LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha: Pse i trembet Edi Rama hetimit nderkombetar per aferen 600 milion euro?

1 Tetor 2015, 08:31, Aktualitet CNA

Kryetari i Partise Demokratike, Lulzim Basha ne nje postim te tij ne rrjetet sociale shkruan se Rama ka ftrike nga hetimi nderkombetar i aferes CEZ.

Basha shkruan, “Ka dy vjet qe shan, mallkon, akuzon dhe shantazhon sistemin e drejtesise, por kur duhet te mbroje aferat e tij shnderrohet si askush tjeter ne avokat te saj. Pse i trembet Edi Rama hetimit nderkombetar per aferen 600 milion euro? Pse ka frike nga e verteta? Popullit i ka vajtur thika ne palce ndersa kokoshi 200 milionesh kakaris me shpresen se do t’ja hedhe pa i hyre gjemb ne kembe. Ky qe trajton nje popull te tere si hajdut eshte nen akuze per vjedhjen e shekullit, jo 6 as 60 por plot 600 milion euro, dhe perseri do ti ike hetimit. E ka kot. Hetimi do te kryhet, drejtesia do te behet, e verteta do te zbardhet, ligji do te veproje mbi kedo qe ka abuzuar me pasurite e qytetareve shqiptare”, perfundon kreu i PD-se.

Lajmet e fundit nga