LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Manjani: Politizimi i çështjes do të dëmtojë shtetin shqiptar

2 Tetor 2015, 12:55, Aktualitet CNA

Lëvizja Socialiste për Integrim  ka dalë në një deklaratë për media me nënkryetarin, Ylli Manjani.

Ai tha se politizimi i tejskajshëm i çështjes do të dëmtojë rëndë interesin e shtetit shqiptar.

Deklarata e tij:

?Mund t?i kushtojë shtetit, interesit publik, sepse politizimi i tejskajshëm, në mënyrë mafioze nga grupe politike, tregtare dhe jo vetëm, por dhe mediatike, ka një synim të vetëm, një synim i cili kërkon të ?viktimizojë? me çdo kusht linjën përpara arbitrazhit kundër shtetit, precedentë që njihen këto kur palët kundër shtetit paraqesin teorinë e viktimizimit, zakonisht shteti ndëshkohet. Ky është një shqetësim real për shkak të faktit se grupi politik, mediatik, tregtar, sigurisht i nisur nga DIA vetë ,po që të gjithë personat pjesëmarrës, dikush në rolin e ujkut, dikush të çakallit, e dikush tjetër në rolin e hijenës që nuhasin gjahun, janë bashkuar me njëri-tjetrin për të krijuar idenë se DIA po kërcënohet dhe viktimizohet nga shteti, teori që mund të dëmtojë rëndë interesin e shtetit shqiptar. Prokuroria duhet të nisë një hetim, gjithashtu ministria e Energjisë, Avokatura e Shtetit duhet të jenë së bashku tashmë me vëmendje të shtuar sepse ky plan kriminal i përdorur në gjithë këto javë, mundet eventualisht, Zoti mos e dhëntë, që të shkojë në dëm të interesit të shqiptarëve, interesit publik. Hetimi duhet ta zbardhë këtë çështje sidoqoftë, prokuroria shqiptare nuk ka pse të presë sikur do të ndodhë … duhet të vazhdojë të bëjë detyrën?, u shpreh Manjani.

Lajmet e fundit nga