LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama e Basha përplasen për kreun e FNSH-së të vrarë në Shkodër

4 Tetor 2015, 15:07, Aktualitet CNA

Kryeministri Rama dhe kreu i PD-së, Lulzlim Basha, janë përplasur në rrjetet sociale pas vrasjes së kreut të FNSH-së në Shkodër, Simon Gjeta.

Rama ka thënë se PD, edhe pas një ngjarje të tillë, vjell veç vrer.

?#?VajmedetPD qe dhe diten e renies se punonjesit te policise ne krye te detyres s?te nxjerr goja nje fjale solidariteti po vec llum e per lume?, shkruan Rama.

Atij i është përgjigjur Basha, që thotë se Rama kur ndodhi ngjarja e rëndë, merrej me Metën dhe jo me situatën e krijuar.

?S? ka gje me te turpshme te sulmosh opoziten diten e renies se oficerit ne krye te detyres.

 Fakt eshte qe PD dhe une u solidarizuam te paret me familjen dhe forcat e policise mbreme sapo ngjarja ndodhi.

 Kete e beme njerezisht, jo per politike sic e shfrytezon ky sot.

 Por kur ngjarja e rende ndodhi, kokoshi kishte te tjera halle, kishte hallin e pushtetit ndaj po hidhej e perdridhej ne prehrin e Metes, pa dashur t?ia dije as per rendin, as per oficerin e rene ne krye te detyres.

Tani qe i plasin ne fytyre lidhjet kriminale te ministrit te brendshem mbrohet duke sulmuar opoziten me rrena dhe duke keqperdorur me ligesi perverse te renet ne krye te detyres.

Marre e turp per kete. Vajmedet kryeminister?, shkruan Basha.

Lajmet e fundit nga