LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha: Shpirti i deshmorit te atdheut, Simon Gjeta ben thirrje per dekriminalizim!

5 Tetor 2015, 15:42, Politikë CNA

ish-kryeministri Berisha permes nje postimi ne Facebook ka vleresuar komandantin e vrare ne aksion, Simor Gjeta, e ka bere thirrje per politiken te realizoje dekriminalizimin, si e vetmja menyre per te shmangur vrasjen e njerezve te pafajshem.

“Te dashur miq, sot, me nderime zyrtare iu dha lamtumira e fundit komandantit te FNSh te qarkut te Shkodres, Simon Gjeta, qe ra si burrat ne krye te detyres nga nje dore vrastare, per te bere jeten tone, rendin dhe qetesine me te sigurte. Presidenti Republikes dekoroi komandantin trim e te devotshem Simon Gjeta me medaljen e Shqiponjes se arte.

Dhe nje here perulem me nderim para sakrifices sublime dhe i shpreh ngushellimet e mia me te sinqerta familjes, te afermeve, miqve te oficerit Simon Gjeta. Sikunder duke denuar politizimin nga Edi Rama te renies ne krye te detyres te nenkomisar Simon Gjeta, theksoj se shpirti i tij, dhimbja e madhe e familjes se tij therrasin para se gjithash per dekriminalizimin, largimin nga Policia e Shtetit, Parlamenti, qeveria, administrata, pushteti vendor te vrasesve, trafikanteve, hajduteve, pengmarresve, perdhunuesve, me te cilet e kane mbushur keto institucione kreret e “aleances se qelbesirave” Rama -Meta! sb”, shkruan Berisha.

Lajmet e fundit nga