LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

MAS verifikon dyshimet per Abetaren: fjalët jo etike, jo pjesë e teksteve shkollore

5 Tetor 2015, 15:14, Sociale CNA

Me anë të një deklarate për shtyp, MAS deklaron se, pas verifikimit të rastit, rezulton se, imazhi në fjalë nuk është tekst dhe se në asnjë nga titujt e katalogut të teksteve shkollore dhe të fletores së punës shoqëruese të miratuara nga MAS, nuk ekziston faqe me një përmbajtje të tillë.

?Imazhi në fjalë rezulton të jetë një material shtesë i përzgjedhur nga ?Tregime të Moçme Shqiptare?, i përgatitur dhe përdorur nga një mësuese në një shkollë të qytetit të Durrësit. Ky rast i izoluar, i ndërmarrë nga një mësuese me një ekperiencë pune njëzetvjeçare, është integruar në procesin mësimor me një mungesë të rëndë profesionalizmi?, thekson MAS.

MAS shton se, ?angazhimi në përmirësimin e cilësisë së dijes dhe të formimit të personalitet të fëmijeve shqiptar është një detyrim dhe parakusht për zhvillimin e vendit dhe të ardhmen e brezave të rinj. Në këtë kuadër, MAS fton të gjithë opinionin publik dhe prindërit të denoncojnë çdo rast të tillë papërgjegjshmërie dhe joprofesionalizmi.

Ditën e sotme në rrjetet sociale u shpërnda një foto me një tekst e fjalë jo etike, ku pretendohej se ishte marrë nga një faqe e Abetares.

 

Lajmet e fundit nga