LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përplasje me armë me policinë në Vlorë

29 Shtator 2015, 07:25, Kronika CNA

Një grup personash u përplas me armë me policinë e Vlorës rreth orës 23.00 të mbrëmjes së shkuar. Ata shkëmbyen zjarr në Sherishtë. Një postbllok u bëri shenjë dy automjeteve që të lëviznin me shpejtësi që të ndalonin. Ishte një Mercedes me tartë AA 191 HS dhe një Land Rover me targë VL 1553 D. Kur policia u afrua shoferi i Land Roverit qëlloi me pistoletë në drejtim të makinë së forcave të rendit dhe është larguar me shpejtësi në drejtim të Vlorës. Një patrullë tjetër policie u ka dalë përpara dhe personat që gjendeshin në Land Rover janë larguar, ndërsa 3 persona të tjerë u kapën në Mercedes. Njëri prej tyre, i identifikuar si Martin Hitaj, 35 vjeç, ishte plagosur. I pyetur nga policia ai tha se ishte plagosur në fshatin Kotë, në rrethana ende të paqarta. Në Land Rover policia gjeti dy automatikë. Dy personat e tjerë, vëllezërit Vasil dhe Ilir Birçaj, 37 dhe 46 vjeç, u arrestuan nga policia. Ata po merren në pyetje në përpjekje për të zbardhur motivin dhe autorin e plagosjes dhe për indetifikimin e personave të larguar nga Land Roveri.

Lajmet e fundit nga