Connect with Us

Turqi: Protestë kundër Rusisë për shkeljen e hapësirës ajrore

Bota

Turqi: Protestë kundër Rusisë për shkeljen e hapësirës ajrore

Publikuar

-

Ministria e jashtme e Turqisë thotë se aeroplanët luftarakë të Rusisë e kanë dhunuar hapësirën ajrore të Turqisë.

Kjo ministri e ka ftuar ambasadorin rus në Turqi, Andrei Karlov, për të protestuar kundër kësaj shkeljeje, që ka ndodhur pardje afër kufirit të Turqisë.

Ministria e jashtme turke, mëtutje, njoftoi se dy aeroplanë luftarakë turq të tipit F-16 e kanë detyruar aaeroplanin rus që të largohet nga hapësira ajrore e Turqisë.

Zotit Karlov i është thënë se nëse aeroplanët rusë e shkelin hapësirën turke në të ardhmen, atëherë Moska do të ishte “përgjegjëse për çfarëdo incidenti të padëshiruar”.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet SHBA/Trump: Rusia të gjejë emalet e zonjës Clinton

Turqia është kritike e zëshme e sulmeve ajrore ruse në Siri, në shënjestër të të cilave ishin disa grupe opozitare, që luftojnë kundër presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Intensifikohen bombardimet në Gaza, rritet numri i viktimave

Publikuar

-

Nga

Intensifikohen bombardimet në Gaza, rritet numri i viktimave

Izraeli intensifikoi të premten sulmet ajrore dhe me artileri në Gaza, ndërsa militantët palestinezë të Hamasit vazhduan të hedhin raketa në drejtim të tij.

Ushtria izraelite tha se forcat ajrore dhe tokësore janë përfshirë në sulme, por nuk kanë hyrë në Gaza.

Ofensiva 40-minutëshe vrau 13 palestinezë, përfshirë një nënë dhe tre fëmijët e saj, trupat e të cilëve u nxorën nga rrënojat e shtëpisë së tyre, thanë autoritetet shëndetësore në Gaza.

Izraelitët përdorën 160 aeroplanë luftarakë, si dhe tanke dhe artileri, që qëlluan prej jashtë Rripit të Gazës, tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite, nënkoloneli Jonathan Conricus.

Së paku 119 palestinezë u vranë në Gaza, që nga përshkallëzimi i luftimeve më 10 maj, thanë zyrtarët mjekësorë në këtë enklavë që kontrollohet nga Hamasi.

Autoritetet izraelite raportuan për tetë viktima të shkaktuara nga zjarri me raketa – në mesin e tyre një ushtar, dy fëmijë dhe pesë civilë të tjerë.

Luftimet – më të këqijat në Gaza dhe Izrael qysh në vitin 2014 – vijnë pas disa javë tensionesh, të shkaktuara nga konfrontimet midis policisë izraelite dhe protestuesve palestinezë në kompleksin e Xhamisë Al-Aqsa në Jerusalemin Lindor.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet SHBA/Trump: Rusia të gjejë emalet e zonjës Clinton

LEXO EDHE:  Ndërtimi i spitalit dhe protestat në Fier/ Rama i përgjigjet qytetarëve

Ky lokacion është një vend i shenjtë si për myslimanët, ashtu edhe për hebrenjtë.

Si erdhi deri te përshkallëzimi i konfliktit Izrael-Gaza?

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të premten se Izraeli nuk ka plane për t’i ndalur sulmet kundër Hamasit.

“Ata sulmuan kryeqytetin tonë, qëlluan me raketa në qytetet tona. Ata po paguajnë dhe do të vazhdojnë të paguajnë shtrenjtë për këtë”, tha Netanyahu.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Benny Gantz, urdhëroi një “përforcim masiv” të forcave të sigurisë.

Një zëdhënës ushtarak i Hamasit tha se grupi është gati t’i japë ushtrisë së Izraelit “mësime të ashpra” nëse ajo nis operacione tokësore në Gaza./rel

LEXO TE PLOTE

Bota

Ambasada amerikane në Moskë rikthen përkohësisht shërbimet konsullore

Publikuar

-

Nga

Ambasada amerikane në Moskë do të rifillojë përkohësisht shërbimet konsullore, pas vendimit të Qeverisë ruse për të shtyrë ndalimin e punësimit të shtetasve të huaj.

