LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Totozani: Të miratohet statusi i moshës së tretë

1 Tetor 2015, 12:30, Aktualitet CNA

Avokati i Popullit, Igli Totozani në një konferencë për media ka kërkuar që t’i kushtohet më shumë vëmendje moshës së tretë.

Sipas tij, vetëm miratimi  i statusit të kësaj moshe, do të garantojë të drejtat e tyre si dhe përcaktimin e minimumit jetik në Shqipëri.

Deklarata e plotë:

?Të nderuar përfaqësues të Medias,

Kam kënaqësinë të dal sot përpara jush së bashku me disa nga përfaqësuesit e shoqatave në mbrojtje të të drejtave të moshës së tretë në Ditën e të Moshuarve:

Osman Terziu, Shoqata për Integrim të Pensionistëve të Shqipërisë

Ilia Tela, Shoqata Shqiptare e Demoigrafëve

Ermira Pirdeni, Drejtore Ekzekutive (ASAG) Shoqëria Shqiptare për të gjitha moshat

Që në nisje të mandatit tim si Avokat Populli dhe deri tani, respektimi dhe garantimi i të drejtave për të moshuarit, trajtimi i shqetësimeve dhe problemeve të tyre, kanë qenë prioritet i punës sime dhe stafit të institucionit që drejtoj.

Kemi instistuar në vazhdimësi për hartimin e një ligji të posaçëm në favor të të Moshuarve ? duke e konsideruar këtë, si një mekanizëm për ndryshim dhe përmirësim të cilësisë së jetës së tyre. Përmes rekomadimeve të njëpasnjëshme kemi kërkuar miratimin e Statusit të Moshës së Tretë, me qëllim garantimin e të drejtave për të moshuarit. E kemi nisur trajtimin e kësaj çështje që në vitin 2012. Në muajin Shkurt 2015, rekomanduam miratimin e projektligjit ?Për përmirësimin e cilësisë së jetesës dhe plotësimit të nevojave për moshën e tretë?. Por aktualisht të drejtat e të moshuarve është parashikuar të përfshihen specifikisht në disa akte ligjore dhe nënligjore. Duke gjykuar se të moshuarit duhet të kenë një ligj të tyre specifik, kemi përsëritur rekomandimin më datë 21 Shtator 2015 dhe po presim përgjigje.

Një tjetër shqetësim, është edhe mungesa e llogaritjes së minimumit jetik në Shqipëri. Kjo gjë ende nuk është bërë pavarësisht kërkesave dhe rekomandimeve disavjecare. Ky minimum jetik, nuk është vetëm një tregues që lidhet me nevojat që ka njeriu për të siguruar mbijetesën në kushtet aktuale, por bazuar në të, përcaktohen edhe nivelet e përfitimeve në skemat e mbrojtjes shoqërore. Pensionet e pleqërisë, në Shqipëri aktualisht janë të pamjaftueshme dhe nuk mbështeten në koston reale të jetesës. Masat e pensioneve mbeten shumë të ulëta për një jetë dinjitoze për të moshuarit. Madje, ka dhe një kategori të moshuarish, të cilët nuk janë në kushtet për të përfituar pension pleqërie dhe duhet që të presin moshën 70 vjeç për të përfituar pension social, në masën e 6700 lekëve në muaj.

Kemi kryer inspektime në Shtëpinë e të Moshuarve në Tiranë, Shkodër, Fier, Gjirokastër, Kavajë dhe Qendrën Ditore Polivalente, Kamëz. Në pjesën më të madhe të këtyre qendrave, kemi konstatuar se duhen bërë investime për përmirësimin e cilësisë së jetesës së të moshuarve.

Avokati i Popullit do të jetë gjithmonë një aleat dhe një zë i fuqishëm në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të të moshuarve, në funksion të krijimit të një shoqërie për të gjitha?, përfundon Totozani.

 

 

Lajmet e fundit nga