe Fino dhe vet besniku i Rames, Erion Veliaj. Fino, nostalgjik per te shkuaren mendon se mund te kryesoje me sukses nje qeveri qofte dhe teknike, qe sipas tij, njelloj si ne vitin 1991 duhet te kete kryeminister socialist. Majko flirton me nderkombetaret dhe mendon se ai mund te shpetoje pa u mbytur anijen e shpuar te “aleances se qelbesirave”. Majko per kete qellim perfshiu ne staf edhe sherbetorin e dy zoterinjve, qe keto kohe i duhet shume. Ai ka derguar sinjale edhe ne Kosove. Kurse Erion Veliaj eshte gjithnje i gatshem per tradhtine me te pare.

Keta shfrytezuan vakumin nga mungesa e Rames. Majko dhe Veliaj thuhet se kane nisur edhe takimet diplomatike. Histori tradhetirash por mua nuk e di pse, natyrisht merret me mend, nuk me neverisin shume!

Por frika e Rames me karrigen e tij ne rast se ben ndryshime ne qeveri mendoj se vjen nga vet Ilir Meta, ambicja per pushtet e te cilit eshte e pakufishme, verbuese dhe Rama e di shume mire kete. Rama mendon nga frika se Meta, sic kerkoi te behej president, mund ti kerkoje direkt atij, qe gjysmen e mandatit te jete ai kryeminister ose per ndryshe te mos i votoj ndryshimet ne kabinet apo te votoj vetem ato qe i pelqejne atij. Ne te gjitha variantet, “aleanca e qelbesirave” eshte ne paralize dhe kalbezim kundermues te plote. Moto e saj eshte “o burra te vjedhim nga naten dhe diten para se sa qytetaret e revoltuar te na kërrejne nga karriget”. Vetem revolucioni demokratik qytetar mund te shpetoje vendin nga kjo kalbesisre! sb”, shkruan Berisha.

Lajmet e fundit nga