LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Prerja e pyjeve, lojrat e fatit dhe ndertimet pa leje/Policia arreston 6 persona, nen hetim 58 te tjere

5 Tetor 2015, 09:56, Aktualitet CNA

Vijon puna e Strukturave të Policisë së Shtetit për të goditur paligjshmërinë. Në të gjithë vendin , Strukturat e Policisë së Shtetit kanë vijuar punën për ?Parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme? , konkretisht në parandalimin e ndërtimeve të paligjshme , prerjen e paligjshme të pyejeve , si dhe  organizimin e lotarive të palejuara.

Në fushën e ndërtimeve të paligjshme , gjatë periudhës 28.09.2015 deri më datën 04.10.2015 nga ana e Strukturave të Policisë së Shtetit në të gjithë vendin janë evidentuar 37  raste të ndërtimeve pa leje. Për këto raste janë evidentuar dhe proceduar 37 autorë nga të cilët, 4 autorë janë arrestuar në flagrancë,  28 autorë ndiqen në gjendje të lirë, si dhe  5 autorë janë shpallur në kërkim.

Në kuadër të masave për parandalimin e prerjeve të paligjshme të pyjeve , gjatë kësaj periudhe në të gjithë vendin janë evidentuar 7 raste me 7 autorë, nga të cilët 2 autorë janë arrestuar në flagrancë  ndërsa 5 të tjerë  ndiqen në gjendje të lirë.

Ndërsa në fushën e organizimit të lotarie të palejuara , Policia e Shtetit  ka evidentuar 14 raste me 14 autorë, të cilët ndiqen në gjendje të lirë. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 5 makineri të lojrave, 2 rulota,  10 kompjutera  dhe 5 televizorë  .

 

 

Lajmet e fundit nga