“Deri më 16 korrik, Ambasada amerikane në Moskë do t’i rikthejë përkohësisht shërbimet rutinë për qytetarët amerikanë, përfshirë shërbimet e pasaportave, raportet konsullore të lindjes jashtë vendit dhe shërbimet e kufizuara noteriale”, tha përmes një deklarate Ambasada amerikane në Moskë.

Ajo shtoi se “do të sigurojë edhe përpunimin e vizave emigruese për rastet me prioritet dhe urgjente”.

Deklarata nuk tha nëse Ambasada do të rifillojë lëshimin e vizave jo-imigruese – një çështje kjo që u diskutua gjerësisht nga rusët, që planifikojnë të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara në muajt e ardhshëm.

Ambasada amerikane në Moskë njoftoi më 30 prill se po e zvogëlonte numrin e shërbimeve konsullore, për shkak të kufizimeve që Rusia i kishte vendosur asaj në punësimin e stafit lokal.

LEXO EDHE:  Qinda të rinj “mësyjnë” Ministrinë e Brendshme/ Kërkojnë dorëheqjen e Sandër Lleshajt

LEXO EDHE:  Zgjedhjet SHBA/Trump: Rusia të gjejë emalet e zonjës Clinton

Muajin e kaluar, presidenti Vladimir Putin nënshkroi një ligj, që e kufizon numrin e stafit vendor që punon në misionet e huaja diplomatike dhe agjencitë e tjera, si dhe urdhëroi Qeverinë ruse të hartojë një listë të shteteve “jomiqësore” që do t’u nënshtrohen kufizimeve.

Uashingtoni dhe Moska kanë hyrë tashmë në një fazë të re të tensioneve.

SHBA-ja ka sanksionuar së voni Rusinë për një varg çështjesh, përfshirë sulmet kibernetike, ndërhyrjet në zgjedhjet amerikane dhe kërcënimet kundër ushtarëve amerikanë në Afganistan./REL

LEXO TE PLOTE

Bota

SHBA/ Gjendja e furnizimit me karburant drejt normalizimit

Publikuar

-

Nga

Në SHBA, pas problemeve të furnizimit me benzinë që zgjatën 6 ditë dhe shkaktuan panik në stacionet e karburantit, gjendja po normalizohet.

Benzina po rrjedh përsëri në tubacionin lindor të vendit që ishte paralizuar nga një sulm kibernetik dhe për të cilin fajësohet banda e hakerave rusë të njohur si DarkSide. Dje, Presidenti Joe Biden komentoi nga Shtëpia e Bardhë.

Presidenti Biden u bëri thirrje amerikanëve të mos bien në panik nga mungesat e karburantit si pasojë e sulmit kibernetik kundër Tubacionit Kolonial.

Ai paralajmëroi gjithashtu operatorët e stacioneve të benzinës që të mos manipulojnë çmimet.

“Mos u përpiqni të përfitoni nga konsumatorët gjatë kësaj periudhe. Unë po punoj me guvernatorët e shteteve të prekura për të ndaluar manipulimin e çmimeve kudo që të jetë. Dhe po kërkoj që agjencitë tona federale të jenë të gatshme për të ofruar ndihmë në nivel shtetesh për të monitoruar dhe trajtuar çështjen e çmimeve në stacionet e benzinës. Askush nuk duhet ta përdorë këtë situatë për përfitime financiare,” tha Presidenti Biden.

LEXO EDHE:  Ndërtimi i spitalit dhe protestat në Fier/ Rama i përgjigjet qytetarëve

LEXO EDHE:  FOTOT- Stamboll/ Një person merr peng pacientët në spitalin psikiatrik

Ai tha se për shkak të gjatësisë së tubacionit, “efektet nuk do të ndihen menjëherë në stacionet e karburantit. Kjo nuk është si të hapësh e mbyllësh çelësin e dritave,” tha ai. Kompania Colonial Pipeline u pagoi gati 5 milion dollarë hakerave të premten e kaluar, sipas njoftimeve nga Bloomberg News, i cili tha se në këmbim të pagesës që u bë me kriptomonedha, kompanisë iu dha një mjet për dekriptimin e programeve të saj kompjuterike të paralizuara, i cili nuk funksionoi.

Kompania nuk ka komentuar nëse u ka paguar shpërblim hakerëve. “Nuk kam asnjë koment,” u përgjigj Presidenti Biden kur u pyet nga një gazetar nëse ishte informuar për ndonjë pagesë të tillë. Tubacioni, me gjatësi 8,850 kilometra, bart rreth 380 milion litra benzinë, naftë dhe karburant në ditë. VOA

LEXO TE PLOTE