Connect with Us

Raporti i zgjedhjeve /Ja bashkitë ku kandidatët e PD kanë më pak vota se në vitin 2013

Aktualitet

Raporti i zgjedhjeve /Ja bashkitë ku kandidatët e PD kanë më pak vota se në vitin 2013

Publikuar

-

Më një formulë të përdorur që krahason zgjedhjet lokale me ato parlamentare. Formulë që mer për baze maksimumin e votave ato të kandidatit, dhe krahason vetëm votën politike me zgjedhjet 2011, PD ka nxjerë tabvelat e saj të rezultateve pas gati 3 muaj punë.

Tabela të cilat nuk janë aspak modul për analizë elektorale, kjo për disa arsye. Në zgjedhje lokale kandidati gjithmonë maksimalizon votat e tij dhe gjithmonë ai mer më shumë se partitë në koalicion. Pra të krahasosh votën e kandidatit me votën politike në zgjedhje parlamentare është gabim, kjo edhe për faktin tjetër që lidhet me pjesmarjen në zgjedhjet politike dhe lokale, programin, formën e votimit, frymën që vjen e kështu me rradhë.

Krahasimi i bërë edhe sipas formulës zgjedhje lokale si kandidat dhe parlamentare si koalicion përsëri ka nxjerë zbuluar shumë prej degëve të PD, të cilat kanë më pak vota se në 2013. Disa degë të tjera  rezultojnë të kenë më shumë vota me kandidatin se koalicioni në 2013, por kanë humbur me diferenca të frikshme elektorale. Megjithëse ka humbje të thella në këto raste formula e përdorur ka nxjerë ngritje për PD-në, sic është Bashkia Fier.

Sipas raportit të PD, komentuar edhe nga Sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani, po publikojmë së pari degët ku kandidatët e PD kanë më pak vota se në vitin 2013. Një fakt që i çon këto degë menjeherë në riorganizim, edhe për shkak te ndarjes së re teritoriale. Kjo më pas do cojë në zgjedhjen e strukturave nga baza drejt kreut të ri të degës. Për këtë process ende ska asgjë publike, por kush ka dalë më keq se në 2013, nuk do lejohet të rizgjidhet, pra do marë koston politike që i takon.

Bashkia Dibër, kandidati Ilir Krosi ka 14588 vota, krahasuar me koalicionin ne vitin 2013 ka 1151 vota me pak. PD në krahasim me vitin 2011 ka 1767 vota më pak. Koalicioni 2015 me koalicionin 2011 është minus 3224 vota. Në Dibër kandidati i PD ka humbur për vetëm 439 vota. Kjo është një bashki që tregon se formula e përdorur nga drejtuesit e PD për analizën e rezultatit është e gabuar.

Bashkia Durrës, kandidatja Grida Duma ka 42268 vota, krahasuar me koalicionin 2013 ka 601 vota më pak. “Fytyra e fitores të opozitës, ëmbëlsira elektorale”, nuk shkoi as në votat minimale historike të PD-së dhe aleatëve të saj. Krahasuar PD 2015-2011 janë 506 vota më pak dhe si koalicione janë minus 4040 vota.

Bashkia Has, kandidati i PD Elez Maci, ka 821 vota më pak se koalicioni në 2013. Vetë PD krahasuar me 2011 ka plus 26 vota, dhe si koalicion përsëri ka një ngritje 445 vota.

Bashkia Himarë, një lëmsh elektoral dhe Pazar polkitik ku askush nuk po mban përgjegjësi.  Kandidatja i PD është minus 805 vota në krahasim me 2013, kështu janë dhe shifrat e tjera. Lefteri PRifti doli e katërta pas një kandidati të pavarur. Përsëri kjo bashki tregon se formula e përdorur është gabim, por këtë herë në krahun e kundërt, megjithëse për Himarën pranohet pazari me PBDNJ.

Bashkia Kamëz, kandidati i PD Xhelal Mëziu ka marë 24312 vota, ai ka fituar por në total ka 2678 vota më pak se në 2013. Një tjetër rast që tregon se formula e krahasuar zgjedhje lokale-politike ka diferenca.

LEXO EDHE:  Lulzim Basha garoi kundër PD, jo kundër Ramës

Bashkia Kavajë,  për shkak të rritjes së pjesmarjes këtu ka një tjetër fenomen. Në përqindje ka një diferencë minus 0.03% por kandidati Engjell Cara ka marë 742 vota më shumë se në 2013.

Bashkia Korcë, shembulli spektakolar i dështimit të opozitës. Jo për shkak të kandidatit por për shkak të një dege të shpartalluar, ku kreu i saj Andrea Mano, kërkonte të rikandidonte për këtë bashki. Kandidati Gjergji Mero ka 17549 vota, janë miunus 1787 vota në krahasim me 2013. PD krahasuar me 2011 ka minus 2857 vota dhe si koalicion minus 6090 vota. Këto shifra jep formula lokale politike apo lolale=lokale duke marë vetëm koalicionet, në rast se do mereshin rezultatet e 2011 të kandidatëve do dilte një shifër diference dy herë me e lartë.

Bashkia Librazhd, kandidati i PD ka 1077 vota më pak se në vitin 2013, PD ka 833 vota m,e pak se në 2011 dhe koalicioni 2816 vota më pak. Në Librazhd kandidati Fadil Brazhda ka një minimum historic të pakrahasueshëm me vetëm 27%.

