Connect with Us

20-vjeçari autori i helmimit të nxënësve dhe mësuesve shqiptarë në Maqedoni

Bota

20-vjeçari autori i helmimit të nxënësve dhe mësuesve shqiptarë në Maqedoni

Publikuar

-

Zbulohen autorët që helmuan ditë më parë dhjetëra nxënës e profesorë shqiptarë të shkollës ekonomike në Shkup, “Arsenije Jovkov”.

Policia ka identifikuar 20-vjeçarin maqedonas “Nikolla Xhikovski”, si kryes të kësaj vepre.

Ai ka hedhur helmin me sprej në shkollë, informojnë mediat maqedonase. Po kështu ka nisur procedimi penal edhe ndaj 16-vjecarit Antonio Toshev, që është nxënës i vitit të dytë në këtë shkollë, si dhe 17-vjecarit Albin Kurtoviq.

Nxënësit e helmuar shqiptarë përfunduan në Klinikën toksikologjike me simptoma kollitjeje dhe të frymëmarrjes.

LEXO EDHE:  U zu me bashkëshortin/ Gruaja tenton të vrasë fëmijët

Incidenti i helmimit të nxënësve shqiptarë, ndodhi para dy ditësh, kur 14 nxënës dhe një profesor, përfunduan në Klinikën toksikologjike me simptoma kollitjeje dhe derdhje lotësh.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Marrëveshja historike Kosovë-Serbi/ Thaçi do t’i japë Presidentit Trump medaljen më të lartë

Publikuar

-

Nga

Marrëveshja historike Kosovë-Serbi/ Thaçi do t’i japë Presidentit Trump medaljen më të lartë

Kosova do t’i japë Presidentit amerikan Donald Trump medaljen më të lartë për rolin që pati në normalizmin e marrëdhënieve ekonomike me Serbinë.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, në një letër të parë nga agjencia e lajmeve Reuters, e informon Presidentin Trump se do të marrë Medaljen e Urdhrit të Lirisë.



Medaljen Presidenciale të Meritave do ta marrin dy ndihmës të Presidentit Trump, këshilltari i sigurisë kombëtare Robert O’Brien dhe Richard Grenell, i dërguari i Presidentit për bisedimet Kosovë-Serbi.

LEXO EDHE:  Senati Amerikan zbarkon në Tiranë, Maqedoni dhe Kosovë/ Kërkohet informacion për peshqit e mëdhenj

LEXO EDHE:  99 raste të reja me Covid në shtetin fqinj/ Humbin jetën 8 pacientë

Presidenti Thaçi i ka drejtuar një letër Trump ku ka shprehur  mirënjohjen e thellë “për kontributin personal” në ndërmjetësimin e marrëveshjes dhe e fton atë të vizitojë Kosovën./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Kur do t’i kthehemi normalitetit të vjetër/ Ja çfarë thotë OBSH

Publikuar

-

Nga

Kur do t’i kthehemi normalitetit të vjetër/ Ja çfarë thotë OBSH

Një nga pyetjet që cdo njeri po bën gjatë kësaj periudhe është se kur do i kthehemi normalitetit të vjetër.

Autoritetet shëndetësore, shkencëtarët dhe qeveritë po mundohen t’i japin  sa më parë një përgjigje.

Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë llogaritjet e veta dhe  sipas saj jeta normale nuk do të kthehet para vitit 2022.

“Vetëm në vitin 2022 do të ketë mjaftueshëm persona të vaksinuar për të zhvilluar imunitet”, tha doktoresha e OBSH-së për CNN.



Sipas saj, vaksina do të jetë e disponueshme shumë më përpara, por efekti i saj nuk do të jetë i menjëhershëm, pasi do të duhet kohë që të prodhohet për vaksinim masiv.

LEXO EDHE:  Kostot e mbuluara/ Trajnim në Maqedoni

LEXO EDHE:  Dhuna në Kuvend/Nis furtuna e arrestimeve (Video)

“Shifrat e shtatorit duhet të shërbejnë si alarm për të gjithë ne në mbarë Europën, ku numri i rasteve të reja është tashmë më i lartë se ai i regjistruar në mars dhe në prill”, deklaroi sot drejtori i degës së Europës të OBSH-së, Hans Kluge./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Luftime të ashpra midis forcave afgane dhe militantëve talibanë/ Dhjetra viktima

Publikuar

-

Nga

Luftime të ashpra midis forcave afgane dhe militantëve talibanë/ Dhjetra viktima

Luftimet e ashpra midis forcave afgane dhe militantëve talibanë kanë lënë të paktën 20 trupa qeveritare të vdekur.

Incidentet vijnë derisa vazhdojnë bisedimet e paqes në përpjekje për t’i dhënë fund luftës 19-vjeçare.

Luftimet u zhvilluan pas sulmeve të militantëve në Provincën lindore Nangarhar. Zëdhënësi i guvernatorit të Nangarharit, Ataullah Khogyani, i tha agjencisë AFP se rreth 30 luftëtarë talibanë vdiqën në përleshje, megjithëse grupi militant nuk ka komentuar.

Ministri i Përkohshëm i Mbrojtjes, Asadullah Khalid tha më 17 shtator se ai shpresonte që bisedimet e paqes në Katar do të ishin të suksesshme, por paralajmëroi talibanët kundër përdorimit të forcës për të arritur qëllimet e tyre.



“Nëse armiku po mendon se ata mund të pushtojnë gjithçka me forcë, është një ëndërr, është një fantazi, është e pamundur dhe është çmenduri”, tha Khalid.

LEXO EDHE:  Marrëveshja për emrin e Maqedonisë/ Publikohet edhe në shqip

LEXO EDHE:  Zgjedhjet lokale në Maqedoni/ E bujëshme fitorja e partive shqiptare

Bisedimet e paqes, pjesë e një marrëveshje të shkurtit midis talibanëve dhe Uashingtonit, filluan në Katar më 12 shtator, pas një mosmarrëveshje të gjatë mbi shkëmbimet e të burgosurve.

Qeveria afgane dhe aleatët e saj, duke përfshirë NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara, po bëjnë thirrje që talibanët të bien dakord për një armëpushim për të ndihmuar në avancimin e asaj që pritet të jetë një proces i gjatë dhe i rëndë i negociatave për t’i dhënë fund konfliktit.

Talibanët nuk kanë rënë dakord për një armëpushim dhe kanë kryer sulme të përditshme ndaj forcave afgane të sigurisë./Rel

LEXO TE PLOTE