Connect with Us

A do ta vërë BE së shpejti nën presion Facebook-un e kompani?

Bota

A do ta vërë BE së shpejti nën presion Facebook-un e kompani?

Publikuar

-

A e dini se ku ruhen të dhënat tuaja të Facebookut, të Google-s ose të Twitterit? Një pyetje pa kuptim? E vërtetë – po të shohësh vetëm anën teknike të internetit. Në sajë të standardeve globale teknike dhe të linjave të shpejta të internetit praktikisht është e parëndësishme nëse të dhënat e një përdoruesi gjerman ruhen direkt në Gjermani apo në server-a në Skandinavi, Irlandë ose në SHBA. Sa të hapësh e të mbyllësh sytë – dhe të dhënat kanë përshkuar dhjetëra mijëra kilometra. Botë e re, e bukur e internetit. Vërtet e bukur? Jo, thonë mbrojtësit e të dhënave. Ata prej kohësh janë të shqetësuar që teknika e mundëson kaq thjesht anashkalimin e rregullave për ruajtjen e të dhënave. Vendimtare është në çdo rast se ku ruhen dhe vlerësohen të dhënat – dhe këtu para së gjithash ofrues të mëdhenj si Facebook, Google e kompani zgjedhin rrugën më të rehatshme për ta: të dhënat e të gjitha vendeve ruhen në atdheun e koncerneve, në SHBA. Në këtë mënyrë ato janë nën juridiksionin e mbrojtjes së të dhënave të SHBA. Dhe rregullat amerikane janë shumë më të buta se ato evropiane – veç kësaj edhe shërbimet e fshehta amerikane si NSA e kanë më të thjeshtë kështu të mbërrijnë tek të dhënat.

“Safe Harbor” – 15 vjet hedhje hi syve?

Deri tani politika dhe autoritetet në këtë pikë kanë mbyllur sytë. “Safe Harbor”- “port i sigurtë” quhet marrëveshja e lidhur 15 vjet më parë dhe që e bën kaq të thjeshtë për koncernet e internetit qarkullimin e të dhënave midis SHBA dhe shteteve të BE.

Por tani kjo marrëveshje mund të rrëzohet para Gjykatës Evropiane të Drejtësisë. Prokurori i Përgjithshëm, Yves Bot e ka publikuar rreth dy javë më parë ekspertizën e tij për këtë çështje. Në të ai arrin në përfundimin se SHBA nuk ofrojnë mbrojtje të mjaftueshme për të dhënat e qytetarëve evropianë. Para së gjithash mbikqyrja prej shërbimeve të fshehta të SHBA kritikohet nga Bot. Raporti i Bot-it nuk është i detyrueshëm për gjykatën, por gjykatësit shumicën e herëve e ndjekin rekomandimin e ekspertëve. Nëse ata do të sillen kështu edhe në këtë rast, kryesisht Facebook dhe kompani do të ndodheshin para problemeve të mëdha.

LEXO EDHE:  Berisha: Pajisja e përgjimit është transferuar në Akademinë e Rendit dhe është manipuluar

Facebook mund t’i bjerë shkurt, të tërhiqet formalisht nga Evropa dhe t’u kërkojë përdoruesve të përdorin faqen amerikane të koncernit. Në këtë rast duhet të ndërhynte BE dhe të zbatonte mbrojtjen e të dhënave për përdoruesit evropianë. Ose Facebook mund të kërkojë prej të gjithë përdoruesve të nënshkruajnë një deklaratë dakordimi, se janë dakord me ruajtjen e të dhënave personale në SHBA. Ai që nuk bie dakord, nuk ka më akses në Facebook. Të mos ketë më Facebook për përdoruesit gjermanë? Zemërimi do të prekte më tepër Komisionin e BE se sa sipërmarrjen dhe mbrojtjen e dobët të të dhënave që bën ajo.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Opsionet e Turqisë pakësohen në Siri/ Rusia mbështet lëvizjen e Asadit

Publikuar

-

Nga

Një ofensivë siriane e mbështetur nga Rusia në Idlib i ka sjellë forcat turke në konfrontim të drejtpërdrejtë me trupat e Presidentit Asad. Kjo kërcënon të minojë një marrëveshje të brishtë mes Turqisë dhe Rusisë.

Bisedimet për qetësimin e situatës midis përfaqësuesve të Rusisë dhe Turqisë nuk kanë arritur asnjë marrëveshje, pasi 13 ushtarë u vranë gjatë javës së kaluar kur forcat e Presidentit sirian Bashar Asad vazhduan përpjekjet e tyre për të marrë autostradën strategjike M5 për në Alepo nga kryengritësit, për herë të parë që nga viti 2012. Deri në fund të së martës, ishte e paqartë nëse përpjekjet e qeverisë siriane ishin të suksesshme.

Turqia ka dërguar javën e kaluar qindra automjete ushtarake dhe trupa në pozicionet e saj në Idlib, në një nga konfrontimet më serioze midis Turqisë dhe qeverisë së Sirisë në luftën nëntë vjeçare. Megjithëse Presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan ka kërcënuar se qeveria e Asadit do të paguajë “një çmim shumë të lartë” për ushtarët turq të vrarë, ai mund të mos dëshirojë të rrezikojë një përplasje të drejtpërdrejtë me avionët dhe personelin rus që mbështesin forcat siriane, gjë që mund të çojë në një përshkallëzim edhe më të rrezikshëm.