Bashkia Memaliaj, janë minus 1308 vota krahasuar me 2013 Një bashki e vogël por që ka dhënë një leksion të madh.

Bashkia Peqin, Kandidati i PD ka 4326 vota krahasuar me koalicionin në 2013 janë minus 105 vota. PD si force politike krahasuar me 2011 është minus 1131 vota dhe koalicioni minus 1858 vota.

Bashkia e Puctecit, është minus 91 vota me vitin 2013, PD minus 247, koalicioni minus 261 një tjetër BAshki që përfshihet në degën e PD Korcë, ku është edhe ajo e Maliqit.

 Bashkia Shijak, Kandidati I PD ka 704 vota më pak se koalicioni në 2013, PD ka një ngritje 310 vota krahasuar me 2011 dhe koalicioni është minus 359 vota.

Bashkia Skrapar, në këtë bashki ka një diferencë të lehtë prej 32 votash me 2013, po kështu për votat e PD-së si forcë politike.

Bashkia Tiranë, një tjetër gropë elektorale e PD-së. Më një fushatë dhe një kandidatt të shkelqyer, duket se zgjedhjet në degë kanë qenë një deshtim  tashmë I faktuar. Doktor Halim Kosova ka 4075 vota më pak se koalicioni i vitit 2013, Partia Demokratike ka më 11244 vota më pak se në vitin 2001, koalicioni është minus 24883 vota.

Bashkia Tropojë, fitohet nga demokratët por ka të njëjtin problem si Kamza, kandidati Besnik Dushaj ka 2160 vota më pak se koalicioni i vitit 2013. Në Tropojë ishte dhe një kandidat i pavarur i cili ka marë 383 vota, në rast se ja zbresim diferencës prapë për numrin e votuesve, ajo është shumë e lartë. Kandidati I PD ka rënë në 53.79% të votave nga 69% në vitin 2013.

Këto janë 15 bashki ku kandidatët e PD kanë më pak vota se në vitin 2013, të gjitha më specifikat e tyre. Por ëdhë bashkitë e tjera kanë problem të medha janë të pakta ato ku PD si subjet apo koalicioni ka një ngritje të madhe si në rastin e Lezhës. Tashmë pritet që grupet e punës nga kryesia e PD të bëjnë analizën në degë dhe ajo që mbetët është të presim hapat e mëtejshëm dhe levizjet e Bashës, kur rezultati në të gjithë vendin me disa përjashtime ka ndezur sirenat e alarmit. Elvi FUNDO/citynews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Protesta e naftëtarëve të Ballshit zhvendoset drejt Tiranës/ Zgjidhjen e kërkojnë nga Rama

Publikuar

-

Nga

Protestat e naftëtareve të Ballshit do të vazhdojnë edhe ditën e nesmërme me protesta. Këtë rradhë protesta do të zhvendoste në Tiranë, përpara Ministrisë së Transporteve.

Ata po kërkojnë pagën e prapambetur dhe rifillimin e punës.  Duke qenë se nuk erdhi një zgjidhje nga vetë kompania, ata kërkojnë që zgjidhjen t’ua jap vetë Kryeminstri Rama dhe ministria e Infrastrukturës.



Një ditë më parë Kryeministri Edi Rama tha se ka zhvilluar një takim me Presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aljev, të cilit i ka kërkuar zgjidhjen afatgjatë të problemit të krijuar në rafineri nga kompania azere.

LEXO EDHE:  Lëvizje e re politike në vend/ Basha dhe Rama zhgënjyen

LEXO EDHE:  Lëvizje e re politike në vend/ Basha dhe Rama zhgënjyen

Rreth 700 naftëtarë kanë mbetuar pa punë që nga shtatori i vitit të kaluar dhe asnjë zgjidhje nuk është dhënë për ta deri më tani.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zjarr i madh te pazari në Shkodër/ Digjen katër baraka

Publikuar

-

Nga

Zjarr i madh te pazari në Shkodër/ Digjen katër baraka

Disa baraka të komunitetit rom në Shkodër janë përfshirë nga flakët e zjarrit.

Mësohet se deri tani janë djegur katër baraka të cilat ndodhen tek pazari. Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz por vetem dëme materiale.



Nuk dihet ende shkaku i rënies së zjarrit ndërsa zjarrfikëset po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Covid-19 regjistron 3 viktima në Kosovë/ Ja sa persona rezultuan pozitivë

Publikuar

-

Nga

Covid-19 regjistron 3 viktima në Kosovë/ Ja sa persona rezultuan pozitivë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë rezultojnë 76 raste pozitive. Nga ku vetëm brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes.

Numri total i rasteve pozitive është 14.839 raste nga 59.571 persona të dyshimtë me koronavirus dhe 604 raste të vdekjes.



Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 165 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.949 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.286.

LEXO EDHE:  ‘Jam krenar që jam biri i një komunisti’/ Akuza për nënkryetarin e Bashës

LEXO EDHE:  Lëvizje e re politike në vend/ Basha dhe Rama zhgënjyen

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 12 raste, komuna Gjilan 11 raste, komuna Klinë 9 raste, komuna Fushë Kosovë 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Podujevë 5 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Drenas, Malishevë, Prizren, Rahovec dhe Shtime.

LEXO TE PLOTE