LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Klodian Tomorri: Te pathenat e CEZ

30 Shtator 2015, 14:31, Opinione CNA

Te pathenat e CEZ
Ne terma financiare, Cez eshte afera me e madhe e korrupsionit ne Europe. Nese e merr ne raport me Prodhimin Kombetar mund te jete afera korruptive me e madhe ne historine e njerezimit. Permes Cezit shqiptareve ju vodhen mbi 10 per qind e PBB-se.

Faktet
1-Ne momentin qe CEZ u largua nga vendi, borxhi qe ajo kishte institucioneve publike shqiptare (KESH, OST, Taksa) ishte 72 miliarde leke ose 720 milione dollare. Ne te njeten kohe pretendimet e CEZ ndaj Shqiperise ishin ne total 26.5 miliarde leke. Keto ishin faturat e papaguara te ujesjellesave, institucioneve buxhetore etj etj. (burimi BDO)
Pra borxhi neto qe CEZ i detyrohej Shqiperise ishte 45 miliarde leke ose 450 milione dollare. U tolerua dhe u fal

2-Cez investoi ne Shqiperi 13.2 miliarde leke ose 132 milione dollare me pak se plani i detyrueshem i privatizimit. U tolerua dhe u fal. (Burimi Becker Buttner)

3-Cez ka transferuar para ne Ceki, pasi ishte marre vendimi qe te largohej. Pra nuk paguante per energjine qe blinte nga KESH dhe tarifat e transmetimit ne OST, por transferonte para ne Ceki. SHuma nuk dihet saktesisht. E ka bere kete perms Mercl Consulting dhe nje rrjeti kompanish qe ngriti pikerisht per kete qellim. U tolerua dhe u fal. (Burimi; BDO)

4- Cez gllaberoi 32 milione euro nga rrenimi i vleres kontabel te paketes se aksioneve qe zoterohej nga qeveria ne kompanine e shperndarjes. U tolerua dhe u fal.

5- Kompanite e borxhit, zyrtarisht thuhet se kane marre 12 milione dollare. Ne dijenine time kane marre te pakten dyfishin e kesaj shume. Te gjitha u toleruan dhe u falen.

6-Mbi keto shteti shqiptar i pagoi cekeve 95 milione euro te tjera per zgjidhjen me mirekuptim.

Shto ketu humbje te tjera per shkak te mosmbajtjes se rrjetit, nderprerjeve te energjise etj etj. Ne fund jane plot 1 miliarde dollare. 10 per qind e Prodhimit Kombetar te asaj kohe. Po eshte grabitja me e madhe ne histori ndoshta, per te cilen nuk eshte denuar as edhe nje njeri i vetem.

Kjo eshte afera CEZ. Kompanite e borxheve jane vetem nje pike uji ne te.

20:55 Opinione

Endërr turistike

Turizmi do model biznesi dhe fantazi që bashkon pushim me ar...

Lajmet e fundit nga