LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Krisje në LSI!/ Kush po e shet Ilir Metën?

1 Tetor 2015, 07:54, Aktualitet CNA

Një tjetër krisje që nuk po ndalet dhe përpiqet të mbahet e fshehur për publikun por tashmë është një fakt. LSI po kalon periudhë të vështirë jo vetëm nga akuzat për korrupsion por edhe Brenda saj. Përplasja më e fortë është edhe në grupin parlamentar të LSI-së. Burime zyrtare thanë për citynews.al se disa deputetë të LSI kanë kontaktuar me drejtuesit e lartë të PS-së, Gramoz Ruci dhe Taulant Balla, ndonjë edhe direkt më Ramën, për ti dhënë garanci se vota e tyre është pro qeverisë në rast se Meta del jashtë saj. Pazaret janë nga më të ndryshmet, që nga poste lokale deri rikonfirmim në listë mandatin e ardhshëm me PS-në.

Nga ana tjetër një përplasje Meta e ka me vetë ministrat e kabinetit. Ata të gjithe po mbrohen vetëm nga Edi Rama i cili ka refuzuar ndryshimet në qeveri, ndërkohë kreu i Kuvendit ka kërkuar që ministrat e tij të ndryshojnë. Rama kërkon që të mos hapë orekse brenda deputetëve të tij dhe kërkon vazhdimësi, Meta ashtu sic veproi me Berishën, pas zgjedhjeve kërkonte një rifreskim apo qarkullim.  Ai kërkon të cojë në poste ministrore Petrit Vasilin apo ndonjë tjetër dhe ka kërkuar që me ndryshimet në qeveri të marë Ministrinë e Brendshme.

Haxhinasto tek Rama

Ilir Meta duket se problematikën dhe debatet më të mëdha i ka me Ministrit e Transporteve Edmon Haxhinasto. Mësohet se ky i fundit ka dalë nga ?kontrrolli? i Metës, dhe kreu i LSI kërkon ta largojë, pasi e shef tashmë më afër Ramës me levizjet dhe veprimet e tij. Por Haxhinasto nuk është i vetëm pro Edi Ramës, janë edhe disa deputetë që dje kanë qenë me PS dhe që mund të humbin mandatet përfundimisht në rast të zgjedhjeve të parakohëshme që nuk duan rëzimin e Ramës. Investimi i tyre do ishte dështim në rast se zgjedhjet bëheshin kaq afër dhe nuk kanë asnjë garanci se janë fitues të sigurt në zgjedhjet e ardhshme pas tronditjeve që po pëson LSI.

Kriza Rama-Meta, po kthehet edhe në krizë brenda LSI-së, që kreu iKuvendit vështirë se do e përballojë dot me Baba Takun dhe Ylli Manjanin nga pas./citynews

 

Lajmet e fundit nga