LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Myqerem Tafaj: Vendimi i Prokurorisë nën presionin e qeverisë

1 Tetor 2015, 14:49, Politikë CNA

Ish-ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj ka reaguar ndaj dërgimit të çështjes në ngarkim të tij në gjykatë, duke theksuar që në fillim se, vendimi i marrë nga Prokuroria e Përgjithshme është i padrejtë dhe si i tillë duket se është marrë nën presionin e qeverisë. ?Vendimi i marrë nga Prokuroria Përgjithshme është i padrejtë dhe, si i tillë, duket se është marrë nën presionin e Qeverisë. Unë e kam kundërshtuar këtë vendim të Prokurorisë duke parashtruar argumente dhe sqarime të hollësishme?, shprehet Tafaj. Deputeti i PD-së ka nënvizuar se çdo vendimmarrje për hapje programesh studimi është bërë sipas kompetencave që i jep ministrit Kushtetuta e Republikës, Kodi i Procedurave Administrative, ligji i veçantë, aktet nënligjore, si dhe sipas procedurave administrative në fuqi. ?Urdhri, i kallëzuar në këtë proces, ka ardhur duke respektuar të gjitha hallkat e parashikuara të vlerësimit të projektit të paraqitur nga subjekti, përfshirë edhe hallkën e ankimimit të subjektit aplikues. Gjatë mandatit tim si ministër kam punuar me përkushtim maksimal. Këtë detyrë e kam çmuar si një vlerësim të lartë për zhvillimin e vendit tim?, shtoi Tafaj. Më tej Tafaj ka theksuar se, ?Si deputet i PD-së, dëshiroj të siguroj qytetaret, se mbështes fuqimisht zbatimin e ligjit dhe luftën kundër pandëshkueshmërisë, por nuk mund të pranoj fushata apo vendime për ‘prerje kokash’ për hir të luftës politike të qeverisë ndaj opozitës?. Në fund të deklaratës së tij Tafaj tha se: ?Besoj se gjykata do ta gjykojë këtë çështje në mënyrë të pavarur dhe të drejtë, sepse jam i sigurtë në pafajësinë time?.

Lajmet e fundit nga