LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

LSI: Korrupsion politik me CEZ-in. Manjani: Koalicioni do vazhdoje shume gjate

30 Shtator 2015, 13:44, Politikë CNA

Hetimi ndërkombëtar i gjithë aktivitetit të CEZ-it në Shqipëri, për LSI-në do të sqaronte atë që Ylli Manjani, për Top Channel e quan korrupsion politik.

?Ka ndodhur një gjë, që qeveritë shqiptare me kryeministrat përkatës vendosin interesin publik të shqiptarëve në satër, si pjesë e negociatave me shtetet e tjera të huaja, ose për të konkurruar për statusin, ose për ta marrë atë. Pra, të dyja rastet për statusin kanë qenë. Rasti i CEZ-it është fare flagrant, besojmë dhe mendojmë ne, të paktën nga ç?është emetuar në publik. Një kryeministër e shet OSHEE-në te CEZ-i për të filluar procedurat e statusit, ndërsa akuza tjetër është se kryeministri pasardhës e mbyll procedurën e CEZ-it për të marrë statusin. Nëse kjo është e vërtetë, ky është korrupsion politik dhe lidhet me faktin që, për t?i zgjatur jetën vetes në pushtet bën marrëveshje me interesin publik të shqiptarëve. Kjo është e papranueshme dhe është korrupsioni më i rëndë që mund t?i ndodhë një shteti sovran sesa çdo gjë tjetër që ndodh në këtë kontekst. Nga kjo pikëpamje, prandaj ne duam që të hetohet kjo çështje. Nëse ka fakte, personat përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi?, tha Ylli Manjani.

Duke e konsideruar këtë çështje më të rëndën, nëse provohet se ka ndodhur pazari me CEZ-in për statusin, nënkryetari i LSI-së megjithatë mohon se koalicioni PS-LSI ka probleme.

?Mund ta them qartë dhe prerë: nuk ka probleme koalicioni dhe kjo nuk është çështje koalicioni. Koalicioni siguron një funksionim normal të qeverisë. Unë e kuptoj debatin publik që ngrihet në lidhje me këtë çështje. Përgjithësisht njerëzit që kanë qenë kundër bashkimit majtas janë sot në avangard të mbrojtjes së teorisë se koalicioni i majtë po shpërbëhet. Por mund ta them me bindje të plotë se nuk është kështu dhe nuk ka për të qenë kështu edhe për shumë vite?, përfundoi deklaratën e tij Manjani.

Lajmet e fundit nga