LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Revoltohet "kaubojsi" i Ramës: Ka ardhur koha t’i hedhim ca politikej në plehra!

29 Shtator 2015, 16:20, Politikë CNA

Kandidati i listës shumëemërore të deputetëve të Partisë Socialiste në Qarkun e Lezhës, Eduard Ndocaj, shprehet i revoltuar në faqen e tij në Facebook. Ai thotë se ka ardhur koha që disa politikanë në vend të hidhen në plehra. Madje për ta ilustruar më mirë idenë e tij ai ka postuar edhe një video që tregon një politikan ukrainas, të cilin qytetarët e hodhën në kosh.

?Mendoj se ka ardhur koha edhe per disa politikej shqiptare te hidhen ne koshat e meturinave . Sepse e flliqen parlamentin tempullin e demokracise ai eshte shenderruar njelloj si nje burk i sigurise se larte ku te gjithe akuzojne njeri tjetrin per krime dhe vjedhej kunders shqiperise dhe shqiptareve ku me i vogli eshte per 10 vjet burge?- shkruan Ndocaj.

Pak ditë më parë ai i nisi një letër kryparlamentarit Meta, për të mos mbajtur peng mandatin e tij të deputetit. Pas dorëheqjes së Arben Ndokës, i takon Ndocajt të marrë mandatin. Por kjo nuk pëlqehet as nga Rama, të cilin pak muaj më parë Eduard Ndocaj e fshikulloi publikisht për shkelje të premtimeve dhe për mashtrim.

Lajmet e fundit nga