Rusia dhe Turqia nuk janë “të gatshme të heqin dorë as nga parimi as nga terreni” në Idlib, i tha DW Tobias Schneider, studiues në Institutin e Politikës Publike në Berlin. “Ne mund të shohim një përshkallëzim të vogël siç e pamë në vitin 2015, kur turqit rrëzuan një avion rus, dhe pastaj do të shohim se kush do të tërhiqet së pari,” tha Schneider. “Kjo është e panjohura e madhe tani.”

                                                  Sirianë të mbështetur nga Turqia

Soçi 2.0

Pasi Rusia hyri në luftë me mbështetje ajrore për forcat e Asadit në vitin 2015, duke e kthyer dinamikën në favor të regjimit, Turqia mbështeti në vitin 2016 disa grupe kryengritëse, që kërkonin pjesë të veriut të Sirisë. Por një armëpushim i ndërmjetësuar nga qeveritë e Turqisë, Rusisë dhe Iranit në Astana dhe bisedimet e Soçit tani duken të kërcënuara, pasi Kremlini mbështet ofensivën e Asadit në zonat e kontrolluara nga Turqia.

Kjo e vë Turqinë në një pozitë më të dobët, thotë Schneider. Mosmarrëveshjet e Ankarasë me anëtarët e tjerë të NATO-s e kanë zvogëluar mundësinë që Shtetet e Bashkuara ose vendet evropiane të ndihmojnë në rivendosjen e balancës.

LEXO EDHE:  Miqtë tuaj në Facebook mund të jenë duke dëmtuar shëndetin tuaj

LEXO EDHE:  Kujdes kur heq punonjësit nga Facebook

Më shumë të ngjarë, tha Schneider, është një vazhdim i “kolapsit të ngadaltë të menaxhuar” të Idlibit, pasi Asadi vazhdon të ndërmarrë fushata periodike më të vogla. Të martën, Zyra e OKB për Koordinimin e Çështjeve Humanitare paralajmëroi se qyteti i Idlibit, vendstrehimi i 280.000 njerëzve, mund të kthehet në varrezë po të vazhdojnë armiqësitë.

Që nga dhjetori, ofensiva ka zhvendosur 700.000 civilë brenda provincës veriore prej 3 milionë banorësh – më shumë se në çdo kohë tjetër gjatë luftës, sipas OKB-së, me shumë vetë që përballen edhe me të ftohtët ekstrem.

Erdogani ka paralajmëruar se po të kalojnë kufirin një numër i madh refugjatësh, ai do të lejojë që shumë të kalojnë në Bashkimin Evropian, në kundërshtim me marrëveshjen e arritur mes BE-së dhe Turqisë në vitin 2016. Në atë rast BE-ja me siguri do të rinegociononte me Turqinë dhe ndoshta do të vendoste sanksione kundër saj, thotë Schneider.

“Në një kohë që askush nuk dëshiron një katastrofë në Idlib, evropianët me të vërtetë e shohin atë si një çështje të sigurisë kufitare dhe të migrimit, dhe janë mjaft të sigurtë në aftësinë e tyre për ta përmbajtur atë problem,” thotë ai. “Ata mendojnë se në thelb mund ta zgjidhin këtë duke dërguar shumë çadra dhe duke e mbyllur kufirin.”/ DW

Tom Allinson, Imane Mellouk

LEXO TE PLOTE

Bota

Arrestohet babai i aktores së njohur

Publikuar

-

Nga

Babai i aktores së njohur amerikane, Lindsay Lohan është arrestuar nga policia.

Ai është akuzuar nga ish bashkëshortja e tij, Kate Major për dhunë në familje.

Major e cila bëri kërkesën për ndarje nga bashkëshorti Michael Lohan,  deklaroi se ai kishte ushtruar dhunë ndaj saj kur ajo ishte përballur me të për çështjen e historisë së kërkimeve të tij në internet.

Oficerët janë parë duke marrë Lohan në paraburgim jashtë banesës së Major në Southampton.

LEXO EDHE:  “Klan”-i ka rregulla strikte! Ja ç’bëri Ermali kur roja i ndaloi hyrjen për shkak të pantallonave

LEXO EDHE:  Tashmë të dhënat mund të ruhen në kristal/ Zbulimi i madh i shkencëtarëve të Microsoft

Ndërkaq, vetë aktorja nuk ka bërë ende asnjë deklaratë lidhur me arrestimin e të atit.

LEXO TE PLOTE

Bota

Rrëzohet avioni turistik në Itali/ Humbin jetën dy persona

Publikuar

-

Nga

Një aeroplan i vogël turistik është rrëzuar në provincën e Sirakuzës, në Itali.

Pas rrëzimit, aeroplani u përfshi nga zjarri duke shkaktuar vdekjen e dy personave që ndodheshin në bord, një instruktor ekspert dhe një nxënës.
Aksidenti i ‘Tecnam P2002’ ndodhi gjatë një fluturimi stërvitor.

Viktimat janë Stefano Baldo, 53 vjeç, ish pilot i Alitalia dhe ish-pilot dhe instruktor i Marinës pas diplomimit në Akademinë Detare të Livornos, dhe Gioele Bravo, 20 vjeç.

LEXO EDHE:  Probleme me aksesin në Facebook dhe Instagram/ Miliona përdorues në panik

LEXO EDHE:  Kujdes kur heq punonjësit nga Facebook

Zyrtarë të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë së Fluturimit mbërritën në vendngjarje për të inspektuar mbetjet e avionit kurse prokuroria e Sirakuzës ka nisur hetimet./CNA.al

LEXO TE PLOTE